Një student ka mahnitur publikun me një numër “magjie” duke zhdukur dhe rishfaqur një gotë birre.
Në video shihet “magjistari i birrës”, i njohur me emrin Jordin, teksa realizon numrin e shpejtësisë.
brohoritej nga turma
Në xhirimet e filmuara brenda në një bar në zonën Bellavista të Santiagos, Kili, Jordin kërkon një vullnetar për të mbushur gotën e tij me birrë.
Ai pastaj e ngre lartë gotën para turmës dhe fillon të derdhë përmbajtjen e saj në një letër, duke e zbrazur të tërë.
Pasi hap gazetën, aty nuk shihet lëngu i birrës dhe letra nuk laget. (TemA)