Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit që mori Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për gjyqtarin Fatos Lulo i cili u përjashtua nga Gjykata Kushtetuese, pasi nuk justifikoi dot pasurinë e tij qindra mijëra dollarë.
Përmes një statusi në facebook Rama thotë se kjo është një nisje e mbarë dhe të gjithë shqiptarët që besojnë tek Vettingu duhet të ndjehen mirë.
“Të gjithë shqiptarët që e mbështetën fort Vetingun, sot duhet të ndjehen mirë sepse nisja është e mbarë? Pas 17 gjykatësve e prokurorëve që i ikën Vetingut pa filluar, procesi nisi e i pari që u mor në pyetje s’e justifikoi dot pasurinë dhe ra! Jam i bindur s’kemi parë gjë akoma??”.– shkruan Rama në Facebook.
Gjyqtari Fatos Lulo u përjashtua nga Gjykata Kushtetuese, pasi nuk justifikon dot pasurinë e tij qindra mijëra dollarë.
“Në përfundim të procesit të rivlerësimit, trupa gjykuese vendosi: Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit të Fatos Lulos, anëtar i Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në vendim që u mor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Dy ditë më parë, Lulo ishte thirrur në seancë dëgjimore të vetingut, por nuk u paraqit para trupës gjyqësore të KPK-së, ndërsa kishte dërguar si mbrojtës avokatin e tij.
I kaluar në filtrat e KPK-së prej 5 muajsh, së bashku me aftësitë profesionale, lidhjet e tij dhe pasuritë, gjyqtarit kushtetues iu përmend si i dyshimtë vetëm burimi i pasurive.
Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive, tha relatorja Etilda Çiftja, konkludon se Fatos Lulo ka kryer deklarim të rremë, përsa kohë nuk dihet burimi i pronave.
Për këtë u numëruan në seancë si pasuri të gjyqtarit kushtetues shuma prej 100 mijë dollarësh që iu dhurua nga e motra Drita Lulo dhe kontrata e borxhit prej 480 mijë dollarësh me të cilën ishte planifikuar të blihej shtëpi në Toronto të Kanadasë.
Skeda e pasurisë së Fatos Lulos: Si i ka “dhuruar” qindra mijëra dollarë, e motra…
Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo ishte gjyqtari i parë që zhvilloi seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të mërkurën, si pjesë e procesit të vetingut.
Lulo ka ushtruar profesionin e avokatit dhe të anëtarit të Këshillit Kombëtar të Radio-Televizionit, përpara se të përfshihej në sistemin gjyqësor si anëtar i Gjykatës së Lartë në vitin 2005. Prej vitit 2013 ai kryen detyrën e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike [bashkangjitur në PDF] paraqet ndryshimin e pasurisë së gjyqtarit Fatos Lulo përgjatë viteve të deklarimit 2003-2015. (TemA)
Mos i lini të ikin të qetë ata të dhtatëmbëdhjetë dhe asnjë tjetër, pse kështu është comodo: jap dorëheqjen dhe e hedh lumin. Jo, mor, jo!
Bejeni verefikimin e pasuris SE Berishes ,Xenit,Lulit ,Like floriri, Mines e te tjereve
DUHET kofiskim
ESHTE pasuri e POPULLIT
Vetingun ndaj Rames po presim, te tjerat jane MUHABET KAFENE rAMUTI.
KLNTROLLI I PASURISE ,DUHET TI BEHET TE GJITHEVE , JO VETEM DREJTESISE ,POR DHE POLITIKANEVE , SI DHE CDO QYTETARI ,QE PA PUNUAR KANE MILIONA . TE SEKUESTROHET PASURIA DHR TE FORCOHET SHTETI I CILI ESHTE SHUME I VARFER . NE CDO SHTET TE EUROPES NUK MUND TE DEPOZITOSH SHUMA TE MEDHA PARASH ,SEPSE TE VJEN POLICIA KRIMINALE DHE TE KERKON LLOGARI NGA KANE ARDHUR KETO TE ARDHURA . KJO DUHET TE NDODH DHE NE SHQIPERI .
Komision, pune te mbare, hajdutve sekuestro pasurie! Tani: Gjyqtare, punoni mire!
Nuk e kuptoj qe vettingut duhet ti kaloj ne site gjykatesi a prokurori
dhe nuk duhet ti kaloj kryeministri a ministri qe kane shume e me
shume ne dore se keta te drejtesise.
Edi Rama ka lene kudo gjurme te dukeshme si njeri i korruptuar
prandaj me mire ky vettingu se sa vettingu i popullit.
O Edkari ti KA shplare trut SALI MYSYBETI DHE LULI ADOLEShENTI
Shko persembari
O kariedit….
A e ka mbaruar filloren?
Bëj një hamendje,po ta kesh bërë para 90-ës edhe me fillore do llogjikoje më mirë,po besoj se e ke bërë pas 90-ës .
Na hongert me kete skeni pa gjo akoma,ho pra na i qisni se po ju mbaro mandati dhe skemi pa gjo…..ju hongert mortja.
PO Vettingu i Rames kur do te filloje ?
Pa burgim e pa sekuestrim te pasurie merre fute vettingun ne bir t ……thes or droge . Drejtesi e vertet eshte te vuajne denimin per KORRUPSION VJEDHJE SHPERDORIM DETYRE ABUZIM .
Ky po nuk u denua shkon e jeton ne Kanada si mret e gezon lekt e vjedhjes .
Pse nuk i sekustroni pasurine … se ate pasuri e ka vjedh… ne qoftese vetingu eshte vetem hiqe nga puna… kjo nuk quhet veting…se ato. tjere qe do te zevendesojne kete qyqtare te koroptuar… do mbushin xhepat dhe ato …..dhe largohen pa i hyre gjembi ne kembe
O Edkari ti KA shplare trut SALI MYSYBETI DHE LULI ADOLEShENTI
Shko persembari
Selvia eshte nje peme qe ritet ne nje mori te shumtash pemesh qe kontaktikojne diellin,
ajo ritet zgjatohet ashtu e holle e dobet e mefshte e s’mund dhe gjithe jeten e saj te shohe gje,diell,
panvaresisht pa durimit,zgjatimit,kembenguljes,deshires.
Ja arin qellimit, vetem e duruara, e thjeshta, e pjekura.
Piqu pra Selvia jeme te shofesh drite,paqe,mirekuptim,thjeshtesi,mirqenie,ligj,regull,njerezi.
Edhe po te jesh e shkurter do te ndjehesh majr.
ishalla te kap edhe ty o kryeminister palaço.
O Ed, je bo me keq se Sal mashtruesi , e ke myt tu rrejt, po fundja rrej se ne si milet keshtu e duam, dru me taksa dhe rrena prandaj jemi fundi kusise. Te tallesh K ti me gjithe Sal hajdutin eshte ilac per ne budallenjt milet.
Para Xhin Xhonit e Zeni Sy peshkaqenit ky Djalosh me emrin Fatos Dukej Pellumb Paqe.
Deklarimi pasurise I duhet bere dhe qytetarit te thjeshte e jo e jo atij me post publik.. Raport financjar para se te marresh detyren.. Pa raport finanjar, ska pune publike..
Po kemi pare o KM dhe shikojme perdite nepunesit e administrates ,drejoret qe jane emeruar andej e kendej Si nuk gjete dot nje Drejtor per Spitalin e Vlores po riciklove nje plehre qe vet e pohove e shkrove dhe e botobe ne top listen e 100 te korruptuarve Me arogance me mendjelehtesi me … e emerove perseri kete hajdute te paskrupullt .Ja keto i kemi pare .Do me per Belulin ?
Keta po heqin kta pleshtat e vegjel qe te thone ja ku i keni peshqit e medhenj o truthare. Vetingu do jete nje deshtim total si cdo nisme tjeter ne Shqiperi nese nuk fillon me arrestime presidentesh, ministrash a KM-sh.. Cdo gje tjeter pervec kesja do jete p me rigon.
Vetingu filohet nga Politikanet dhe Parlamenti i horrave, pastaj me cirronkat ne drejtesi dhe pushtet lokal.
Pra,Vetingu fillohet nga:
presidenti Meta,
kryeministri Rama,
Xhafaj, Ruci e keshtu me rradhe.
–
Pa harruar edhe ish- kryeministrin e Presidentin Saleh Berisha e kukullen e antidemokracise Lulzim Basha.
Fatos lulos emer qeni.krimineli.ajduti.zarbe.e cfar nuk gjej fjale per kete kafshe qe per lek bente cdo gje eshte mafia e gjykates shqiptare .te lumte edi rama keshtu vazhdo
Pune te mbare vetingut! Uroj qe ky proces ne ardhmen te shtrihet kudo, te dalin para ligjit te gjithe ata qe kane abuzuar me postet e tyre, sidomos ato piblike, vecanerisht ne fushen e mjeksise dhe te arsimit, qe kane te bejne direk me shendetin dhe trurin e njerezve. Jane bere mjeket dhe pedagoget milionere, nje pjese e te cileve krejt te paafte, duke zhvatur xhepat e njerezve dhe pajisur me diploma ushtri injorantesh. Sidomos, te kalohen ne site pedagoget e universitetit te Elbasanit, nga me te korruptuarit.
Shume miqesisht dhe sinqerisht ! Kusur mos j’u lini, merjauni pasurine e paligjeshme , beni ate qe duhet bere , gjithmone me ligj dhe drejtesi, se per ate pune ju kemi votuar , s’ka nevoje per DEKLARATA .Po me mire, ne populli, duam te shikojme ate qe s’kemi pare akoma, pak meshume mirqenje, pak me shume pune , pak me shume mireqeverisje !