VIDEO: Stacioni hapësinor kinez godet Tokën me 27 mijë km/h pranë brigjeve të Tahitit

3 Prill 2018, 15:44Lifestyle TEMA

Stacioni hapësinor kinez Tiangong 1 i dalë jashtë kontrolli u përplas me Tokën me 27.000 km/h në det të hapur, pranë brigjeve të Tahitit sot në mëngjes por u shpërbë kryesisht pasi hyri në atmosferën e planetit.

Rënia e stacionit hapësinor nëntë tonësh ka qenë subjekt spekulimesh shkencore për muaj të tëra për shkak të frikës së disa pjesa të mëdha të tij mund të binin pranë qendrave të populluara.

Ekspertët nuk kishin qenë në gjendje ta parashikonin se ku do të binte instalimi që kishte madhësinë e një autobusi shkollash, por në fund ai hyri në atmosferën e Tokës mbi Paqësorin e Jugut.

Mjeti u rikthye në atmosferë pas mesnatës, më saktësisht ne orën 8.15 me orën e Pekinit, por pjesa më e madhe e tij u dogj gjatë rikthimit, bëri të ditur zyra kineze e Inxhinierisë Hapësinore.

Disa minuta përpara se të binte, parashikimi më i përafërt kishte përllogaritur se mjeti do të binte në detin pranë San Paolos dhe Rio de Zhaneiros në Brazil.

Specialistët amerikanë në Joint Force Space Component Command thanë se kishin përdorur teknologji të analizës orbitale për të konfirmuar ri-hyrjen e Tiangong-1.

Astronomi Jonathan McDowell, nga Qendra Harvard-Smithsonian shkroi në Twitter se stacioni hapësinor ka rënë në veriperëndim të Tahitit. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje