E pathëna e 22 marsit ‘92: Si ndodhi përmbysja për një vit dhe kontrolli i pushtetit nga PD që në 91-shin

23 Mars 2018, 09:42Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Fitorja plebishitare e 22 marsit 1992 nga ana e Partisë Demokratike është analizuar shpesh dhe me detaje për vite e vite me radhë.

Por e vërteta është se sa më shumë kohë kalon, aq më shumë historia shikohet më ftohtë dhe gjykimi vjen më i pandikuar nga emocionet që të kaplon afërsia me ngjarjet.

Sepse pak është analizuar mbi shkaqet e përmbysjes aq të madhe thuajse me 180 gradë brenda një viti: më 31 mars 1991 ishte Partia e Punës që mori 56% të votave dhe Partia Demokratike mori 38%, kurse një vit më pas situata ishte krejt ndryshe.

Më 22 mars 1992, Partia Demokratike mori 62% të votave, ndërsa Partia Socialiste mori 25% të votave.

Është thënë deri më sot në analizat e bëra se bëhej fjalë për një vullnet popullor dialektik për ndryshim, për të përmbysur sistemin e vjetër, përfaqësues të së cilës ishin krerët e PS-së së re të formuar nga baza e PPSH-së.

Një përfundim logjik që padyshim ka pjesën e së vërtetës, por gjithsesi relativiteti i shkaqeve reale prodhon gjithmonë dyshime e mendime të ndryshme, sidomos duke u nisur nga këndvështrime jo-simetrike nga pjesë të ndryshme të shoqërisë.

Dhe media gjithnjë ka mundësinë për të kontribuuar më shumë se me opinione, me fakte e dëshmi sa më të ftohta që historianët me anë të rregullave shkencore të bëjnë analizën sa më të balancuar të mundshme.

Dhe pikërisht në kuadrin e fakteve, po sjellin disa zhvillime të rëndësishme dhe traumatike të vitit 1991, që padyshim ishin disa nga shkaqet që sollën atë fitore të madhe të PD-së më 22 mars 1992.

Këto fakte që ndodhën kanë vetëm një rezultante: Partia Demokratike vërtet që ishte opozitë politikisht, por realisht, që nga pranvera e 1991-shit ajo ishte parti në pushtet, madje që administronte më shumë pushtet në Shqipëri.

Lajthitje?

Ja faktet: më 31 mars 1991 zgjedhjet i fitoi PPSH-ja e Ramiz Alisë, por përpos zgjedhjes së tij president, mazhoranca e komunistëve nuk formoi dot qeveri. apo më mirë të thuhet sapo u formua kabineti i Fatos Nanos, u rrëzua.

Vendi u qeveris nga një qeveri e përbashkët PS-PD ku kryeministër ishte Ylli Bufi nga PS dhe Zv.kryeministër ishte Gramoz Pashko nga PD.

Ky i fundit ishte me më shumë fuqi politike.

Ministër i Financave, pra ai që mbante dhe ndante apo administronte paratë, ishte Genc Ruli nga Partia Demokratike.

Ministrinë e Enegjitikës e kishte PD-ja, pra hidrocentralet dhe energjinë me Emin Musliun.

Ministrinë e Industrisë dhe minierave e kishte prapë PD-ja me Abdyl Xhajën që vazhdoi ta kishte ministër pas 22 marsit 1992.

Ky ishte pushteti qëndror; por me anë të një marrëveshje politike me PS-në e sapoformuar nga transformimi prej PPSH-së, Partia Demokratike mori drejtimin e pushtetit lokal në ato rrethe ku kishte arritur të fitojë në zgjedhjet e 31 marsit 1991.

Me një fjalë në të gjithë qytetet kryesore, Tiranë, Shkodër, Elbasan, Fier, Korçë, Vlorë, Gjirokastër PD-ja drejtonte me figurat e saj Komitetet Ekzekutive pluraliste.

Këto qytete administronin gjithçka të jetës politike brenda dhe krijuan perceptimin se ardhja në pushtet e PD-së edhe de jure është një proces që po piqet dhe po merr kohën e saj.

Por nuk mjafton me kaq.

Qemal Lame, ish-kryeprokurori i komunizmit, u bë një përkrahës i hapur i Partisë Demokratike dhe në media u fol për takime të përnatshme të tij me Sali Berishën për dosjen e vrasjeve të 2 prillit që nisi të përgatitet me një vendim të psoaçëm të Parlamentit shqiptar.

Institucionet e vetme që nuk kishte PD-ja ishin Presidenca, Gjykata e Lartë që e drejtonte i ndjeri Kleanthi Koçi, pasi edhe në polici dhe ushtri arriti të marrë frenat e saj për një vit.

Ministër i Brendshëm ishte Bajram Yzeiri, një teknokrat i cili u vu nën sulm politik nga propaganda e PD-së dhe si marrëveshje politike u arrit që në disa komisariate të vendoseshin njerëz të propozuar nga PD-ja.

Shyqyri Çela për shembull u vendos shef komisariati i Shkodrës, i cili më pas më 22 mars 1991 u zgjodh deputet i Partisë Demokratike për qytetin më të madh verior.

Ministër i Mbrojtjes ishte i ndjeri Perikli Teta, një inxhinier aviacioni teknokrat por që u propozua nga PD-ja.

Pra edhe emëtimet në ushtri i kontrollonte Partia Demokratike.

Në dhjetor të vitit 1991, Sali Berisha kreu një lëvizje politikisht brilante: rrëzoi qeverinë e koalicionit, në mënyrë që kur të vinte qeveria e PD-së pas zgjedhjeve të mos i merrte çelësat nga njerëzit e vet, pasi normalisht do të dukej se nuk kemi një përmbysje por një stafetë pushteti që kishte nisur që herët, ndoshta nga takimi mes Sali Berishës dhe Ramiz Alisë në vilën e këtij të fundit.

Pra deri më sot nuk është thënë asnjëherë që vërtet PD-ja fitoi pushtetin më 22 mars 1992, por de fakto ajo e kishte që prej një viti…

5 komente në “E pathëna e 22 marsit ‘92: Si ndodhi përmbysja për një vit dhe kontrolli i pushtetit nga PD që në 91-shin”

  1. shabani says:

    Qemal Lame ka qene drejtor I pergjithshem I hetuesise

  2. cuf dabjoni says:

    Emin Musliu ka qene I ndertimit.
    Abdyl Xhaja ka qene ne Qeverine Teknike te Vilson Ahmetit (nga 18 dhjetori)….
    etj pasaktesi..
    Mero ! Kerko saktesi nga gazetaret ndryshe dhe ju jeni Kazan apo Gjiriz..

  3. tomorraku says:

    Vetem per %te larta ne zgjedhje nuk mund te behet fjale ne keto vite ;” pardesyt e bardha ” qe ishin cfaqur qysh ne ’90 kercenonin , digjnin e shkaterronin cdo dite , duke ngjallur terror ne popullaten e mbetur pa mbrojtje dhe te kercenuar nga uria e papunesia.Frika dhe pasiguria sundonin kudo.!

  4. Niko Shpiragu says:

    Eshte shume e diskutueshme ne se PD erdhi me vote plebishtare ose me manipulim te votimit. Le ta analizojme me tej. Tre muaj pas fitores me 22 Mars erdhen zgjedhjet lokale dhe PD humbi thelle ne keto zgjedhje. Me vone, me pak se 2 vjete, ajo humbi prap keq ne referendumin per Kushtetuten te kerkuar aq shume nga Saliu dhe PD. Pra ne harkun e 3-4 vitesh ajo humbi tre here dhe fitoi nje here. Perse humbi ajo kur shumica dermuese paska qene me te? Perse PD beri vjedhje masive te votave ne 1996 dhe futi policine ne qendrat e votimit. Ne se ajo ishte e bindur se elektorati i saj ishte me i madh, atehere perse perdori dhunen per te fituar zgjedhjet. Ajo e dinte se do t’i humbiste zgjedhjet dhe beri vjedhjen e madhe qe edhe nga bota e jashteme eshte njohur si e tille. Nje argument tjeter shume i rendesishem eshte edhe pakenaqesia e madhe qe solli 97-n, ku PD dhe Saliu perdoren dhunen , armet, militantet , avionet, gjendjen e jashtezakoneshme e tjere per te shtypyr rezistencen e popullit dhe nuk ia arriten dot, bile Saliu u be gati te ikte, por e ndaloi komuniteti nderkombetar dhe butesia prej cilimiu e Fatos Nanos dhe lidereve alabake socialiste. Pra te gjithe faktet flasin se populli kurre nuk ka votuar per PD. Nuk ka njeri qe nuk e di, qofte i majte ose i djathte, bile keta me mire, qe elektorati i PD nuk eshte realisht me shume se 15-20 % ne Shqiperi. Ajo, edhe pse nje pjese e madhe qe jane te majte jane indiferente dhe nuk shkojne ne votime, nuk mund te arrinte te fitonte, prandaj ka kombinuar gjithmone dhunen, blerjen e votave, vjedhjen e tyre, manipulimet me kutite e votimit dhe numurimit, fallcifikimet dhe mashtrimet hapur te KQZ e tjere qe ka arritur te vije ne pushtet. Kete prove ajo e beri edhe ne 2013, por s’arriti te fitoj se e majta u mobilizua me shume per te ruajtur voten. KJo ka qene fryma agresive , vulgare , vrastare e saj ku rolin me te madh e ka luajtur armiku i demokracise, Hitleri shqiptar, Sali Berisha. Kur ky vagabond politik e kuptoi se kishte ardhur kohe qe e majta nuk do te leshonte me si me pare, iku dhe la nje zagar qe leh shume, por per fatin e keq te tij dhe horrave te tjere si ai nuk ka agresivitetin e tij. Ky megalloman e mendoi te lehte se do te fitonte ne 2017 zgjedhjet dhe nuk kishte menduar se Sala ia la kopilin ne dere. Sala e dinte se PD kurre s’kishte per te fituar me, ndersa ky e mori si shenje te madhesise se tij. PD nuk mund te fitoj se ajo sk’a elektorat ne radhe te pare dhe e dyta ata qe jane drejtuesit e saj ne qender e me tej jane te gjithe batakcinj, hajduter e kriminele, keshtu ajo nuk mund t’i shtoje radhet por vazhdimisht i firon ato. Ne nuk e dime se s’ i do te dalin votimet lokale dhe ato qendrore te radhes, por nisur nga njohurite tona dhe eksperienca e deritanishme ne mund te themi apriory se PD jo vetem qe nuk fiton, por ajo do te shkermoqet akoma me shume. Duke menduuar se vendit i duhet nje demokraci e vertete, une ndiej keqardhje qe pushteti do te jete gjithmonene ne te njejtin krah si tani, mbasi kur ky krah e di se nuk ka konkurente real per pushtetin, rrit vetkenaqesine dhe shton zullumin dhe represionin duke iu afruar nje sistemi monist, pra keshtu ne fakt eleminohet pluralizmi. Eshte shume i drejte shqetesimi qytetar qe forcat e djathta te shikojne mire kete problem dhe te riorganizohen se demokracise i duhen te dy karahet, si e majta ashtu edhe djethta. Opozita e sotme nuk e ben dot oponencen e qeverise socialiste dhe riorganizimi i te djethes eshte i domosdoshem jo vetem per te por edhe per demokracine. Kritikat kunder Bashes dhe kerkesat qe te ikin ai jane te drejta, por ardhja ne drejtim e atij qe eshte fajtori kryesor per shkaterrimin e demokracise ne Shqiperi, Sali Berishes eshte jo vetem nje absurditet, por edhe nje mendjelehtesi e madhe. AI eshte shkaktari kryesor i ketij degjenerimi te se djathtes dhe jo L. Basha qe eshte thjesht nje loder e tij. Ne se heq lodren dhe vendos prap lojtarin, ai prap do te luaj si di ai dhe ne mos me keq dhe rezultati do te jete me keq se tani. E djathta, ne se bie prap Berishen ne krye, do ta shkaterroje me shume vehten dhe kjo nuk do te ishte vetem vdekja e saj, por dhe e pluralizmit e demokracise ne Shqiperi.

  5. albani says:

    Ne fund te artikullit gazetari thote se Ramiz Alia beri nje takim me Sali Berishen ne vilen e Ramizit. Dhe cfare u bisedua aty?!
    PS, dhe Ramiz Alia do te hiqte dore nga marrja e pushtetit ne zgjedhjet e 22 Marsit, 1992. U vendos qe me cdo kusht te behej rotacioni, pra PD te vinte ne pushtet, por per kete duhej qe te fitonte ne zgjedhje.
    Dhe ja cfare u be: Votat e hedhura per PS, pra nje pjese e mire e tyre, me miratimin e vete PS dhe te Ramiz Alise si president, numeroheshin per llogari te PD. Shkurtimisht, edhe ne keto zgjedhje Sali nuk ka fituar, por ka fituar me marreveshje dhe me manipulime. Prandaj nje vit me pas, dhe ne referendumin per Kushtetuten, ne te cilen Salehu shpresonte te behej Mbret i Shqiperise, falimetoi me turp. Dhe mbas kesaj vijne deshtimet e tjera me radhe. Ne zgjedhjet e vitit 2005, Saliu ne te vertete nuk i fitoi zgjedhjet, por i mori dhurate nga Fatos Nano, sepse, sipas marreveshjes se fshehte Berisha-Nano, ky i fundit do te zgjidhej president, por si gjithnje Salehu i futin gishtin ne bythe dhe Fatosi mbeti me gisht ne goje. Po ne 2009? Fitoi me zjarr dhe hekur, me vjedhje, me rrahje te deputeteve, po me 2011, pwerseri keshtu me manipulime, sikurse edhe postin e kryetari te Bashkis se se Tiranes. Po me 2013? Po me 2017? Po me 2021, PD-ja nuk do te fitoje kurre!

    vodhi me zjarr dhe me hekurka fituar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje