Ish-presidenti ukrainas Viktor Jushçenko ka kujtuar helmimin e tij në 2004 pas sulmit në Salisbury të ish-spiunit rus dhe ka theksuar se ai ‘ndjen dhimbje’ sepse vendet evropiane janë ‘të verbër’ ndaj kërcënimit rus.
14-vjet më pas Jushçenko kujton atë helmim të tmerrshëm me dioksin në ushqim kur ai ishte duke ngrënë darkë me kreun e shërbimit të sigurisë të Ukrainës.
Jushçenko pro-evropian kishte përballë kandidatin pro-rus Viktor Janukoviç dhe ishte një figurë udhëheqëse në të ashtuquajturën Revolucioni Portokalli në atë kohë. Ai beson se Kremlini fshihet pas helmimit të tij.
“Kur mbërrita në shtëpi dhe putha time shoqe, më tha: Seç ke një si shije metalike në buzë. Kisha qenë për darkë me kreun e shërbimit sekret të Ukrainës dhe zëvendësin e tij. Nga sa rezultoi më vonë prej hetimeve, helmi ishte hedhur në orizin që na u shërbye në tavolinë”, tha Viktor Yushçenko, ish-president i Ukrainës për BBC.
Yushçenko u dërgua me urgjencë në Vjenë ku mjekët zbuluan se kishte gëlltitur substancën e rrezikshme kimike dioksin.
“Në ditën e dytë apo të tretë të qëndrimit atje, trupi im nisi të fryhej. Koka u rrit në mënyrë dramatike. Dhimbja u përhap gjithandej. Pastaj nisi inflamacioni dhe qelbi”, tha Yushçenkou.
Pamja e Yushçenko që në fund arriti t’i fitonte zgjedhjet, ndryshoi rrënjësisht. Pas 14 vjetësh, ai ende pret rezultatin përfundimtar të hetimit.
Sipas hetimeve për helmimin e tij që është ende në vazhdim dioksina i është shtuar orizit që ai ka ngrënë gjatë darkës.
Por, kur u pyetën nëse presidenti rus Vladimir Putin fshihej pas helmimit ai me kujdes tha: ‘Kam një përgjigje por nuk mund ta them”.
Pas sulmit në Angli ku mbeti i helmuar ish-spiuni rus Sergei dhe vajzës së tij Julia Skripal në Salisbury, mbi 20 shtete të botes, mes të cilave dhe Shqipëria, reaguan ndaj ngjarjes duke dëbuar dhjetëra diplomatë rusë, dhe Moska nga ana e saj, u përgjigj me të njëjtën monedhë.
Ka faje kurva Europe, dashnorja e Kremlinit.
Shiko si gjerat vijne ne vije. Ky , Litvinenko apo Skirpali te gjithe te helmuar nga Putin. A kane ndnonje fakt qe te tregoje qe Putin e ka bere. Zakonisht pergjigjia e tipit te budallait. Putin eshte shume i zgjuar dhe di si ti fshehi gjurmet, apo kush tjeter e beri etj te kesaj natyre. Ne te vertete ka fakte por shumica se dinen. Psh per Litvenenko nqs degjon apo lexon babain e tij Walter Litvinenko e tregon me fakte se kush , si dhe pse ja vrane djalin e tij. Gjithashtu si vete doktor specialit ai di dhe”lenden Kimike” qe perdoren. Kejo eshte arsyeja qe gjithmone degjojme budallalleqe nga gruaja e tij por jo nga babai i tij. Polodium qe perdoren per Litvenenko kushtoi 35 mil dollare kurse ky helm qe perdoren kete radhe eshte akoma me i shtrenje. Pse duhet te harxhojne kaqe shume per te vrare nje.Por ketu eshte nje loje shume shume me e madhe per mbijetesen e rraces ruse. USA per shume kohe mbeledh DNA per rracen ruse por te perdorur arme kimike te posacme per rracen ruse. Kuptohet qe kejo eshte e veshtire te besohet por bota qe jetojme eshte shume me e kompikuar sa duket.