DOSSIER: "Kur pashë Esat Pashën të ecte fodull, nxorra pistoletën dhe e vrava. Ishte krim pasioni!” Detaje të panjohura nga vrasja më e famshme në historinë tonë

24 Mars 2018, 10:32Politika TEMA

Nga Roland Qafoku*

I implikuar direkt në 10 vrasje. I akuzuar për 20 vjedhje, grabitje prone e abuzime të këtij lloji.

Në tri raste kishte tradhtuar hapur Shqipërinë, duke dhuruar territore në këmbim të parave. Ishte vënë në shërbim të Italisë, Serbisë, Malit të Zi, Francës, Greqisë, në interes të pushtetit të vet dhe kundër Shqipërisë.

Vrasjen e Esad Pashë Toptanit nuk e mendonte vetëm Avni Rustemi. Atë të diel të 13 qershorit të vitit 1920, në vend të 2 plumbave nga pistoleta “Smith & Ëesson” Esad Pashë Toptani mund të kishte marrë edhe një tufë me lule si dhuratë për datëlindje.

Por fiks në ditën që pashai mbushte 57 vjeç, studenti nga Libohova e qëlloi për vdekje teksa po dilte nga hotel “Continental” në Paris, duke kryer kështu vrasjen më të bujshme të kohës, por edhe një nga më të bujshmet në historinë e Shqipërisë.

SKENA E VRASJES

Ishte ora 13.00. e 13 qershorit kur Esad Pashë Toptani doli nga hotel “Continental” në Paris.

Atë ditë mbushte 57 vjeç dhe kishte vendosur që datëlindjen ta festonte në “L’Escargot d’Or”, një nga lokalet më luksoze të Parisit në shoqërinë e dy personave: të së dashurës franceze, 22-vjeçares Eliz Dyfur, me të cilën bashkëjetonte prej dy vitesh, dhe të të nipit, Xhemil Bej Vlorës, që ndodhej në Paris.

Porositi te recepsionisti një makinë, e cila u parkua përpara hotelit; teksa Xhemili dhe Eliz u futën në makinë, Esadi po ecte disa metra prapa tyre.

Në këtë moment, krejt paparitur, studenti Avni Rustemi iu afrua Esadit nga prapa dhe, pa i thënë asnjë fjalë, e qëlloi me pistoletë dy herë. Herën e parë plumbi e kapi në pjesën ku qafa bashkohet me kurrizin, e ndërsa Esadi po rrëzohej, e qëlloi sërish përpara në anën e zemrës.

Esad Toptani vdiq në vend, kurse veprimi tjetër i atentatorit ishte hedhja e pistoletës mbi trupin e viktimës. Avni Rustemi nuk bëri ndonjë përpjekje për t’u larguar nga vendi i krimit.

Kjo u dha mundësi dy rojeve të sigurisë së hotelit dhe disa kalimtarëve të rastit ta kapnin duke ushtruar dhunë. Mbërritja e një polici që kaloi aty rastësisht u shoqërua me shtrëngimin e prangave në kyçet e duarve të tij.

EKZEKUTIMI

Avni Rustemi nuk e kishte takuar Esad Toptanin asnjë herë në jetën e tij. Por ama ato 5 herë që e kishte parë, e kishte fiksuar mirë.3 Të paktën, sipas dëshmisë së tij përpara komisarit francez Eugene Jublen, ai ndodhej rastësisht përpara derës së hotel “Continental”, kur befas doli prej andej gjenerali.

Në momentin kur e dalloi që ishte pikërisht ai, mendja i shkoi në dy gjëra: te revolveri që mbante në xhepin e djathtë të xhaketës dhe te krimet që kishte kryer Esadi.

Ja si e përshkruan vetë studenti 25-vjeçar Avni Rustemi momentin e vrasjes përpara trupit gjykues në gjykatën e Parisit:

“Esat Pasha ecte ngadalë e me fodullëk. Me të parë atë, gjithë historia e Shqipërisë m’u përshkua në mendjen time dhe më pushtoi një turbullim i madh. Kapa në xhep të djathtë revolverin e mbushur me 6 fishekë që e mbaja me vete dhe qëllova disa herë… Ai u rrëzua gati menjëherë dhe unë e hodha shpejt për tokë revolverin”.

