E PLOTË/ Rama për "Financial Times": Shqipëria e meriton çeljen e negociatave, bëmë gjithçka që na u kërkua nga BE

23 Mars 2018, 12:37Politika TEMA
E PLOTË/ Rama për "Financial Times": Shqipëria e

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar çeljen e menjëhershme të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Do na dukej shumë e çuditshme nëse Shqipëria nuk do niste negociatat menjëherë, pasi kemi bërë gjithçka që na është kërkuar të bëjmë”, tha Rama në një intervistë për “Financial Times”.

Duam të shpërblehemi për atë që kemi bërë”, shtoi ai.

“Për ne do të ishte shumë e çuditshme nëse Bashkimi Evropian nuk do të hapte menjëherë negociatat, pasi Shqipëria ka bërë ekzaktësisht gjithçka i është kërkuar të bëjë”, tha ai.

Rama përmend ndërkohë rrezikun rus, për Ballkanin.

Moska nuk heq dorë kurrë nga rajoni ynë, duke ditur rëndësinë gjeopolitike të rajonit, që nuk është parë ende nga shumë njerëz të BE, përveç Merkel”, tha Rama.

Rama në intervistën e tij ka vënë në dukje se është bërë përparim i dukshëm në luftën kundër kanabisit dhe krimit, dhe vendi është përpara një sfide serioze për reformimin e gjyqësorit.

Ai ka nënvizuar edhe faktin se Shqipëria është në prag të një marrëveshjeje me Greqinë për të zgjidhur problemet e vjetra dhe të reja mes dy vendeve.

Michael Peel në Bruksel

Kryeministri shqiptar ka kërkuar fillimin e bisedimeve për t’u anëtarësuar në BE si pjesë e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor për të forcuar sigurinë Evropiane.

Edi Rama tha se do të ishte “çmenduri” për BE-në nëse do të dështonte të përfshinte një rajon në qendër të rrugëve të migracionit dhe të cilit ia ka vënë syrin Rusia si një çmim strategjik.

Kryeministri argumentoi se Tirana kishte punuar shumë kundër problemeve të drogës dhe korrupsionit në sistemin e drejtësisë, duke u bërë një kandidat serioz në përmbushjen e ambicieve të Brukselit për vendet e Ballkanit Perëndimor për të marrë miratimin deri në 2015-ën.

“Do të ishte shumë e çuditshme nëse Shqipëria nuk do të fillonte menjëherë negociatat pasi ka bërë saktësisht çdo gjë që i ishte kërkuar të bëjë”, tha artisti tashmë në krye të qeverisë në një intervistë, duke vënë në dukje se Serbia dhe Mali i Zi tashmë i kane filluar bisedimet e anëtarësimit.

“Ajo qe duam ne tani është thjesht të shpërblehemi për atë që bëmë dhe që procesi të jetë i ndershëm dhe i parashikueshëm.”

Z. Rama foli për gazetën Financial Times gjatë një vizite në Bruksel përpara samitit të BE-së këtë javë.
Komentet e tij pasqyrojnë një mërzitje në Tiranë për shkak se Shqipëria nuk është lejuar akoma të fillojë bisedimet pavarësisht nga progresi i bërë me reformat ekonomike dhe politike.

Aleksandar Vuçiç, presidenti i fortë serb, është përqafuar nga BE-ja pasi ai deklaroi se bashkimi me bllokun e 28 vendeve është qëllimi i tij politik kryesor, megjithëse ai është ndeshur me kritika në vendin e tij nga disa vëzhgues të huaj se gjoja ka shtrënguar lirinë e medias.

Z.Rama i bëri thirrje Komisionit Europian të rekomandojë hapjen e negociatave të anëtarësimit me qëllim që udhëheqësit e vendeve të BE-së të mund ta miratojnë atë gjatë samitit të qershorit. Ai vuri në dukje rëndësinë e Shqipërisë dhe të vendeve fqinje në frenimin e vërshimit të emigrantëve në bllok duke shtuar se interesi dhe influenca e Rusisë në Ballkanin Perëndimor- ndonjëherë kjo është e zmadhuar- ishte real.

“Moska asnjëherë nuk ka hequr dorë nga vlerësimi i rëndësisë gjeografike të rajonit- gjë që nuk shihet nga shumë në BE, me përjashtim të Kancelares gjermane Angela Merkel,” tha shtatlarti Rama, i cili ka qenë pjesëtar i ekipit të basketbollit të Shqipërisë.

“Është çmenduri të mendosh se Ballkani Perëndimor mund të lihet mënjanë, lë më pastaj jashtë Europës.”

Tirana dëshiron shumë të përfitojë nga shenjat e vrullit të përtërirë të zgjerimit të BE-së pasi muajin e kaluar Komisioni publikoi strategjinë e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Dokumenti sugjeronte që Shqipëria dhe pesë vende të ish-Jugosllavisë mund të hyjnë në BE brenda tetë vitesh, por vetëm në qoftë se ato plotësojnë kushtet e rrepta si zgjidhja e konflikteve të dallueshme dypalëshe dhe korrupsionin.

Disa vende anëtare të BE-së mbeten skeptike lidhur me perspektivën e anëtarësimit të grupit të gjashtë vendeve në kushtet e “lodhjes më të gjerë të anëtarësimit”, që pasoi krizën financiare të vitit 2008, problemet e borxhit të eurozonës dhe votimin për daljen e Britanisë së Madhe nga Unioni. Liderët e bllokut do të takohen me homologët e tyre të Ballkanit Perëndimor në një samit të veçantë në Sofje në muajin maj.

Zoti Rama argumentoi se vendi i tij ka bërë “progres mbresëlënës” në uljen e kultivimit të kanabisit dhe numrit të vrasjeve. Ai shtoi se problemet e vendit me heroinën dhe kokainën nuk janë “tipike” krahasuar me vendet të tjera europiane.

Ai pranoi se lufta kundër korrupsionit është “një betejë e përhershme”, por një fushatë kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë ka sjellë tashmë rezultatet e para. Ai tha se 17 gjykatës dhe prokurorë kishin zgjedhur të vetëlargoheshin, në vend që t’i nënshtroheshin një rivlerësimi lidhur me punën në të kaluarën dhe burimin e pasurisë së tyre.

Kryeministri u shpreh se shpresonte lidhur me një marrëveshje të afërt me Greqinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi ujërat territoriale në Detin Jon dhe kompensimin e pronave të çamëve, një pakicë shqiptare e dëbuar nga veriperëndimi i Greqisë gjatë Luftës së II Botërore.

“Rreth verës, shpresoj që do të zgjidhim gjithçka”, tha ai, duke shtuar se Shqipëria dhe Greqia janë teknikisht ende në luftë falë një trashëgimie tjetër të Luftës së II Botërore.

“Pra, 70 vjet histori nuk do të jenë më pengesë në rrugën drejt së ardhmes”, u shpreh ai. (TemA)

5 komente në “E PLOTË/ Rama për “Financial Times”: Shqipëria e meriton çeljen e negociatave, bëmë gjithçka që na u kërkua nga BE”

  1. Alban Hamzai says:

    Nga fjalet qe thote del qarte qe Rama eshte nje kopje e vogel e sulltanit te madh aziatik. Para disa ditesh I dha urdher Evropes qe Shqiperia te cele negociatat para Serbise. Sot I jep urdher tjeter Evropes dhe thote qe I kemi plotesuar te gjitha detyrimet ,ne nje kohe qe nuk eshte bere asgje per te plotesuar pese prioritetet e percaktuara nga BE .Luften kunder korrupsionit ,droges,krimit te organizuar duhet ta filloje nga kryeqeveritaret e sotem e te kaluar,nga ministra e ish ministra ,nga vellezerit e te afermit ,nga Mafia qe nderton kullat ne Tirane e qe fitimet ndahen nga ai lart e deri tek ata poshte etj etj ,keta jane peshqit e medhenj dhe jo disa sardele te vogla qe kane kapur e qe I trumbetojne si balena. Edhe ne drejtimet e tjera nuk eshte bere asgje. Ne e dime kete gje ,sepse nuk jetojme ne Hene,por ne Shqiperi .Edhe rreziku rus per Shqiperine eshte nje tymnaje per te mbuluar syte e Evropes,pasi Shqiperia eshte vendi me antirust I rajonit dhe nuk ekziston as rreziku me I vogel nga Rusia .Edhe Rusia e di kete gje dhe nuk e llogarit Shqiperine ne asnje gje. Por keto fjale te Rames jane me teper per konsum te brendshem ,pasi ai e nje mire psikologjine e popullit ,e nje populli te cilit I mungon ndjenja e protestes ,I mungon ndjenja e organizimit ,mund ta perpunosh si te duash mjafton ti ferkosh pak koken e te degjoje citatet qe ai do. Ju lutem shume botoni komentin tim!

  2. Shqiperia me kryehajdutin erdi rama,as ne 2050 jo ne B-B.
    negociatat e para b-e-shqiperi per nje avion dhe direkcion guantanama cuba per erdi ramen …..)

  3. Na thuaj nje fushe te pakten ku ne i plotesojm kushtet per ne BE.
    mjeksi,drejtesi,bujqesi qe eshte kthyer parmenda si ne mesjet apo ku,pervec se jemi ne Europ,por mendjen dhe mentalitetin turko arab

  4. Meriton kete te gjatin tim. Pa u pastruar Shqiperia nga politikanet e koruptuar, perfshi ketu ndoshta dhe ju, lepija lengun BE-se.

  5. Marin says:

    I kemi bere te gjitha o psikopat ke bo i mut nuk eshte denuar asnje politikan per korrupsion ti keshtu po’ e largon shqiperin nga Europa po’ na con ne turqi o politikan leshi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje