Ashtu siç pritej, Vladimir Putin ka siguruar një tjetër mandat si president i Rusisë. Rezultatet tregojnë se Putin gëzon 75% të votave të rusëve, ndërsa rivalët, me përjashtim të Pavel Grudinin që arriti të merrte 12%, qëndrojnë në përqindje me shifra teke.
“Ju falënderoj nga zemra. Suksesi është fati ynë”, tha Putin në daljen e parë pas përfundimit të votimit.
I pyetur nga gazetarët nëse do të kandidojë sërish pas 6 vitesh, ai u përgjigj duke qeshur: “Kjo që thoni është pak për të qeshur. Mendoni se do të rri këtu derisa të bëhem 100 vjeç? Jo!”.
Rezultatet tregojnë se mbështetja për të është rritur dukshëm në krahasim me zgjedhjet e vitit 2012, kur mori mbështetjen e 64% të votuesve. Zgjedhjet e djeshme i dhanë atij 76% të mbështetjes së rusëve.
Putin e ka drejtuar vendin që nga viti 1999 fillimisht si kryeministër e më pas si president. Liderit të opozitës, Alexei Navalni, iu ndalua pjesëmarrja në garën presidenciale për shkak të dënimi për përvetësim fondesh, i cili sipas tij është orkestruar nga vetë Kremlini.
Parregullsi në shumë qytete
Video të regjistruara në qendra votimi kanë nxjerrë në pah një sërë parregullsish dhe shkeljesh në disa qytete të Rusisë. Në disa prej tryre, pamjet tregojnë zyrtarë që mbushin kutitë me fletë votimi.
Grupet e pavaruara të monitorimit si Golos, kanë raportuar qindra parregullsi në zona të ndryshme të Rusisë. Ndër to bien në sy: fletë votimi të gjetura në kuti para se të niste procesi i votimit, ndalimi i hyrjes së vëzhguesve të ndiqnin procesin në disa qendra, dyshime për votim të imponuar, pengim i qëllimshëm i kamerave vëzhguese në qendrat e votimit.
Përgatiti: Gazmira Sokoli
Si mund te quhet parregullsi? Duhet te jete dicka shume, shume me e madhe. Putin akuzohet per cdo gje qe ndodh ne bote. Ne nderyrje potitike, ne kriza ekonomike, ne ngrohje te mjedisit , kur shuen dritat e ndonje qyteti etj etj. Edhe kur ben ngrice ne Evrope shume mendojne se Putin duhet ta kete derguar acarin nga Rusia me teknologjine i tij shkaterruese. Prandaj edhe e quajne acar siberian. Rusia ( armiku i jashtem) eshte kudo. Por sigurisht manipulimin me te madh Putin e ka bere ne Shqiperi me PD. Se shpejti USA do hidhet ne lufte me Rusine per nderyrjen flagrante te Rusise ne Shqiperi.