Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë ku 26-vjeçari A.R ka humbur jetën pasi e ka zënë masivi i dheut.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Shkozë ku i riu ishte duke gërmuar për skrap.
“Sot rreth orës 13:00, në Shkozë, në një masiv inertesh mbetje të ish uzinës së autotraktoreve, pranë punimeve të rrugës për Unazën e Madhe shtetasi A.R., 26 vjeç, duke gërmuar për të nxjerrë skrap, është shkëputur një masiv dheu e për pasojë e ka zënë poshtë.
Ai është transportuar në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për veprimet e mëtejshme,” nënvizon policia.(TemA)