Mustafa Kruja është një nga ata që jo vetëm e kanë njohur mirë Esad Pashë Toptanin, por edhe kanë shkruar për të. Babai i Mustafa Krujës ishte shërbëtor i Esad Pashë Toptanit dhe, për më tepër, ka qenë Esad Pashë Toptani ai që i ka paguar studimet e Mustafa Krujës.

Më mirë se Mustafa Kruja nuk mund të ketë njeri që ta ketë njohur atë. Mustafa Kruja e përshkruan kështu atentatin e Avni Rustemit kundër Esad Pashë Toptanit  “I avitet Esatit me anë të sekretarit të tij Stavri s’dij kushit prej Kavaje, kinse për

një bursë studimi n’atë kryeqytet. Kështu nxuni banimin e viktimës së tij, (hotel “Ritz”, në mos gabofsha) dhe vojt e priti poshtë në holl e kur Esat pasha duel jashtë tue iu hudhë automobilit, e ndoq prapa e briti: ”Ndal, tradhtar i atdheut!”. Atëherë edhe qiti mbi të nuk dij sa herë revolverin a pistolën që kishte pas ble, nuk dij në Romë apo në Paris. Kto janë fakte që di mbi vrasë t’Esat pashë Toptanit”.

SI U ORGANIZUA VRASJA?

Ditët e Avni Rustemit përpara se të vriste Esad Pashë Toptanin janë të denja për një vrasës profesionist. Raportet e shërbimit sekret dhe policisë franceze grumbulluan të dhëna mbi shqiptarin dhe për 14 ditët e tij pariziane.

Nga dita e parë që mbërriti në Paris e deri momentin që vrau Esadin jeta e tij ndryshoi shumë. Kur mbërriti ishte i paveshur mirë, aq sa nuk e pranuan në hotel “Prens Alber”.

Por shpejt porositi rroba të reja në vlerën 375 franga, nga këto 100 franga i dha paradhënie. Paratë me vete i kishte lira italiane dhe më pas i konvertoi në franga. Shëtiste me taksi Parisin i shoqëruar nga francezi Ajhbar. Pa me kërshëri disa muze, por mendja e sytë i mbetën te kulla Ejfel. Pas disa ditësh kërkoi të stërvitej për qitje në një shkollë.

Madje, kërkoi të blejë edhe pistoletë. Nga 31 maji deri më 6 qershor harxhoi 1 mijë franga franceze, ndërsa nga 31 maji deri më 13 qershor ka bujtur në dy hotele. I pari, hotel “Tyilëri”, rruga “Hiasentë” dhe i dyti, hotel “Monmatrë” rruga 32, lagja “Monmatrë”.

Në të dy hotelet nuk fliste me askënd. Më 13 qershor duket sikur Avni Rustemi ndryshoi sjellje. I kërkoi kamarierit që t’i sillej shpejt ushqimi, sepse kishte një takim dhe në 12.30 u largua. Në orën 13.00 vrau Esad Pashë Toptanin.

ARSYET E VRASJES

Ishin shumë ata që besonin se Esad Pashë Toptani kishte dorë në të paktën 10 vrasje. Eqrem bej Vlora, djali i motrës së Esadit, në kujtimet e tij e çimenton natyrën kriminale, të dajës së vet.

“Ky njeri që në kuptimin e plotë të fjalës ecte mbi kufoma dhe nuk turpërohej sa here ia donte puna t’i lyente duart me gjak.”

Për ta kuptuar qartë përse Esad Pasha e kishte kaluar cakun, lexojmë këtë dialog jo me një njeri të llojit të tij, por me të kundërtin. Mehdi Frashëri, një njeri që nuk i bënte keq as një mize, në hollin e një hoteli në Paris, ka shkëmbyer këto fjalë me atë që do të ekzekutohej vetëm disa muaj më pas.

“Më erdhi një ditë (në Paris ) Esad Pasha në hotel dhe unë rrija në sallon. Ai erdhi, e mbasi më ngjatjetoi, ndënjti në karrige e menjëherë tha se kishte ardhur për Myfid beun, me qëllim që ta kuptoja unë se nuk dëshironte të më vizitonte… Më tej shtoi se “kur të vij në Durrës, qeverinë tuaj do ta var”. Unë i thashë se kjo punë nuk dihet, nëse ne të varim ty, apo ti ne”.7

Po a e ndiente vetë Esadi që mund ta vrisnin? A kishte frikë ai dhe nga kush ruhej? Në rrëfimin e saj në procesin gjyqësor, e dashura franceze e Esad Pashës, 21-vjeçarja Eliz Dyfur, ka lënë një kujtim vërtet interesant:

“….Më kishte folur disa herë mbi çështje të vendit të tij dhe shpresonte mjaft të merrte në dorë pushtetin së afërmi… Më kishte thënë se në Shqipëri kishte shumë armiq e se në Turqi ishin premtuar të holla për kokën e tij, por nuk dukej se kishte frikë që ta gjurmonin armiqtë e tij në Francë”.

Por vetëm vrasësi mund ta vizatojë më mirë me fjalë viktimën përpara se ta realizojë këtë.

Artikulimi i Avni Rustemit në sallën e gjyqit është impresionues.

“Pashë gjeneralin që po dilte me një qendrim kaq kryelartë, saqë më kapi emocioni duke m’u kujtuan mizoritë që kishte bërë ai në Shqipëri. Lexova mbi ballin e tij fatkeqësitë e Shqipërisë dhe u impresionova aq tepër, sa nuk dija ç’të bëja. Shtiva kundër tij për të gjitha këto arsye”.

Por një raport i policisë franceze lë të kuptojë se Avni Rustemi kishte kohë që e kishte planifikuar vrasjen. Sipas agjentëve të saj, Avniu mund të ketë takuar Mehmet Konicën, kryetar  i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes, përfaqësues i delegacionit të dërguar nga qeveria e Turhan Pashë Përmetit. Nëpërmjet Konicës, Avni Rustemi duhet të ketë marrë shumë informacion, mes tyre edhe faktin që Esad Pasha prezantohej si kryetar i një delegacioni paralel nga Shqipëria.

Këtë e konfirmojnë edhe dy takime të tjera të Avniut në Paris. Së pari ai takoi Gjergj Gogën, sekretar i Esad Pashë Toptanit në ekspozitën shqiptare në rrugën “La Boesi”10. Dhe takimi i dytë ka qenë me Pal Terkën, ministri i Jashtëm i qeverisë së pretenduar nga Esad Pasha.

Terka ka thënë në polici se bashkë me Esadin kishin ardhur për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes në Paris, një informacion që duhet t’ia ketë thënë edhe Avniut. Këto të dhëna ishin vlerë e shtuar e qindra informacioneve të tjera që ai kishte grumbulluar rreth Esadit. Ato ishin si një kupë e mbushur që po derdhej dhe nga ky moment Avni Rustemi nuk kishte më dilema. Vendosi ta vrasë dhe ashtu bëri.

HETIMI DHE GJYKIMI

Autor i pafajshëm. Historia e jurisprudencës botërore nuk njeh një rast të dytë që të vërtetojë se dikush është edhe autor i një krimi, por edhe të shpallet i pafajshëm. Por duket se gjithçka është bazuar mbi mbrojtjen spektakolare që i ka bërë avokati. Mbrojtësi juridik i Avni Rustemit ishte Anatole De Monzie, që do të bëhej më vonë disa herë ministër i Francës.

Argumentet e tij në sallën e gjyqit me “paramendimin e një populli të tërë” janë unikale:

“A ishte krim politik? Jo, ishte një krim pasioni, sepse nuk ka gjë më të shenjtë se sa dashuria për atdheun”.

Gjykata e Parisit vendosi që autori Avni Rustemi të shpallej i pafajshëm dhe ai u lirua në sallën e gjyqit. Nëse hetimi zgjati 5 muaj e 16 ditë, procesi gjyqësor zgjati 24 orë. Ai nisi më 29 nëntor dhe në mbrëmjen e 30 nëntorit trupi gjykues me 12 anëtarë deklaroi pafajësinë e Avni Rustemit.

*Marrë nga libri “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017”

Pergatiti per gazeten “TemA”

26 komente në “DOSSIER: “Kur pashë Esat Pashën të ecte fodull, nxorra pistoletën dhe e vrava. Ishte krim pasioni!” Detaje të panjohura nga vrasja më e famshme në historinë tonë”

  1. Afrim Roboti says:

    I lumte dora heroit te popullit Avni Rustemi

    1. Albania says:

      HE ME TE LUMTE DORA O TRIM AVNI RUSTEMI QE E QELLOVE KRIMINELIN TURK Esad pashe toptani KRYETRADHETARIN ISLAMIK SHQIPFOLES: PO BLEDI FEVSIU I KLANIT KA NDONJE GJE PER TE THENE PER KELYSHIN E TURKUT ESAT PASHEN SEPSE EDHE AI KELYSH TOPTANESH ESHTE:

    2. lavazh truri says:

      Akoma me historiberjen e komunizmit je more qafok ?!
      Esadin nuk e vrau A.Rustemi, prandaj edhe nuk u denua nga gjyqi francez. Vrasjen e beri njekomandant i policise.

  2. Illyria-Shqiperia says:

    Avni Rustemi, heroi I Kombit! Tani kemi Lul Bashen e Sal Berishen ne vend te Estatit. Ata I kane duart te lyera me gjak e tradheti ndaj Kombit!

  3. Kaonia says:

    Pushka top Avni Rustemi! Kete meritojne tradhtaret e vendit.

  4. Une says:

    Ah sikur te kishte nje tjeter avni rustem qe ti lante hesapet me ndonje tradhetar qe shet pordhe sot

  5. Bushi says:

    Avni Rustemi,i vajti nga pas Esad Toptanit,dhe pa i thene as nje fjale, e qelloi dyhere me pistolete.Kjo shpreheje nuk me duket shume e vertete,duke patur parasysh temperamentin e Avni Rustemit,nje njeri trim.Me e pranueshme eshte shenimi i Mustafa Krujes,kur thote se ai i vajti nga prapa,dhe i thirri “ndal! tradhetar i atdheut” dhe e qelloi per vdekje me pistolete.Avni Rustemi me kete akt heroik tregoi vehten e tij se ishte nje atdhetar i madh,dhe nuk donte ti prekej as pak nderi i atdheut.Per kete ai mori parasysh flijimin e jetes ne moshe e re,25 vjeç.Ky akt i tij do ngelet ne histori,dhe do kujtohet nga kombi shqipetar me respekt te thelle.Sali Berisha me hajnat e tij,sa do qe te hedhin balte mbi kete figure apo patriot te medhenj si Bajram Curri,Hasan Prishtina,etj, nuk kane per t’ja ulur imazhin e mire te tyre ne popull.Sali Berisha beri nje bust te Ahmet Zogut ne mes te Tiranes,si per te bere karshillek ketyre figurave te medhenj,sepse Berisha eshte agjent i UDB jugosllave, dhe armik i betuar i kombit shqipetar.Koha do t’i çoi ne vendi e duhur.

  6. Undefined Zeqo says:

    E ckuptim ka ti vrasesh horrat udheheqes shqiptare, qe ti ngrene lapidar si deshmore dhe heronj te popullit neser.
    Sot kemi lapidar per Azem Kriminelin por jo per Avni Rustemin, apo jo?
    Per Ahmet Zogun, Saliun neser dhe Ramutin pasneser.

    1. mirel says:

      Vertet kemi lapidar per Azemin, po kjo sepse nuk kercet plumbi mbi ballin e Saliut dhe Ramiut
      Ata e mbajne Zogun se jane nje brum tradhetari.
      Po te marin ate qe u takon historia vete prape ne vend.
      Rrofte Avni Rustemi!

  7. Thanasi qe ta plasi says:

    Si dreqin nuk e kemi dhe nje Avni tjeter?

    1. ELIOT says:

      SI nuk doli nje AVNI TE VRISTE ENVERIN …. DIKTATORIN ME TE MADH NE BALLKAN …. QE E LA VENDIN NE MIZERJE ..DHE JETONTE SI PASHA …. BRAVO AVNI RUSTEMI .SE HOQE QAFE NJE TRADHETAR NJE TURK .POR KEMI PRAPE DISA TURQ QE E MERITOJNE PLUMBIN SI KY PASHAI …. EDI RAMA …BASHA BERISHA DHE NANO ..TE GJITHE KETO JANE ESAT PASHA MODERNE ….QE PO E RRJEPIN POPULLIN …

  8. emigranti says:

    Vrasja ne Paris e Esadit duket se pervec nesh, I ka interesuar edhe Frances, pasi nuk spjegohet ndryshe ky gjyq unikal ku Avni Rustemi pranon vrasjen dhe shpallet I pafajshem, aq me teper kur dihet se Esadi ishte vene disa here ne sherbim te Frances.
    Duket se diku jane prishur ne pazar.

    1. mirel says:

      Po cfare i ka interesuar Frances. Pazaret nuk i bente Esati
      Esati i zbatonte.
      Franca nuk do merrej me nje plere si Esati. E beri ndarjen, percmim per plerat dhe nderim per patriotet.
      Kjo eshte dhe vija e ndarjes qe na ben sot Evropa nga Serbia, Mali i zi dhe Maqedonia, ata luftojne per vendin e tyre, ne shesim si kurva Esat tokat tona. Kush po shkon ne Evrope i pari?
      Domosdo ata qe kane parim vendin e tyre te parin.
      Fakti eshte fakt. Evropa po e perserit Esatin ne nje shkallezim tjeter. Ne po na trajtojme si popull Esadiste..dmth si funderina.
      Fundja, e meritojme.

  9. durrsaku says:

    Ketu ka diçka qe shume historiane e harrojne.Avniu ishte personi i zgjedhur nga Dora e Zeze, organizata me patriotike shqipetare qe e financoi dhe i kishte gjetur edhe avokatin mbrojtes. Te gjithe tradhetaret e atdheut denoheshin nga kjo organizate dhe caktohej nje figure e panjollosur per te kryer vendimin.

  10. Trima i madhe Shqiptar Avni Rrustemi ja beri gjoksin bira plumbi turkoshakut Esat Pasha ne mes Parisit.
    esati ishte ish ushtatak i turqis dhe beri opoziten islamike terroriste kunder qeveris se demokratve ismail qemali, luigj gurakuqi e e rexhep mitrovica.
    Ne te gjitha historit shqiptaria u tradhtua nga islamiket arrnauta.
    si esat pasha.
    Ahmet zogu.
    Enver Hoxha.
    Ilir meta.
    Rexhep mejdani.
    Fatos nano
    dhe i fundit Edi rama e hashim Thqai si bythe lepirsa te edoganit e anti shqiptar te betuar.

  11. Trimi i madhe Shqiptar Avni Rrustemi ja beri gjoksin bira plumbi turkoshakut Esat Pasha ne mes Parisit.
    esati ishte ish ushtatak i turqis dhe beri opoziten islamike terroriste kunder qeveris se demokratve ismail qemali, luigj gurakuqi e e rexhep mitrovica.
    Ne te gjitha historit shqiptaria u tradhtua nga islamiket arrnauta.
    si esat pasha.
    Ahmet zogu.
    Enver Hoxha.
    Ilir meta.
    Rexhep mejdani.
    Fatos nano
    dhe i fundit Edi rama e hashim Thqai si bythe lepirsa te edoganit e anti shqiptar te betuar.
    esatet edhe tani qeverisin shqiptaret e mjere.
    duhet nje kushtrim gjithe shqiptar dhe debuar esatistet nga trojet shqiptare ne drejtim te stambollit.
    Mjafon nje gerve e madhe policie, dhe esatet futen ne biruce…)
    Thesin e zi ne koka dhe ne drejtim te stambollit.

    1. Fdhh says:

      Ke harruar me kryesorin o shqiptar i shqiperise se veriut,sali esat bej berishen apo e donë shume se eshte nga veriu.Sa injorante jemi ne shqiptaret i duam politikanet te gjithë nga fshati jonë,po qe nga shqiperia e mesme dhe jugu jo.Te gjithë plera jane kto qe kemi sot mbrojne njeri tjetrin o njerez

  12. krenar says:

    A more Avni te ishe gjalle te shikoje bustin e Azem kriminelit qe e vendosen vrasesit etij me nderime dhe ty shqipetarin e vertet te kane harruar dhe ditelindjen nderim per heroin e popullit Avni trimin

  13. mik says:

    Dikush ma lart tha : I kan ngritur bust A. Zogut dhe A . Hajdarit, e jo A. Rustemit ( nuk po gjykoj per akrivitetin e personat ne fjale ).
    Kjo tregon gjendjen ku jemi sot.
    Napoloni thoshte dikur : le te fitojm luften , pastaj historine e shkruajm vete.
    Kush e ka fitu luften sot ?!!!
    Avni Rustemi ( pa dasht me i ul vleren e tij ) njifet vetem per nje atentat, edhe prap se prap, ju ban pershtypje qe nuk kujtohet njeri per te !!! Po per B. Currin dhe L. Gurakuqin ( aktiviteti i te ciliceve njihet si ma atdhetaret e kohes se tyre ) qe nuk po kujtohet kush sot, as per ditelindjen e as per ditevdekjen e tyre, a nuk ju ban pershtypje ? !
    Pra si thoshte Napoleoni : ( ne rastin tone ) fito luften me par, pastaj shkruaj historin.

  14. XXX says:

    Ç‘popull koti paskemi qen. Mire qe s‘kemi byth tia japim pese lekshin tradhetareve po si nuk na shkon ne mendje tua rrezojme permendoret atyre qe vrane Hasan Prishtinen, Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, Avni Rrustemin etj..!
    Popull kot

  15. Halo says:

    po nga burgu kush e nxorri,aw me teper ne France…Esati kishte per te marre demshperblime nga franca ,ishte dhe hero I legjionit tr nderit Frances,kush e nxorri nga burgu ???? Esati e kishte hak,por ka patur dhe forca te tjera we dhe pagusn.

  16. arber says:

    ne ate kohe nga diaspora jane mbledhur miliona per te ”korruptuar” gjykaten, pa hedhur poshte punen e bere nga avokati i avniut,
    e verteta eshte se eshtrat e esad pashe toptanit ndodhen sot ne varrezat e ushtareve serbe ne paris,dhe ne beograd ka nje bust te esadit te cilin e kujtojne cdo vit ku i behen homazhe, nuk ka nevoje te shtojme tjeter besoj! tradhetaret e kombit njihen. heronjte duhet te
    nderohen pavaresisht bindjeve politike

  17. beni says:

    Politika kudo esht si puna e kurves,sot patriot e nesër tradhëtar,sidomos tek ne shqiptarët patriotin e bëjm tradhëtar e tradhtarin patriot?
    Lufta për pushtet tek ne ka qen shum e egër,për shum arsye sepse nuk kemi pas një një fe,një nacionalitet që të predikoj krishterimin tërësisht,copa copa mjerim ekonomik gjat tër 560vjetve dhe ky mjerim vazhdon edhe sot,divergjenca fetare e ideologjike për arsye të diversitetit kulturor?
    Nuk ka liri të plot të mendimit,edhe pse jetojmë në një lloj demokracie i thenshin!!!!!
    Esad pasha ish i lindur e ditur në shqipri,por që merte Rogen e perandoris Osmane?
    Me shpalljen e pavarsis,që për mendimin tim të lirë duhej të shpallej nga të krishterët jo nga myslimanët sidomos nga ish ministri financave turke Qemal bej vlora ish një gabim fatal dhe probleme mes Esad Pashës e Ismail Qemalit që kurrë nuk bëheshin bashkë?
    Njeri kok me vete kryeministër në Durrës e tjetri në Vlorë? Të dy luftonin kush e kush të mbante pushtetin e jo shtetin?
    Shqipëria po bëhej viktimë e austro Hungaris e në kurth po binin shqiptarët tërësisht ku ndodheshin në tër apesiren gjuhfolse,sepse krishterimi nuk po shifte në krye të krishterë por njerëz të maskuar të perandoris Osmane e ndonjë tek tuk i krishterë që kërkonte post në ket mes!!
    Esad pasha një ushtarak që luftonte për para e për pushtet nuk Ariti të kuptonte,se pushteti esht vetëm i përkohshëm por jo i përjetshëm e e pësoj jo vetëm Esadi por edhe Qemal bej Vlora nga Italia por që atentati ndaj tij në Francë ish sajuar nga vet Serbia?

  18. Dritan says:

    Pse ja fusni kot Pashen e vrane francezet se pasha i ishte bashkuar antantes dhe si fitues kerkonte shperblimin

  19. beni says:

    Çfar kerkoj Esad pasha në Francë pikërisht në Paris
    Çfar do nënshkruante?
    Ahmet Zogu qëndronte në Serbi e luftonte austro Hungarinë e ish nipi Esad pashes që më pas u rikthyer në shqipri me detyrën ministër i brendshëm e me vonë mbret i shqypnis!
    Pra Serbia ka pas një plan afatgjatë me të shiturit e pushtetit e të maskës turke me emrin shqiptar Esad e Ahmet

  20. ujku says:

    bravooooooooooooooooooooooooo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール

    sex 人形 MYSEXZONEで購入できる許容可能なシリコーンラブドールのハイライトは何ですかTPEフルストロングセックスドールラブドールを維持する方法巨大なバットSexDollのためのアメリカンバナーツーピース

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje