Ish ministri demokrat i Mbrojtjes, Arben Imami, për herë të parë ka kërkuar hapur dorëheqjen e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Në një intervistë për “ABCNews”, Imami ka shprehur shqetësimin se PD-ja po shkon drejt një rënie të rrezikshme që prej 2013-ës dhe mund të shkojë drejt mbylljes si forcë politike.
Deklarata e Imamit:
Që prej vitit 2013 Partia Demokratike ka ardhur në rënie, dhe kjo rënie është e rrezikshme.
PD mund të shkojë drejt mbylljes.
Lulzim Basha po e zhyt më thellë Partinë Demokratike dhe në zgjedhjet e ardhshme mund të marrë më pak se 20 për qind.
Lulzim Basha të japë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike.
Shansi i fundit për ta shpëtuar PD-në janë zgjedhjet e ardhshme, dhe bashkimi është e vetmja zgjidhje.(TemA)
Doli profecia e Ngjeles, ambsadori Lu i ka kerkuar dorheqjen,mbase dhe Berishes !
Me lulin ose pa lulin PD ka mare fund.
Keta ,si Imami,Jozi,Pato-zi ,Edthi,etj.etj. u ka ikur truri,jane cmendur per
pushtet. O burra shpetojini ,cojini ne manikomio. Po mbush 8 dekada
jete dhe kurre nuk kam pare e nuk kam njohur njerez te tille qe te
shprehin hapur nje EGO te tille makbethiane per pushtet. Pa qenjen e
tyre ne pushte dielli nuk lind me. O zot ! Deri kur arrin aseti dhe egoizmi
i njeriut ne kete bote ” O dreq qe une paskem lindur te te ndreq” ……!
TURP te kerkoin BERISHEN
Ay eshte nje kriminel
PD ka marre fund nga ju gjithashtu z. Imami. Partia qe zhgenjeu te gjithe demokratet e vertete. Partia demokratike duhet te filterohet nga te gjitha mbetjet e keqija te komunizmit, por e veshtire se behet se nuk te lini ju me shoke z. Imami.
Une nuk e shoh PD alternative te shendetshme kunder pozites qe eshte ne pushtet tani. Duhet nje riorganizim i se djathtes se mirefillte pa plehra ne gjirin e saj.