Trump përmbys politikën e Obamës: Ndalohen transgjinorët në ushtri

24 Mars 2018, 17:25Bota TEMA

Presidenti Donald Trump ka nxjerrë një urdhër që ndalon shumicën e transgjinorëve që të shërbejnë në ushtri, me përjashtim të “rrethanave të kufizuara”.

Në një deklaratë të premten në mbrëmje nga Shtëpia e Bardhë thuhet se sekretarët e mbrojtjes dhe sigurimit “kanë arritur në përfundimin se aderimi ose mbajtja e individëve me një histori ose diagnozë të disforisë gjinore – ata që mund të kërkojnë trajtim të konsiderueshëm mjekësor, paraqesin rrezik të konsiderueshëm për efektivitetin ushtarak “.

Presidenti premtoi vitin e kaluar të bllokonte transgjinorët të shërbenin në ushtri, një lëvizje që përmbyste politikën e presidentit Barak Obama për pranimin e tyre.

Lëvizja e presidentit Trump megjithatë është bllokuar nga disa sfida ligjore, dhe Pentagoni filloi të lejonte rekrutët transgjinorë që të regjistroheshin në ushtri në janar.

“Disforia gjinore”, e njohur dikur si çrregullim i identitetit gjinor, përcaktohet nga ndjenjat e forta dhe të qëndrueshme të identifikimit me gjininë e kundërt, gjë që rezulton në shqetësime apo dëme të konsiderueshme.(voa)

4 komente në “Trump përmbys politikën e Obamës: Ndalohen transgjinorët në ushtri”

  1. ilir says:

    do pyesim shoqaten lgbt shqiptare a eshte dakort me presidentin trump,ne te gjitha vendet perendimore , dhe ne amerik, vende te cilat i kemi mar si modele demokracie , ku lgbt kan te gjitha te drejtat , biles dhe feja qe ka qen kunder tani i ka pranuar , por neper shkolla publike , ku jane prezent femijet ,nuk i fton njeri per te ndare experiencat lgbt, e cfare experience pozitive mund te ndaje nje lgbt, te tregoj jeten tek semafori , te tregoj urrejtejen qe ka per njerzit normal

  2. I mencuri says:

    e urej Trampin, por ketu e mbeshtes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje