I njohur si mjeshtri i arratisjeve dhe i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e dy policëve në vitin 1999, Dritan Rexhepi, një ndër personat më të kërkuar nga policia shqiptare, arriti të fitojë në Gjykatën Kushtetuese të drejtën për tu rigjykuar nga kolegji penal i Gjykatës së Lartë.
Prej më shumë se 2 vitesh, Rexhepi ndodhet i arrestuar në Ekuador me dyshimet se është i përfshirë në trafikun e kokainës, por kjo nuk e ka penguar që nëpërmjet avokatëve të tij në Shqipëri, ai të fitojë një proces gjyqësor në Gjykatën Kushtetuese.
Prej më shumë se një dekade, Rexhepi ka qenë në listën e më të kërkuarve por ai ka mundur të arratiset si nga burgjet italiane ku ishte duke vuajtur një dënim, si dhe të shmangë arrestimin nga autoritetet spanjolle, belge, e britanike, për t’u kapur vetëm në vitin 2014 në Ekuador.
Report TV ka mundur të sigurojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku është vendosur pranimi pjesërisht i padisë së tij dhe shfuqizimi i vendimit të Kolegjit penal të Gjykatës së Lartë e cila më parë s’kishte pranuar rekursin e Rexhepit.
Në vitin 1999 Rexhepi u hetua dhe më pas u akuzua për vrasjen e policëve Arben Keqi e Durim Kasmi në vitin 1998 në Fushë-Krujë, ku së bashku me të u akuzuan edhe disa persona të tjerë.
Ai kishte arritur të arratisej nga komisariati i Durrësit, ku ishte ndaluar në vitin 2006, dhe në vijim Rexhepi është arratisur edhe nga burgjet në Itali e Belgjikë, duke u kthyer në një prej personave më të kërkuar nga Interpoli.
Në vitin 2014, Shqipëria i kaloi Ekuadorit dosjen për ekstradimin e vlonjatit Rexhepi.
Në fakt, në garë për ekstradimin e tij janë edhe shtete të tjera të Europës si, Italia, Spanja apo Britania e Madhe, vende në të cilat akuzohet për vepra të rënda penale.
Në Spanjë në korrikun vitit 2011, Rexhepi do të shpallej në kërkim për grabitjen e një prej bankave më të mëdha në Barcelonë.
Grabitjen shqiptari e kishte kryer në një natë magjike për katalanasit, pikërisht në momentin kur gjithë Katalonja gjendej në shesh duke festuar fitoren e “Champions Ligë”-s nga Barcelona. Rexhepi u kërkua për ekstradim nga 4 shtete.
nuk ka RREXHEP shqiptar o Tema,flitet per turkoshak,aq me keq kur eshte cam nga sheshi flamurit………..
Aaaaaaaaaaaaaaaaaa, gjykata kushtetuese e Fatos Lulos! Po ajo s’ka te drejte per gjykim tani, si e beri? Apo e beri kur ish Fatosi se mori ca para dhurate?
O ti gervishtesh bythesh nuk je lodhur me kete logjiken temde prej idjoti
I dyshuar vrases i thon o gazetare torollaker.
O gerrvishe pse flet kote kur nuk e njeh personin. Kete personin e kam pare dhe degjuare si flete, dhe po te theme se ka nje inteligjence shum te larte, qe po mos ti ishte futur kesaj rruge pa dalje munde te ishte ber dhe presidente. Po shoqeria ambjenti fukarallik qe ekziaton ne shqiperi dhe levizja e disave me makina te mira dhe leke po prishin rinin shqiptare dhe i futen ketyre rrugeve qe dihen ku perfundojne.