Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ratifikimi i Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi pritet të ndodhë sot, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.
“Mendoj se sot të gjithë mund ta gjejnë veten ose t’i gjejnë argumentet për të votuar. Janë respektuar të gjitha pritjet dhe të gjitha shqetësimet e deritashme. Nuk do të kishim ardhur në seancë po të mos ishin siguruar 80 votat për demarkacionin”, ka thënë Haradinaj.