Një prioritet i turizmit shqiptar është dhe thithja e vizitorëve nga Vendet e Lindjes dhe kryesisht nga Kina.
Në një dalje për mediat, Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës, Jiang Yu, e vlerësoi Shqipërinë si një atraksion për turistët kinezë. Ambasadorja tha se, Shqipëria po shihet si një perspektivë turistike e kinezëve në Europë.
Krahasuar me vendet pranë si Italia, që u vizitua nga 3 milionë kinezë vitin që shkoi dhe Greqia nga 1 milion, Shqipërinë e vizituan 10 mijë turistë kinezë.
“Ne po punojmë që kjo shifër të rritet këtë vit, duke hapur kështu një perspektivë të mirë për turizmin tonë në Shqipëri.
Po punojmë me operatorë turistikë kinezë për njohjen e Shqipërisë dhe të njëjtën gjë po kërkojmë dhe nga operatorët tuaj turistik”, tha ajo.
E pyetur se çfarë turizmi pëlqejnë kinezët në Shqipëri, Ambasadorja tha se prioritet zë ai kulturor me Krujën dhe Gjirokastrën, por edhe natyra e bukur shqiptare.
Kruja pëlqehet për historinë heroike të saj, ndërsa Gjirokastra edhe sepse aty është luajtur filmi “Ngadhnjim mbi Vdekjen”, që kinezët e pëlqejnë dhe gjejnë pika të përbashkëta mes dy popujve.
“Ne jemi për një politikë rajonale përsa i përket turizmit, ku do të përfshihen vendet ballkanike. Turizmi rajonal është më i suksesshëm dhe këtu do të përfitoj përparësi dhe Shqipëria”, tha Ambasadorja.
Është bërë shumë progres në zhvillimin e marrëdhënieve midis dy shteteve tona në fushën e turizmit, vijoi ajo, duke përmendur takimin e dy ministrave të Jashtëm para dy viteve, ku u nënshkrua memorandumi për lehtësimin e procedurave në marrjen e vizave midis dy vendeve. Kjo, sipas Ambasadores, ka rritur më tej shkëmbimet njerëzore midis vendeve tona.
Më tej, Ambasadorja foli për punën e nisur mes operatorëve turistik dhe konsultimet me palën shqiptare që shtetasit kinezë mund të qëndrojnë pa viza deri 90 ditë (1 prill deri në 31 tetor).
Ambasadorja tha se, duhen njoftuar zyrat e kompanive të fluturimit që janë në Kinë për politikat e heqjes së vizave për turistët kinezë që hyjnë në Shqipëri.
Po kështu, pala shqiptare të marrë masa për kalimet në pikat kufitare dhe atë të Rinasit.
“Këto janë disa nga çështjet që po negociohen me palën shqiptare dhe shpresojmë që së shpejti të konsiderohen të zgjidhura në marrëveshjen tonë”, tha Ambasadorja Jiang Yu.(atsh)
Po per perlen me te mrekullueshme te Shqiperise, qytetin e Beratit,monument kulture qe ruhet nga UNESKO, ke degjuar gje zonja ambasadore?
Qytet me arkitekture te tille nuk e gjen ne bote!
Vizitojeni dhe do me jepni te drejte.
Nuk ka asgje Venecia me shume se Berati,pervec ujit dhe gondolave dhurate e natyres e jo e njeriut.
Berati eshte mrekulli e beratasve dhe jo e natyres.
Trena skemi;autobuzat jane skandal si do vi turisti ne shqiperi?
Keta mund te vine , por shume me teper nga Kosova nuk dote vine, fale kjo takses se rruges.
E din shqiptaret se si bejne turizem Kinezet? Ja po ju a them une: Shoferi/autobusi do jene ne pronesi te Kinezeve, dyqanet/ hotelet qe do frekuentojne do kene pronare Kinez, do mundohen sa te kene mundesi ti ju shmangen taksave , edhe do i lene te gjitha mbeturinat rrugeve.
Kinezet vijne te shikojne mundesine per te blere prons dhe per te pushtuar Shqiperine.Kinezet dhe Izraelitet jane mallkim per ne.Te vihet ligji qe mos u jepet pashaporta te huajve dhe e drejta e prones ashtu sic e ka izraeli, tajlanda apo Sri Lanka
Tailanda eshte bordello masaive dhe mos kie merak ti, se fuqia kryesore e izrealit eshte ne amerike dhe jo ne izreal… amerikanet e kane ne dore tashme shqiperine….
nuk ke pse i jep prona kinezeve,m vetem turizem mund te bejne
Po vine te shohin sheshin qe shume shpejt te kthehen te bejne persheshin. Nuk do vonoje kur ata te behen pronar te rendesishem e pak nga pak te krijojne komunitetin e tyre. Hapni syte e shikoni larg, loja ka filluar !!!!!