Pas urdhërit të Trump, SHBA "blindon" kufirin me Meksikën

7 Prill 2018, 14:54Bota TEMA

Trupat amerikane do vendosen në kufirin meksikan si pjesë e planit të presidentit Donald Trump për të ndaluar emigracionin e paligjshëm dhe trafikun e drogës.

Shteti i Teksasit është i pari që ka vendosur trupat e Gardës Kombëtare në kufirin me Meksikën, shkruan BBC.

“Sonte, trupat e Gardës Kombëtare po vendosen për të mbështetur misionet e sigurisë kufitare përgjatë kufirit jugperëndimor të SHBA“, tha të premten në mbrëmje në një deklaratë të përbashkët e Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kirsten Nielsen dhe Sekretari i Mbrojtjes James Mattis.

Një zëdhënës i Gardës ka deklaruar se 250 persona do të dërgohen për të patrulluar zonën brenda 72 orëve.

Vendimi u mor pas një thirrjeje nga ana e presidentit Donald Trump për “të dërguar 4000 trupa të Gardës Kombëtare për të siguruar kufirin me Meksikën deri në ndërtimin e një muri kufitar”.

Arizona ka planifikuar të vendosë 150 trupa në kufirin me Meksikën javën e ardhshme.

New Mexicos dhe Kalifornisë u është kërkuar gjithashtu të ndërmarrin veprime të ngjashme me Teksas dhe Arizona.

Zyra e New Mexico, e guvernatores Susana Martinez tha të premten se ajo ende nuk kishte vendosur ndonjë anëtar të Gardës dhe nuk u përgjigj nëse do të jetë pjesë e këtij plani apo jo.

Ndërsa zyra e Kalifornisë e guvernatorit Jerry Brown nuk iu përgjigj pyetjeve nëse do të dërgonte trupa.

Gjithësesi kjo do të jetë më e ulët se numri anëtarëve të Gardës Kombëtare që ish-Presidenti Xhorxh W. Bush dërgoi në vitin 2006, pasi ishin 6,000 gjatë një tjetër operacioni të sigurisë kufitare, por është mëshumë se numri anëtarëve të Gardës, që Barack Obama, dërguan në 2010, pasi në një operacion të njëjtë ai dërgoi 1,200 trupa.

Por pas këtij vendimit të Shtëpisë së Bardhë, ka reaguar edhe presidenti i Meksikës I cili ka dënuar atë që ai e quajti “qëndrime kërcënuese ose pa respekt” nga Donald Trump.

Në një deklaratë për mediat para kombit, Enrique Peña Nieto, tha se problemet reale të homologut të tij amerikan mund të qëndrojnë më afër shtëpisë së tij se sa tek ne. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje