Çfarë e bashkon Vladimir Putin me gjermanët?

12 Mars 2018, 11:06Bota TEMA

Adhuruesit e birrës në mbarë botën e cilësojnë Gjermaninë si kampione të prodhimit të disa llojeve të pijes së tyre të preferuar.

Mes tyre është edhe presidenti rus, Vladimir Putin.

Herë pas here, kancelarja Angela Merkel i dërgon Putinit disa shishe birre të prodhuar në Saksoni.

Këtë detaj e ka zbuluar vetë Putini në një dokumentar të transmetuar në kanalin VGTRK.

“Herë pas here, Angela më dërgon disa shishe birre të prodhuar në Raderberger”, shprehet presidenti rus në dokumentarin “Putin”.

Kur ishte agjent i KGB-së, Putin e ka vizituar shpesh “një prej birrarive më të mira” në qytetin Radeberg, së bashku me familje gjatë qëndrimit të tij në Gjermaninë Lindore.

Bëhet fjalë për vitet ’80, siç rrëfen ai në librin “First Person”.

Por mesa duket ky nuk është i vetmi varietet që preferon Putin.

Ai është shfaqur teksa shijonte një birrë me Dmitry Medvedev, kur ky i fundit ishte president, në një nga baret më popullore të Moskës, “Zhiguli”.

Edhe me një birrë të mirë në dorë në fund të një dite të gjatë, të drejtosh Rusinë nuk është një detyrë e lehtë.

Këtë e thotë ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder, i cili gjithashtu shfaqet në dokumentar.

“Kam thënë gjithnjë se dy janë punët që nuk do t’i pranojë kurrë.

E para, vendin e Papës dhe e dyta atë të presidentit të Rusisë.

Detyra për ta mbajtur këtë vend të madh të bashkuar është [adyshim gjëja më e vështirë që unë imagjinoj në politikë”, thotë Schroeder.

Përgatiti: Gazmira Sokoli

2 komente në “Çfarë e bashkon Vladimir Putin me gjermanët?”

  1. spartak says:

    Lajm i modh . Birra e Gjermanisë , qejfi dhe mburrja e Shqipnisë !!! Allah, allah.
    Shyqyr që nuk o bo hysë mas ndonjë birre shqiptare , se ec t’na maje ne pastaj .

  2. gjinejakologu says:

    Po mire … nuk na thate se cila nga koqet anonte me shume … ajo majtas apo ajo djathtas ???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje