Britani, një pako e dyshimtë i dërgohet deputetit mysliman

13 Mars 2018, 09:24Bota TEMA

Një pako me një substancë të lëngshme të dyshimtë i është dërguar deputetit laburist të besimit mysliman, Mohammed Yasin, në zyrën e tij në Parlament.

Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë policisë, të cituara nga “Telegraph”.

Dy persona që kanë hapur pakon janë dërguar në spital për verifikime.

Megjithatë, ky incident nuk e ndaloi punën e Parlamentit.

Në relacionin mbi këtë episod, policia ka përshkruar një kërcënim të dërguar kohë më parë nga një person anonim, i  cili në një letër fliste për “ditën e ndëshkimit të një myslimani”.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje