Spekulimet me pijen B-52: Një shqiptar e ka regjistruar me vendim gjykate në Tiranë dhe ka futur në krizë raportet Shqipëri-Holandë

26 Mars 2018, 13:56Ekonomia TEMA

Një prodhues shqiptar ka përvetësuar emrin e pijes energjike B 52 duke e regjistruar në gjykatatë këtë problematikë shqiptare dhe tani vendi mund të përballet me rrezikun që qeveria hollandeze të vendos veton ndaj Shqipërisë për lejimin e këtij skandali.

Elvin Lako, Drejtor i Drejtorisë së Markave dhe patentave, ka pranuar i filmuar nga Fiks Fare, se regjistrimi nga gjykatat shqiptare i të njëjtit emër, duke spekuluar me poduktin qindra vjeçar të kompanisë holandeze Bavaria, mund të na sjell telashe.

Unë e kam problem këtë se kjo B52-shi është ankuar qeveria holandeze, qeveria jonë ka qenë shumë e ndjeshme ndaj kësaj. Madje, ato (qeveria holandeze) thanë atëherë se do të kushtëzojnë dhe negociatat e BE-së, hyrjen dhe anëtarësimin në BE të Shqipërisë.

Po. Ka ardhur me letër nga kryeministri që qeveria holandeze i ka vënë kusht Shqipërisë, që ndjekjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.

Atë logo që është shprehur Gjykata e Lartë. Unë kam siklet si do ja bëj kur të më thërrasin mua qeveria holandeze, dmth, i them unë: Kam zbatuar vendimin e gjykatës.”

Por me sa duket shtypi shqiptar në vend të alarmohet se si një kompani shqiptare ka piratuar emrin e një marke të njohur holandeze, ka filluar të shpallë kompaninë treqindvjeare Bavaria të Holandës falso, dhe pijen e klonuar në Shqipëri “origjinale”.

Biles Top Channel ka hapur lajmet duke mbrojtur spekulimin me emrin e B 52.

Javën që vjen përfaqësues të kompanisë holandeze dhe diplomatë holandezë në Tiranë, do të kenë takime zyrtare me qeverinë shqiptare për t’i dhënë fund spekulimeve në tregun shqiptar ndaj një marke të njohur ndërkombëtare, duke reflektuar me këtë rast edhe me problemet që ka drejtësia në Shqipëri.

11 komente në “Spekulimet me pijen B-52: Një shqiptar e ka regjistruar me vendim gjykate në Tiranë dhe ka futur në krizë raportet Shqipëri-Holandë”

  1. genci dibra says:

    pasi lexova kete shkrim totalisht te genjeshtert e mbushur me pa te verteta,me lindi deshira te them dy fjale
    kompania gjigante Bavaria qe ju permendni si prodhuse shekullore te kesaj pije,jo vetem qe eshte genjeshter e madhe por eshte manipulim i te vertetes.Bavaria kete pije e ka prodhuar per here te pare mbas vitit 1994 me kerkese dhe dizanj te dy kompanive.njera nga shqiperia e tjetra nga maqedonia.Bavaria, Hajneken e shum fabrika te prodhimit te birres kurre me pare skane prodhuar pije energjike. Te dyja kompanite si ajo shqiptare si ajo me MK .me te drejten e zotit e kane regjistruar ne regjistrin e markave si marke te tyre.por meqenese Bavaria eshte kompani boterore nuk ka te drejte te pervetesoi nje emer apo nje marke te nje kompanie tjeter sado e vogel qofte ajo.

  2. Fatos says:

    Nese Hollanda nuk eka regjsitruar ne Shqiperi, ti haje mutin. Ka ligje per kete dhe te drejte nderkombetare. Nese dikush nga zyra e regjistrimeve nuk ka bere verifikimet e duhura, kete zallamahi duhet ta paguaje shteti shqiptar, duam apo s’duam ne.

  3. Bledi says:

    Per shume veta duket shaka. Por si mund te hysh ne nje treg ku e drejta intelektuale eshte primare. Kjo eshte non sense. Nje kompani globale, ka te drejta te markes ne gjith boten, por vecse ne Shqiperi nuk eka. Edhe Kina qe eshte lider be fallsifikim i zbukuron pak, edhe nuk del kundra markes reale.

  4. ai forever says:

    llogarite sa te mbaruar jemi, per i kanoce B 52 tall trapin hollanda me ne, o zot o zot nuk vlejme ne bote as sa i thes me miell, ah enver hoxha cohu nga ai varr edhe jipi i dajak te mire ketyre qe na sundojne sot.

    1. undefined says:

      Nuk kthehet ma Enveri se ju vinte hakut.

    2. AM says:

      Ah jo, nuk osh nji kanoce. Jane mijra , miliona kanoce zotni i nerum. Enver hoxha pranej nuk merrej me evropen se ne evrope puno shteti i se drejtes. Ne shqiperi njerzit ala jane me shtetin e pushkes. Pranej bohet merak cuni i hollandes. nuk futesh dot nshpi tjatrit pa i respektu doket dhe ligjet. Se perndryshe sta hap kush deren e shpise. E more vesh o tkeqen xhaxhi

      1. bregdetari says:

        JAM DAKORT ME am

  5. J says:

    Sikur shqiperia te hyje ne evrope, do vjedhi gjysmen e saj “me gjykatë”.

  6. Blendi says:

    http://www.wipo.int/madrid/monitor/en/
    Cdo gazeta apo marketings mund te verifikoje edhe regjistrimin e markave shqiptare nderkombetarisht…..

  7. Blendi says:

    A e dini se Bavaria, sic e konsideroni ju te madhe, edhte ne gjyqe dhe me kompani birrash gjermane per ceshtjen e emrit? Si te emrit saj, ashtu dhe te birre…..! Ndaj kur flisni, informohuni.

  8. baci dyle says:

    kompania shqiptare e cila ka fituar te drejten e tregtimit te pijes energjike b52 eshte ne nje tjeter kompani e cila e akuzon per fallcifikim te markes dhe pervetesim te saj dhe ceshtja eshte ne nja nga gjykatat e shqiperis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje