Lavrov: SHBA-të, presion mbi vendet e tjera që të dëbojnë diplomatët rusë

28 Mars 2018, 10:16Bota TEMA

Vendimi për të dëbuar diplomatët rusë është rezultat i shantazheve kolosale dhe presioneve nga ana e SHBA-ve.

Kështu shprehet ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

“Kur një apo dy diplomat njoftohen se duhet të lënë vendin, ndërsa në vesh përshpërisin për të kërkuar falje,  jemi të sigurt se kjo ka ardhur si rezultat i presioneve të SHBA-ve”, është shprehur Lavrov.

Të hënën, presidenti Donald Trump urdhëroi dëbimin e 60 diplomatëve rusë dhe mbylljen e konsullatës rusë në Siatëll, lidhur me çështjen e helmimit të spiunit rus në Britaninë e Madhe.

Kjo është një nga masat më të ashpra të marra deri tani nga presidenti amerikan ndaj Kremlinit.

Diplomatët rusë u dëbuan edhe nga 14 vende anëtare të BE-së, pas një samiti të mbajtur javën e kaluar.(TemA TV)

1 komente në “Lavrov: SHBA-të, presion mbi vendet e tjera që të dëbojnë diplomatët rusë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje