Lëvizja Socialiste për Integrim po përballet këto ditë më një fluks largimesh nga radhët e anëtarësisë së kësaj partie për t’ju bashkuar PS.
Në një njoftim për mediat, bashkia e Pukës njofton se janë dy këshilltarë të LSI që i bashkohen PS dhe konkretisht Ndue Lala dhe Artan Lazri.
Ata e lidhën largimin e tyre me bashkëpunimin që LSI po bën me PD si dhe akuzuan LSI si penguese te zhvillimeve për qytetin veriore.
“LSI u ngrit si një forcë që në themel kishte integrimin e Shqipërisë në BE, realizimin e reformave transformuese për vendin, dhe jo një Rusi që shtrinë influenca dashakeqe dhe që kërkojnë ta kthejnë vendin në një teatër përplasjesh dhe destabiliteti. Koalicioni anti perendimor LSI-PD është kthyer tashmë në një koalicion anti shqiptar që me para të errëta kërkojnë të vënë në jetë një skenar ogurzi për Shqipërinë”- thuhet ndër të tejra në deklaratën e ish këshilltarëve të LSI në Bashkinë Pukë.
Këshilltarët Lala e Lazri njihen si pjesë e kupolës së LSI në Pukë, ndërsa ata mbanin peshën kryesore të kësaj force politike në njësit administrative Gjegjan e Luf-Qerret.
Ndëkohe largimi nga rradhët e këshilltarëve të LSI për tu bërë pjesë e PS ka pasur në qyetet Fier, Elbasan, Shkodër, Gjirokatër, Belsh.
Deklarat për shtyp e këshilltarve të LSI në bashkinë Pukë
Gati tre vite më parë ne zgjodhem që në siglen e LSI-së të bëhemi pjesë e këshillit bashkiak të Pukës, me shpresen e madhe se vendi do të jetësonte shpejt ëndrrën për një Shqipëri si gjithë Evropa. Për fat të keq LSI dhe PD e harruan zotimin dhe hodhen pas krahëve ëndrren e pukjanve dhe të gjithë shqipëtarve duke u investuar në një kthim të fuqishëm kursi nga e shkuara dhe jo nga e ardhmja evropiane.
LSI u ngrit si një forcë që në themel kishte integrimin e Shqipërisë në BE, realizimin e reformave transformuese për vendin, dhe jo një Rusi që shtrinë influenca dashakeqe dhe që kërkojnë ta kthejnë vendin në një teatër përplasjesh dhe destabiliteti. Koalicioni anti perendimor LSI-PD është kthyer tashmë në një koalicion anti shqiptar që me para të errëta kërkojnë të vënë në jetë një skenar ogurzi për Shqipërinë.
Kemi kërkuar voten e qytetarve të Pukës që tu Shërbejmë interesave të qytetit dhe jo interesave të influencave të huaja. LSI në Pukë është kthyer shpesh kundër interesave të qytetit, madje duke tentuar dhe bllokimin e një sër projektesh që e kanë transformuar rrënjësisht Puken gjatë këtyre viteve.
Deklarojmë sot përfundimisht largimin nga grupi i këshilltarve të LSI, largimin nga politika anti shqiptare e Lulëzim Bashës dhe të koalicionit LSI-PD të bekuar nga qarqet filo-ruse që kërkojnë të marrin peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
Gjejmë rastin që ti bëjmë thirrje të gjithë këshilltarve të tjerë të LSI në të gjithë njësit administrative të vendit të bojkotojnë masivisht aleancen e turpit dhe të mos vihen në shërbim të kësaj aleance anti-shqiptare e anti-kombëtare që nuk kanë asgjë të përbashkët me të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
Ju faleminderit!
Ndue Lala
Artan Lazri
(TemA)
Mos more cfare na the!!!!.Po si tia bejme ? te lexojme Vepren e Leninit” Nje Hap Para dhe Dhjete Mbrapa.”.Mos u merzit moj Mona Baxhella dhe Lenini keshtu e pesoi ne Fillim dhe erdhi Stalini dhe e Rregulloi”MIRE”.Keshtu do te rregulloheni dhe JU.Do t’ua konfiskojne Bordellon qe keni Ngritur.
NDOSHTA ESHTE BERE PLANI ,QE TE BASHKOHET MONA ME RAMEN ,NE NJE TRUP TE VETEM DHE PARTIA DO TE MARRI EMRIM RAMONA .
Po pse pak plehra ka PS , ti shtohen edhe vllaznit e LSIse?
Si e kane nisur ne LSI do ngelet treshja,Krymadhi-Vasili,dhe scizofreni Ylli Manjani.
Aman pashe zoten.mos na e permendni ma bashkepunimin me Pd.Ndenjet kater vjet e s’u ankuat.Thoni tani se nuk jetoni dot pa pushtet.vdisni per nje çik magazinier.Po tani puthuni me Milon.
.
Dy legena te tjere qe ngelen pa thelen e bakllavase qe u jepte Likja. Na qenkan edhe kunder aleances me PD-ne pale. Po kur ishit ne qeveri me PD-ne per disa vite, pse nuk u distancuat nga LSI-ja?
LSI. Parti e qelbur parti hajdutesh