Për ata që duan sërish Berishën dhe Metën

22 Mars 2018, 19:22Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Ka një tendencë këto kohë, sidomos pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, për të evokuar një rikthim në lidershipin e vjetër të dy partive PD-LSI. Thënë ndryshe, tek ata që duan që Berisha dhe Meta të rimarrin në dorë frenat partiake, pavarësisht se Sali Berisha është vetëdeklaruar si ish-kryetar pa asnjë ambicje për t’u ngjitur edhe një herë krye të PD, kurse Ilir Meta po shijon kafazin e artë të Presidencës, duke u marrë me punët e përditshme të një kryetari shteti.

Thirrjet për një rikthim të dy liderëve të vjetër partiakë në krye të formacioneve që i themeluan vetë shumë vite më parë, kanë të bëjnë më së shumti me perceptimin se lidershipi i ri Basha-Kryemadhi duket i pafuqishëm të përballet me qeverisjen numerikisht solide dhe psikologjisht imponuese e arrogante të Edi Ramës.

E gjithë praktika politike që fillon në parlament të enjteve, e përfundon në përplasjet nga tribunat partiake apo nga terreni, dëshmon çdo ditë se kjo përballje është e pabarabartë dhe e kurdisur në një mënyrë të tillë, që të nxjerrë përherë të njëjtin fitues: kryeministrin. Përtej marrëveshjes së anatemuar të 17 majit, e cila prodhoi një goditje të fortë depresioni gjatë verës së vitit të shkuar, si Basha, ashtu dhe Kryemadhi, shihen nga kritikët brenda dhe jashtë partive të tyre, si dy liderë që nuk do të sjellin dot në një të ardhme të afërt, ringritjen dhe rikthimin e shpresës tek populli opozitar.

Mbi këtë shtrat pesimizmi e mungese të një rrugëdaljeje drejt pushtetit, gjuha vete ku dhemb dhëmbi, siç thotë proverbi. Të kthejmë ata që dinë të fitojnë, e jo këta që nuk ja arrijnë dot. Kjo është një tezë të cilën sot e artikulojnë në mënyrë të përsëritur ish-ministra, ish-deputetë apo zyrtarë të tjerë të lartë të të dyja partive, çka tregon se ndjesia e moskthimit në pushtet dhe e humbjeve të tjera elektorale në të ardhmen, po krijon një bazë gjithnjë e më të gjerë pakënaqësish e kontestimi në katet e larta drejtuese të PD e LSI së sotme.

Basha dhe Kryemadhi përfaqësojnë sot dy cikle realtivisht të rinj lidershipi në dy partitë respektive. Ndërkohë që Lulzim Basha ka lënë pas vitin e katërt si kryetar partie, Monika Kryemadhi ndodhet ende në vitin e parë të drejtimit të LSI. Të dy krerët partiakë kanë shfaqur idetë, sjelljet dhe stilet e tyre të të drejtuarit të këtyre forcave politike.

Në një rrafsh më të gjerë historik, atyre ju ka takuar të marrin në dorë partitë pas largimit të krerëve historikë. Diçka të cilën PS e ka realizuar jo pak, por 13 vjet më parë, kur Fatos Nano u largua nga politika dhe ja la frenat në dorë Edi Ramës. Kjo vonesë jo e vogël kohore, përcakton në një pjesë të mirë edhe gjendjen aktuale të punëve në PD e LSI. Kush kujton ulje-ngritjet, problemet dhe pengesat jo të vogla që Rama hasi kur u zgjodh kryetar i PS (të mos harrojmë se ishte edhe kryetar bashkie i Tiranës), kupton edhe ujrat e turbullta në të cilat noton sot lidershipi i Bashës dhe Kryemadhit.

Natyrshëm kjo është vetëm një pjesë e problemit, pasi në cilësinë e drejtimit të sotëm të opozitës kanë të bëjnë padyshim edhe aftësitë dhe mënyra me të cilën krerët aktualë opozitarë po avancojnë në projektet e tyre politike.

Megjithatë, të kërkosh që në emër të pakënaqësisë për dy krerët e rinj të PD e LSI, këto parti të bëjnë një prapakthehu të fortë tek liderët e vjetër, pasi këta të fundit kanë ikur solemnisht nga poltronat që mbanin, ky duket një zhvillim totalisht antihistorik dhe i qepur me pe të bardhë. Kush ngazëllehet për forcën dhe karizmën e Berishës apo Metës si krerë partish, duhet të kujtojë se ishte Sali Berisha ai që humbi rëndë në zgjedhjet e vitit 2013, teksa mbante postin e kryeministrit. Ishte gjithashtu Meta, ai i cili nuk mundi ta ndalë fitoren vetmitare të Ramës verën e shkuar, megjithëse bëri një fushatë të ashpër ndaj tij, me “librezën” e presidentit në xhep.

Nëse PD e LSI ndodhen sot në pozita depresive dhe pa rrugëdalje, kjo vjen jo vetëm sepse Lulzim Basha është i butë e improvizues, apo Monika Kryemadhi e ashpër dhe pa vizion, por edhe sepse krerët paraardhës të këtyre dy partive të mëdha krijuan, bashkë me avantazhet, edhe një kosto të madhe sa mali i Dajtit, që sot rëndon mbi imazhin dhe shifrat e përkrahjes popullore.

Nëse ka një kritikë për t’i bërë lidershipit të vjetër të PD-LSI (sidomos Berishës), ka qenë shtyrja përtej cakut të lejueshëm e ciklit të rinovimit të kokës së partisë. Me fjalë të varfëra, këta krerë historikë insistuan të qëndrojnë majë kalit, edhe shumë kohë pasi duhej t’i kishin zbritur. Rikthimi tek Berisha sot përbën një menu të vjetër dhe të pangrënshme në rrafshin partiak. Një supë të ngrohur që nuk i shërben më askujt, përveçse mendjeve të ekzaltuara për tonet buçitëse të fjalimeve nëpër sheshet e mbushura me militantë. Ai ujë ka kaluar tashmë nën ura, është koha për një tjetër stil të të bërit politikë.

Sa për Metën, ai pranoi të hyjë në Presidencë duke hedhur çelësin në Lanë. Ta rikthesh kryetar LSI-je tani është më e vështirë sesa të fusësh Shqipërinë në Bashkimin Europian brenda muajit shtator!

17 komente në “Për ata që duan sërish Berishën dhe Metën”

  1. Fatosi says:

    Pse I thoni Udheheqjes se tanishme( Arogante) apo ashtu ju pelqen juve ,sepse jane prekur intersat e nje grupi njerzish
    Si te ashtuquajtur Gazetar,Publicist,Analist, Politikan, Drejtues te Emisioneve coroditse televizive e ku ta di une se si ata e quajne veten e tyre
    Ne cdo system Ka edhe te kenaqur edhe te pa kenaqur ,Keshtu eshte shoqeria njerzore
    Por me kryesorja eshte e pergjithshmja e popullit Mirqenia,Dituria,Ruget, Spitalet Mardhenjet Sociale e te tjera gjera
    Kjo qeveri po I bene keto gjera qe kure nuk ka qene edhe kur te ashtuquajtur Democrat ose Parti Democraatike ishte ne pushte
    Vetm anarshi solli democracia shqiptare dhe vjedhje
    Tani qe po behet dicka quhet Arogance OK…..!!!!!!!!!!!???????

    1. Artemisa says:

      Ti Fatos nje gje e di mire dhe qarte :”e do Ramen pa limit”.
      Bukur shume , por a nuk n’a thua – Cfare tjeter gje di ti ?
      Ne te gjitha komentet e tua ( pavaresisht temes) ti ben vetem nje gje shpreh dashuri dhe besnikeri per udheheqesin dhe ………kaq.

  2. drino says:

    Kesaj i thone XHAKETE E KTHYME ,çfardo te ndodhe jetgjatesia e xhaketes se kthyer eshte e shkurter dhe e turpshme.Kjo tregon krizen e partive,mos lenien e priviligjeve,hajduterive dhe lenien e vendit mbrapa.VETEM VETINGU MUND TI SHKULE KETA QELBESIRA nqse. do te behet se deri tani ka vetem bla bla bla dhe asnje spo e ha……

  3. Jb says:

    Shume fjlale per asgje!!
    Shkrime boshe si gjithmone Minxhozi.
    Gazetar me frikacak…

  4. Shvejk says:

    Per kte analistin mjafton nje kryetar partie i zgjuar, dinak dhe pak kopil qe partite PD dhe LSI te kthehen ne pushtet. Nu ka rendesi as e kalura e ktyre partive e aq me pak e kaluara e ish liderave. Ne fund te fundit populli eshte dele, mjafton nje lider qe di te manipuloje me mire se te tjeret dhe loja u krye. Minxhoz, padashje ke nxjerre ne pah fytyren e vertete te klases tuaj te cuditshme te mender analisteve.

  5. shkodra says:

    Zoti Minxhozi,
    Me respektin qe kam per arsyetimin tuaj ne pergjithesi si analist, kete radhe jeni larg se qeni realist. Pse?
    Sepse gjendja sot e PD dhe LSI nuk eshte se iken “liderat” e tyre “historike”. Jo. Aspak. Gjendja sot e PD dhe LSI eshte produkt i fares se hedhur qe ne krijimin e ketyre dy partive:
    PD-ja vetem emrin ka te tille, sepse e djathta historike shqiptare KURRE nuk u be pjese e saj. PD-ja nuk eshte trashegimtare e te djathtes historike. Perkundrazi, PD- ja u krijua PIKERISHT per te bllokuar dhe vdekur perfundimisht te djathten historike shqiptare. Nuk eshte ceshtje lideri. Eshte ceshtje fare.
    Nga ana tjeter, LSI-ja nuk ka asnje fare ideologjike, asnje fare programore. E vetmja fare e saj eshte organizimi si TRUST per te rrjepur administraten shteterore.
    Pra nuk eshte se e ka fajin vetem Luli apo Kryemadhi. Keta te dy jane ABSOLUTISHT jo vetem te paafte, por edhe te pikepyetur. Po kush i solli keta ne krye te partive? Ju thoni i sollen paraardhesit, dmth. Berisha dhe Meta. Jo. Gaboni. I solli FARA mbi te cilen u ngjizen keto dy parti. Berisha dhe Meta, kur ua dorezuan pushtetin e partive te tyre trashegimtareve Luli dhe Kryemadhi, thjeshte bene detyren ndaj FARES, ndaj embrionit pse jane krijuar keto parti.
    Kjo eshte e verteta.

    1. malo kanina says:

      Sa bujqësor qënke or lumëmadh. Duhet të kesh punuar në istitutin e misrit dhe të orizit…..

  6. shqip says:

    Shqiperia eshte e Vogel per te bere kthesa te medha . Me nje popullsi te perafert nga numri , sa nje qytet mesatar Europian , mundesite behej edhe me te pakets per ndryshime . Pas tre dekadash , Shqiperia ka nevoje per nje pol te trete . Por , ky duhet te jete ekskluzivisht i shkeputur nga partite tradizionale . E kam fjalen per nje levizje te ngjashme me 5* ne Itali . Praktikisht kjo do ishte zgjidhja per çmontimin e monopolit qe Kane partite ” e vjetra ” . Mqs rasti yne eshte paksa unikal , ne sensin qe ka shume militantizem , dhe fare Pak pragmatizem . Per te arritur rezultat , nuk duhet vazhduar me gjuetine e shtrigave . Kjo lloj strategjie ne Shqiperi nuk eshte efikase . Pasi partite e medha zoterojne resurse financiare e mediatike qe te shtypin . E vetmja arme eshte rruga . Podiume te improvizuara dhe nje altoparlant . Argumentet nuk mund te jene Berisha , deti , Edskobari , Lyl gerrhima , Ilir Floriri , etj . Tashme keto thirtje Kane fituar imunitet . Njerezit e shikojne me shume si sport , se nje beteje reale . Te sulmohet atje ku dhemb dhembi . Me privilegjet e deputeteve . Me dietat , rrogat , me buxhetin e fryre te parlamentit e te aparatit shteteror . Te sqarohen njerezit per nivelin e pagave e te taksave . Per borxhin e brendshem e te jashtem . Per politikat e jashtme dhe afatet . Keto Jane çeshtje qe mund te terheqin pjesen gri te elektoralit . Puna eshte kush eshte oratori qe ka aftesine ti percjelle keto mesazhe . Italianet paten Grillo-n . Nje i ngjashem i duhet Shqiperise qe te shkundet nga gjumi i gjate . Qe te kete karizmen , Po edhe satiren njekohsishte . Pa nje pol te trete Shqiperia mund te endet keshtu edhe per dekada . Sepse nderkohe keta do kene katerfishuar pasurite e tyre , dhe monopolizuar ç’do qelize te sistemit .

  7. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    po normal o mixhoz qe ka ardh koha e tjeter politike, se pjesen me vitale rinine, ate qe mushte sheshet i degdiset rrugeve te eugropit e te ameriqise, ata qe kan njel aty po i edukoni me u bo mythqima, e ca te presesh prej ca mythqimave e pensionistave pervec politkes se re?!! nje kshu pra mo.

  8. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    po normal o mixhoz qe ka ardh koha e tjeter politike, se pjesen me vitale rinine, ate qe mushte sheshet i degdiset rrugeve te eugropit e te ameriqise, ata qe kan njel aty po i edukoni me u bo mythqima, e ca te presesh prej ca mythqimave e pensionistave pervec politkes se re?!! nje kshu pra mo…

  9. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    po normal o mixhoz qe ka ardh koha e tjeter politike, se pjesen me vitale rinine, ate qe mushte sheshet i degdiset rrugeve te eugropit e te ameriqise, ata qe kan njel aty po i edukoni me u bo mythqima, e ca te presesh prej ca mythqimave e pensionistave pervec politkes se re?!! nje kshu pra mo…..

  10. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    po normal o mixhoz qe ka ardh koha e tjeter politike, se pjesen me vitale rinine, ate qe mushte sheshet i degdiset rrugeve te eugropit e te ameriqise, ata qe kan njel aty po i edukoni me u bo mythqima, e ca te presesh prej ca mythqimave e pensionistave pervec politkes se re?!! nje kshu pra mo……..

  11. Lepiresit kerkojne salihhin dhe ilirin says:

    Bota e krimit solli ne krye lideret e pa skrupullt salihin dhe ilirin duke vjedhur sa munden dhe pastaj filluan te hidhnin ca kocka atyre qe kishin rreth tyre duke ndjellur dhe qen te tjere derisa tufa u zmadhua dhe u quajten lider partish Por faktet flasin se ishin lider hajnish me parrulla politike qe ne vertete sollen degradim kombetar ne te gjithe institucionet
    Ardhja e Edit ne krye me reforma po zbulon se ku qe Katandisur vendi nga banditizmi sali-ilir shto dhe ata te kockave qe tani po lehin per kockat qe humben

  12. rrem vogli jr. says:

    Per -shqip_ dhe -shkodra- bejini si “polin e trete” ashtu dhe “te djathten historike”, qe diskutimi I juaj te mos jete teorik.
    Vleresimin per to dhe drejtesine e mendimeve tuaja do ta jap vota.
    Vleresimi per PD dhe PS duhet bere mbi programet e tyre. Shmangja nga programet (ne drejtim te vjedhjes: korrupsionit) dhe autoritarizmi ne to jane pergjegjesia e Liderrave.

  13. zi says:

    Rikthimin e krimineleve e kerkojne vetem kriminelet.
    By…rat,dembelet,spiunet,shpellaret,servilat,te semuret psiqik.
    Vendose veten ku je ,o Minxhos e me pas analizo.
    Te kisha mare per te madh,por ti paske qene nje mut i vockel,nje kakerdhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje