Ish-ministri pëson ishemi në tru, dërgohet urgjent me helikopter drejt Tiranës

23 Mars 2018, 16:58Politika TEMA

Ish-ministri i Mbrojtjes i Partisë Socialiste, Luan Hajrdaraga, ka pësuar sot një ishemi në tru gjatë kohës që ndodhej në Maqedoni.

Sipas informacioneve, ish-ministrit socialist i është dhënë ndihma e parë në mënyrë urgjente, për t’u nisur më pas drejt Përrenjasit, ku e priste helikopteri që do e sillte drejt spitalit të kryeqytetit.

Sipas AlpeNews.al, ka qenë kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i cili është kujdesur për transportimin e Hajdaragës drejt Tiranës.

Për momentin ish-ministri i Mbrojtjes ndodhet në ambjentet spitalore në Tiranë, ku dhe po merr shërbimet e nevojshme për stabilizimin e parametrave jetësore.

Luan Hajdaraga është lektor në një universitet në Maqedoni, ku mësohet se kjo ka qenë edhe arsyeja pse ish-ministri socialist ndodhej në Maqedoni.

11 komente në “Ish-ministri pëson ishemi në tru, dërgohet urgjent me helikopter drejt Tiranës”

  1. Ahmed Aga says:

    Sherim te shpejte dhe te suskseshem!
    ________

    Ku e con mushka ,me gjithe ate koke dhe dhjam?

  2. ceni boston says:

    na vjen keq vertet, por po te hash mengjes nje tave me qofte, kuptohet cdo te ndodhe me shendetin…

  3. Doktori says:

    2 gjera:
    1. E dini qe ky hante 13 trigona ne dite??? Shume e shtyu!
    2. O gazetar fshatar dhe injorant, shkruhet “infarkt” dhe jo “infrakt”!
    Na mbyten injorantet!

  4. TRAPI says:

    KY ZEVENDESOI PALI MISKEN,,,TE CAFTE PALI O DELE THOSHIN FSHATARET,,TASHI THONE TE CAFTE LUANI…

  5. Shoku " Shpati " says:

    Profesori duhej te nisej ne kembe nga Tirana ne universitetin maqedonas qe te shpetonte nga ishemia . Kush I beri nder qe e coi ne maqedoni ja paska fut profesorit .

    1. Lili says:

      Shpati best comment of the day!
      Duhet promovuar aktiviteti fizik per parandalimin e semundjeve kardiovaskulare!)!

  6. nyc says:

    Njeri me te mire dhe pedagog me njerezor nuk kam njohur ndonjehere. Ne kohen time i therrisnin Luan Hajdargjashta, sepse po te merrje guximin dhe te shkoje ne provim vleresimi fillonte nga gjashta, jo si sot qe te rrjepin per nje pese. Sherim te shpejte profesor.

  7. Kulmaku says:

    Megjithese ka qene nje person i afte,prap ka qene i perkedhelur nga jeta,gjithmon ne mes te bollekut me ushqim dhe gjithmon ne mes te femrave.

  8. nord.al says:

    Cfare fati, e paskan derguar ne Tirane. Atje eshte kulmi i shkences.

  9. Llanua says:

    Do I kete vajtur ne tru ndonje nga ato kokrrat e orizit te tenderit 2 milion dollare qe vodhi kur ishte minister i mbrojtjes. I la ushtaret pa ushqim Luan Babezia

  10. Ilmi Veliu says:

    Sado para te keshe,sado i pasur te jeshte, ky eshte fundi qe askush nuk mundet ta aneshkaloje……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje