Këshilli i Emërimeve në Drejtësi refuzon Metën, bën nul propozimet për vendet bosh në Kushtetuese

6 Mars 2018, 18:10Politika TEMA

Nuk jane marre parasysh emrat e paraqitur nga Presidenti ne KED per vendet vakante ne Gjykaten Kushtetuese, pasi me sa duket mos kalimi ne Vetting i tyre ka sjelle dhe berjen nul te ketyre propozimeve.

Asgje nuk duket ne horizont lidhur me Gjykaten Kushtetuese e cila ka hyre në ngërç funksional, pasi organet e reja të drejtësi nuk e interpretojnë ligjin dhe Kushtetutën njëlloj.

Report TV thotë se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mesohet se ka refuzuar propozimet e presidentit Meta dhe nuk i ka marrë në dorëzim 38 dosjet e kandidatëve për dy vende vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Që nga 27 shkurti kur lista është shpallur publikisht, dosjet e kandidatëve për gjyqtarë kushtetues qëndrojnë në presidencë. Përmes dy shkresave në dy data të ndryshme, Presidenca i është drejtuar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që kryesohet nga gjyqtari Artan Broci duke i kërkuar të sqarojë se ku dhe kujt duhet t’ia dorëzojë dosjet e aplikantëve.

Në të dyja radhët, KED e cila ka për detyrë shqyrtimin e dosjeve dhe renditjen e kandidatëve, nuk i ka kthyer asnjë përgjigje Presidentit të Republikës.
Këto dy shkresa të Presidencës i janë dërguar jo vetëm kryetarit të KED-së, Artan Broci, por edhe anëtarëve të tjerë të Këshillit, si dhe për dijeni, Kuvendit të Shqipëri, Avokatit të Popullit dhe komisionit të vettingut.

Por as përfshirja e këtyre organeve nuk ka ndihmuar.

Report TV ka kontaktuar kryesuesin e KED-së Arta Broci, por ky i fundit nuk shfaqi asnjë gatishmëri për tu përgjigjur. Në një komunikim të mëparshme, z. Broci  pati thënë Report TV se do të fliste atëherë kur zyrtarisht të merrte kandidatët.

Pikëpyetja ngelet e madhe: A do t’i marrë KED-ja kandidatët apo do t’i lërë në zyrën e Presidentit apo në të Kuvendit, i cili po ashtu po mbledh të tjerë kandidatë për vakancën?

Kujtojmë që ditën e hënë, Partia Socialiste kërkoi që të KED mos vazhdojë puna për plotësimin e 4 vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja tha për median se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, nuk mund të vlerësojë kandidaturat, për sa kohë vetë anëtarët e këtij Këshilli nuk kanë kaluar testin e vettingut.

Kontrolli i anëtarëve të KED-së është në proces, dhe nuk dihet se kur mund të përfundojë, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka vetëm 5 nga 9 anëtarë që duhet të ketë normalisht.

5 komente në “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi refuzon Metën, bën nul propozimet për vendet bosh në Kushtetuese”

  1. Alban Dega says:

    NUK I MJAFTOI ALEKSANDER PALLA …

    U orvat te kapte edhe Gjykaten Kushtetuese !?
    Cfare nuk ben Mafia Politike sidomos Il Capo de Capi
    jdomthene Kapot e saj !?
    Sirene alarmi e Red Flag edhe per Brukselin e sidomos Washingtonin !

  2. Alban Dega says:

    Vetdemaskim i turpshem

    NUK I MJAFTOI ALEKSANDER PALLA …

    U orvat te kapte edhe Gjykaten Kushtetuese !?
    Cfare nuk ben Mafia Politike sidomos Il Capo de Capi
    jdomthene Kapot e saj !?
    Sirene alarmi e Red Flag edhe per Brukselin e sidomos Washingtonin !

  3. shpresoj, por s'e besoj says:

    Artan Broci kryesues i KED?! Nuk e kuptoj se ç’behet ne ate vend. Artan Broci eshte kandidat per ne burg.

  4. KUR DO TE SHOHIM VENDIN ME QEVERI E LIGJE ? says:

    Artan Broci është gjyqtari i plepave të Saliut , që shkeli mbi gjakun
    e vëllajt të tij , të vrarë mbas shpine më 2 prill , nga banditët Ali
    Spahia , Pjetër Arbnori e Azem Hajdari , nën drejtimin e specializuar
    të ambasadorit Rajerson dhe të mistrit të jashtëm serb ! Merre me
    mend , se çfar drejtësie do të japë një fëlliqësirë byth lëpirës i shpellarit !

  5. Roland says:

    Ky me monikqiren e qine ate vend … turp kush i vete nga pas ketij monikqiri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje