Ish-ambasadori amerikan në Tiranë: Punojmë edhe me djallin nëse avancon interesat tona

14 Mars 2018, 17:35Bota TEMA

Shkarkimi i Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson ka shkaktuar shumë debat në mediat e mbarë botës.

Ka shumë spekulime se çfarë mund të ketë sjellë largimin e tij, por thuhet se marrëdhëniet mes Tillerson dhe Trump nuk kanë qenë të mira.

Në lidhje me këtë çështje është prononcuar edhe një emër i njohur për shqiptarët, ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, James Jeffrey.

Duke folur për Nju Jork Tajms, ai tha se marrëdhëniet në Departamentin e Shtetit nuk ishin të mira.

“Marrëdhëniet mes drejtuesve të lartë dhe pjesës më të madhe të Departamentit të Shtetit ishin toksike,” tha diplomati i lartë, që ka punuar me zotin Tillerson.

“Dhe ky është një mister i plotë, sepse njerëzit në Departamentin e Shtetit do të punonin edhe me djallin nëse ai avancon interesat amerikane, dhe zoti Tillerson po e bënte këtë”, tha Jeffrey.

Lëvizjet e fundit në DASH kanë ngjallur spekulimet e zakonshme edhe në Shqipëri, me plot pikëpyetje nëse do ndryshojë diçka në politikën amerikane përkundrejt Shqipërisë, ose më saktë përkundrejt palëve në Shqipëri.

2 komente në “Ish-ambasadori amerikan në Tiranë: Punojmë edhe me djallin nëse avancon interesat tona”

  1. kapitalizem demokrat says:

    Nje deponim mjafte i sinqerte ….. bravo zoti ambasador … e thene shume bukur , me zemer !! Ta degjojne disa ketu tek ne qe shohin enderra me “engjej” , “aleater te sinqerte” , “eksportues te demokracise” , “mbrojtes te drejtesise” mbrojtes te drejtave te deleve te bindura” e shume e shume barcaletave qe tregohen per demokracine Amerikane . Ideali me i shenjte per ju eshte “ideali i gjelbert” (dollari) te tjerat jane garnitura per çorben qe u sherbehet te nenshshtruarave mjerane deleve te urta te perendise , te cilat nuk bejne dallimin midis djallit qe ju e pranoni per bashkepunetorin tuaj dhe engjellit te vertete i te pa-desheruarit e kundershtarit deri ne vdekje kundra djallit tuaj !!!! Bete mire qe e deklaruat me ze e figure ( me vepra , te tere me pak materie gri e dine kete bashkepunim) jo per gje por te humburat “dele te perendise” e duan shkoqur e qarte dmth perkthyer popullorçe apo “shqeto” , a shqip …… thuhet : nuk na plas trapi per ju o dele shkerdhata te perendise ( nese ka) por per parate dhe pasurite tuaja jemi te interesuar !!!!! Interesat tona mbi ato t’uajat !!! Epo jemi mesuar me kesi parrullash , ju kujtohet : Interesi i pergjithshem i USA-s mbi ate personal ….ate Albanez !!!!!

  2. jon says:

    Do shtoja se ne te vertete vetem besojne djallin. Kur njerezit i kthejne ne dele se bejne vetem per para por per pushtet te perjetshem ose per ate qe duhet nje Qeveri Boterore. Populli jane delet dhe keta jane ujqerit. Dihet cfare ndodh kur ujqerit kapin delet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje