Nga Kaya Genç, New York Times
Në fillim të këtij viti, Turqia hapi regjistrat e gjendjes civile për publikun, një arkiv monumental ku njerëzit mund të gjurmojnë prejardhjen e tyre që në kohët e perandorisë otomane. Një faqe interneti shtetërore, mes shërbimeve të shumta, tani ofron edhe historikun e prejardhjes familjare me dokumente të regjistruara që në vitin 1882.
Që kur u ofrua ky shërbim, nëpër grupet e WhatsApp-it, nëpër zyrat e kafenetë turke kanë shpërthyer diskutimet për origjinën e gjithësecilit, për emigrimet, përzierjet e etnive dhe pastërtinë e racës. 5 milionë turq u futën te regjistri brenda dy ditëve të para. Interesi ishte aq i madh sa faqja u bllokua. Qeveria u detyrua ta ndalojë shërbimin për shumë ditë.
Shteti turk ka rreth një shekull që u imponon banorëve një ndjenjë të fortë identiteti kombëtar, që përjashtonte praninë e etnive të tjera dhe që theksonte “gjakun e pastër turk”. Bërja publike e të këtyre të dhënave i ka lënë njerëzit pa fjalë. Teksa turqit po nisin të pranojnë ngadalë larminë etnike që ekziston mes tyre, ideja 100-vjeçare e pastërtisë së racës, e krijuar dhe e imponuar nga shteti, ka nisur të shkërmoqet.
Disa turq, sidomos familjet që kanë jetuar për shumë breza në të njëjtat qytete, kanë konfirmuar rrënjët e tyre të thella. Të tjerë duken të stresuar. Një nacionalist turk mësoi se stërgjyshja e tij ishte me origjinë kurde. Një miku im shkrimtar u habit kur pa se stërgjyshi i tij quhej Isak. Një fqinja ime zbuloi se kishte rrënjë europiane dhe vendosi të aplikojë për dyshtetësi.
Identiteti etnik është parë për shumë kohë si çështje që prek sigurinë kombëtare. Shumë armenë të perandorisë otomane vdiqën gjatë dëbimeve të vitit 1915, të tjerët u detyruan të kthehen në myslimanë për të mbijetuar. Ndërrimi i fesë u ruajt si sekret edhe në familje. Shumë nipër e mbesa të krishterësh e kanë mësuar shumë vonë që ishin myslimanë të konvertuar. Shumë turq kanë zbuluar vetëm kohët e fundit që kishin prejardhje armene.
Të dhënat gjenealogjike ofrohen tani për përdorim vetjak dhe tregojnë se sa me kujdes i ka gjurmuar shteti turk të dhënat e qytetarëve në dy shekujt e fundit. “Mësova se origjina e mamasë sime është nga Jerevani”, shkruan dikush në faqen Eksi Sozlik, ku janë lënë me mijëra komente për çështjen në fjalë. “Babai, ndërkohë, vjen nga Gjeorgjia. Jam pa fjalë.”
E majta turke u shqetësua nga interesi i tepërt që u shfaq për origjinën. Ata druajnë se kjo mund të çojë në përçarje e deri në luftë civile. Por kryeredaktori i të përjavshmes armene “Agos” e mirëpriti publikimin e të dhënave. Ai intervistoi një profesor antropologjie që e quajti këtë lëvizje si “revolucionare” dhe “një shenjë serioze normalizimi”, pasi rrëzon imagjinatën e nacionalistëve turq për pastërti etnike. Në fakt, një studim i vitit 2012, në gazetën “Regjistrimet Vit Pas Viti të Gjenetikës Njerëzore”, zbuloi se turqit ishin 38% europianë, 35% nga Lindja e Mesme, 18% nga Azia Jugore dhe 9% nga Azia Qendrore.
Otomanët i zgjidhnin komplekset etnike me atë që quhej “sistemi milet”. Për shekuj me radhë janë lejuar të përdoren ligje të ndryshme për çdo komunitet, për ato myslimane, katolike, greko-ortodokse dhe hebraike. Bashkësitë fetare ishin të lira të bënin biznes, të hapnin shkollat e veta, gazeta dhe spitale, për sa kohë që i paguanin taksa sulltanit. Por në vitet 1830, modernizuesit e Perandorisë Otomanë sollën një koncept nënshtetësie të marrë nga perëndimi e që çoi në rrëzimin e sistemit “milet”. Një grup intelektualësh turq, të njohur si “Otomanët e Rinj”, e kundërshtuan reformën fuqimisht.
Në vitet 1870 grupi paraqiti një koncept të ri për Otomanizmin, duke promovuar një nënshtetësi të vetme perandorake që ndërthurte ligjet islamike me parimet e frymëzuara nga konstitucionalizmi europian. Ata përhapën idenë e nacionalizmit mysliman: sunitët do të ishin identiteti sovran që u jepte lirinë edhe feve të tjera. Nëse humbej karakteri sunit i shtetit, Otomanët e Rinj mendonin se perandoria do të shpërbëhej. Otomanizmi ishte formula e tyre për ta mbajtur të paprekur.
Në fillim të shekullit të njëzetë, kur modernizimi nisi të zhvillohet me hapa më të shpejtë, problemet me komplekset gjenealogjike u shumëfishuan: Xhonturqit, ose Turqit e Rinj, themelues të Republikës Turke, e kthyen nacionalizmin mysliman në një formë nënshtetësie që bazohej te ideja franceze e laicizmit, ku qeveria ishte e ndarë nga ndikimi fetar.
Problemet e komplekseve etnike janë përpjekur t’i zgjidhin edhe me forcë: një zhvendosje masive e popullsive në vitin 1923 solli çnatyralizimin e më shumë se 1.2 milionë grekëve në Turqi dhe të 300,000 turqve në Greqi. Atyre pak grekëve e armenëve që vazhduan të jetonin në Turqi u thanë t’i harronin rrënjët e tyre.
Pas vdekjes së Ataturkut, në vitet 1940, klubet raciste të përhapura nëpër Turqi e çuan edhe më tej nacionalizmin, duke formuar identitetin kombëtar të turqve të pastër. Turqit, sipas tyre, vinin nga fushat e Azisë Qendrore. Kurdët ishin turq që vinin nga malet, ndërsa etnitë e tjera shiheshin si të rrezikshme e të huaja. Si të majtët, ashtu dhe islamikët, e hidhnin poshtë ndërthurjen e modernizmit me një shteti-komb mono-etnik; dhe shteti i Ataturkut i ndëshkonte të dyja grupet. Poeti marksist, Nazim Hikmet, u dënua me 28 vite burg; filozofi dhe poeti islamik, Mehmet Akif Ersoy, ndenji dhjetë vite i dëbuar në Egjipt sepse vuri në diskutim nacionalizmin turk.
Shumë nacionalistë e kanë parë përzierjen e konservatorizmit dhe neoliberalizmit të Rexhep Tajip Erdoganit si kërcënim ndaj identitetit kombëtar turk, që në vitin 2002, kur Partia e tij për Zhvillim dhe Drejtësi erdhi në pushtet. Por qeveria e Erdoganit është lëvduar nga të tjerë për shkak se i ka lejuar historianët të diskutojnë haptazi historinë e armenëve otomanë, si dhe për heqjen e kufizimeve ndaj kulturës kurde.
Me Erdoganin, identiteti kombëtar i bazuar në “racën e pastër turke” është zëvendësuar pak nga pak me nacionalizmin mysliman të Otomanëve të Rinj. Drejtuesit e partisë së Erdoganit besojnë se heqja e përkatësisë fetare dhe etnike nga identifikimi kombëtar i Turqisë do të përsëriste gabimet e Otomanëve modernizues të viteve 1830.
Duke hapur regjistrin e popullsisë për publikun, qeveria turke, ndoshta pa dashur, mund t’i ketë ndryshuar idetë tona për një kombësi të pastër turke dhe ka sjellë fundin e miteve të racës së pastër.
Por koha kur ky regjistër u bë publik është llogaritur mirë politikisht. Me ndërhyrjen ushtarake të Turqisë në Afrin, në veri të Sirisë, dhe me zgjedhjet presidenciale të vitit 2019 që po afrojnë, qeveria turke shpreson të konsolidojë nacionalizmin mysliman si identitet kryesor të Turqisë.
Pra, kjo është mënyra e partisë së Erdoganit për të thënë se nacionalizmi mysliman është ndryshe nga nacionalizmi republikan: me përqafimin e ri që i ka bërë islamit, shteti turk ka aq shumë vetëbesim sa tani i lejon qytetarët të zbulojnë rrënjët e tyre etnike. Turqit mund të jenë krenarë për rrënjët e tyre dhe të gjejnë gjatë kërkimeve arsyet racionale që shpjegojnë veprimet e qeverisë në politikën e jashtme.
Arkivat që ishin mbuluar nga pluhuri u hapën për t’u kujtuar turqve jo vetëm që paraardhësit e tyre vijnë nga një larmi etnish, por edhe për t’u treguar se çfarë zgjerimi ka pasur perandoria otomane, një mbizotërim që dikur përhapej në tri kontinente.(TCH)
Edhe keta beqira njesoj si greket ! Cdo sekonde perpiqen te tregojne “denbabaden-llekun” e tyre. Rrace bastardhesh
Kerkojme me force qe nje regjistrim i tille ,tipo ”sistem miliet” te praktikohet edhe ne Albanistan qe te kathariset njehere e mire sesa jane tourkoshqipfolesit dhe veroshqiptaret[kristianet].
Kjo do te ndalte njehere e mire Ypokrisia-n e shume suniteve or shiiteve te lujne ”shqiptarin”.
Etni e paster Turke?
Eshte paradoksale ky imponim i theksuar i nacionalitetit Turk kur dihet fare mire se edhe vete sulltanet e Turqise pervec nja dy te pareve kishin lindur nga gra te huaja.
Ne Turqine 70 milioneshe Turq te paster mund te kene ngelur shume shume pak, per te mos thene fare. Te tjeret jane te perziere.
Por ne kete rast imponuesve te nocionit Turk u vjen ne ndihme ndarja fetare.
Dihet qe pervec grekeve dhe armeneve popullsia e Turqise eshte islame. HIq kurdet qe jane per Turqit si delja e zeze e kopese, te gjithe te tjeret paveresisht rrenjeve te tyre kosiderohen turq sepse jane myslimane.
Ne kohen e Ataturkut ishte e nevojshme nje lloj ndjenje nacionalizmi per te mbajtur Turqine qe kishte rrezik te shperbehej. Por me vone kjo ndjenje filloi te egzagjerohej gjthnje e me shume. Per cdo kundershtin te politikave te qeverive ne Turqi ata do thonin “Kjo eshte kunder Turqizmez.” A thua se Turqizma ishte nje poce porcelani kinez qe mund te thyhej edhe nga nje ere e lehte.
Dhe pastaj tipa si Erdogani e perdoren dhe po e perdorin per interesa te vetat.
Kush te tha ty se vetem greket dhe armenet jane kristiane ne Turqi!? Po shqiptaret nuk jane edhe kristiane (Fan Noli ishte kristian shqiptar nga Turqia psh) dhe edhe sot ka komunitet shqiptar kristian ne Turqi. Ka edhe sllave kristiane, madje edhe latine kristiane ne Turqi. Ka edhe turq kristiane,apo nuk e di!? Madje ekziston edhe Kisha Orthodokse turke, qe eshte me vehte nga Patriarkana ! Kurdet jane shiite (bektashi) dhe te ndryshem nga “turqit” sunite! Edhe shume shqiptare te Turqise jane bektashi (si kurdet) dhe jo sunite.
Kurdet jane Alevit s’jane bektashi. Alevizmi ashtu si Bektashizmi jane nendege e Shiiteve por Bektashinjte perkundrejt Aleviteve i perkasin ideologjise Sufiste, pra me shpirterore dhe filozofike. Per te tjeret je ne rregull.
Une mora si shembull dy komunitetet me te medha te krishtera ne Turqi. E di fare mire qe ne Turqi ka edhe te krishtere te tjere shqiptare, sllave etj.
Kurdet jane myslimane te sekteve te ndryshme. Ka sunite, ka shiite, ka bektashinj. Ashtu sic edhe shqiptaret e Turqise, ka sunite, ka edhe bektashinj.
Pra, ne komentin tim nuk kishte ndonje pasaktesi persa i perket atyre qe thoni.
Turqit ‘denbabaden’ mund ti gjesh pa bere census fare dhe pa veshtiresi ne Shqiperi.
–
Ne shpirt, mendje dhe zemer ata kane Turqine dhe birazer Erdoganin si hero dhe prijes shpirteror. Nuk mund te ket me turk se kaq.
–
Ata i gjen edhe ne Maqedoni, me shume akoma ketu, edhe pse flasin shqip.
–
Po Turq me besnik dhe te betuar ka ne Kosove, ket province shpirterore te Turqise.
AL-NAKBA beju nje ze miqve te tu qe e quajne veten greke qe te hapin arkivat. Do shikosh se gjysmat do dalin shqiptare dhe gjysma tjeter turq apo aziatike te tjere. Pastaj te shohim se cfare do na thuash ne forumet tona.
Kur do te vije dita te hapen edhe regjistrat ne shqiperi ?
Kur do te vij dita te hapen edhe rregjistrat ne Greqi vellezerit e tyre mysliman ne Ankara i hapen tani mbeten vetem turqit ortodoks te Greqise ti hapin dosjet e tyre qe mbahen te mbyllura ne bodrumet e bytheceve te Kishes …
undefined-se bejne hapjen e arkivave greket e rinj se do dilnin te gjithe me prejardhje nga Azia. Po e bene kete, … adio Hellada… Do mbeteshin vetem shqiptaret si autoktone, ashtu sic edhe jane vertet.
Kur do te vij dita te hapen edhe rregjistrat ne Greqi vellezerit e tyre mysliman ne Ankara i hapen tani mbeten vetem turqit ortodoks te Greqise ti hapin dosjet e tyre qe mbahen te mbyllura ne bodrumet e bytheceve te Kishes …
Historia si shkence eshte e shkruar dhe kush perpiqet te thote apo te mohoje ate,eshte kohe e humbur apo me qellime te keqija qe nuk kane sukses.
Kjo zone ku eshte sot Turqia quhej Ionia nga Greket e Lashte,nje nga rracat Greke bashke me Doret dhe Akejt,ashtu sic quajten kontinentin Asia per nder te motres se Promitheas qe e denoi Zeusi ne malin e Kafkasit ne Gjeorgia.
Prandaj quhet edhe sot deti Ion.
Sa per turq nuk behet fjale per shumice se edhe Ismail Vlora p.sh ne qofte se ishte Epirote (Shqiperia dhe ky term eshte i shekullit te 20te) dhe Orthodhoks per fat te keq,mori gruan Greke,kjo do te thote qe femijte e Tij plot 10te apo femijte e femijve te tij,apo vazhdimi i tyre si familje kane gjak dhe identitet “shqipetare” edhe Greke.
Mos te themi qe edhe Sulltan Murati i 2te e kishte nenen Greke zoti Maelga dhe jo te huaja,apo ste pelqen e verteta.
Imagjinoni ju qe nje kryetare si Sulltani te kishte gjak Greke,po njerezit e thjeshte qe ne ate kohe ishin.rreth 34 milione Greke ne Perandorine e Bizantit.
Ku shkuan rreth 5 milion “shqipetare” ne Turqi,avulluan nga vapa e nacionalizmit Berishian?
Kur themi shqipetare,duhet te kuptojme shumicen e kesaj popullsie te konvertuar nga Epirote Greke Orthodhokse ne myslimane dhe pjesa tjeter mbeti Orthodhoks ne identitet dhe nje pjese e vogel u be katolike nga influenca Austro Italiane, qe sot nga ana ekonomike dhe propaganda e fuqise se Papes po shtohen nga dita ne dite duke e degjeneruar identitetin Epirote.
Fjala ne kete shkrim eshte per etni Turke i dashur, dhe une perdora fjalet “te huaja” ne lidhje me etnine Turke.
Keto gra mund te ishin Shqiptare, Greke, Sllave etj. etj. por ishin tjeter etni nga Turqit. Prandaj edhe une perdora pergjithesuesin “te huaja” per te thene “jo turke”.
Kaq. Mos u hidh perpjete direkt me ofendime.
Turqia perbehet nga mbi 65-70 % ilire , shqiptare !
Te tjeret jane thjeshte dekorative ,pervec 25 milion kurdeve .
Ilyre dhe Epirote po zoti DETARI i Atllantidhes,por jo Shqiletare.
Ilyret jane pjese e historise dhe Mithollogjise Greke dhe si te tille adhuronin Perendite Greke dhe Pellazge.
Shqipetaret myslimane qe jane shumice,kane patur emra Orthodhoks para Osmaneve dhe u bene myslimane nga Emrat,Besa,Festat,Ndergjegja,prandaj kush nuk u myslimanizua d.m.th u be turk luftoi me Greket per nhe Epir dhe Ilyri.
Nuk mund te shpjegohet qe te gjitha Toponimet e Lashta Ilyre dhe Epirote i kini ndryshuar ju Sulejmanet tradhetare dhe pusht- ues.
Te ben pershtypje qe Sulejmanet nuk duan ta quajne veten Epirote te Vorio Epirit ashtu sic e kishte krenari “Heroi” i tyre Prijesi i Epirit Kastriotis.
Turq,greke,shqiptare,kurd apo sllave,rendesi,
te jene njeres.