Ky është momenti i tmerrshëm kur një grua e moshuar humb kontrollin e makinës dhe futet në trotuar duke lënë një këmbësor të vdekur.
Sipas DailyMail në vend që të shtypte frenat ajo shtypi gazin duke shkuar kështu me shpejtësi drejt njerëzve në Reading të Anglisë.
E vdekur mbeti 44 vjeçarja Sonata Saultyte, e cila ishte turiste në Angli prej disa ditësh. Ajo kishte ardhur nga Lituania për të vizituar mbesën.
Aksidenti i tmerrshëm ndodhi në vitin 2016 dhe pamjet e tij janë publikuar tani. (TemA)