Valéry Giscard d’Estaing është një nga arkitektët e Bashkimit Europian.
Ish-presidenti i Francës në vitet 1974-1981 është sot 92 vjeç.
Ai flet dhë lëviz më ngadalë se në kohën kur drejtonte Francën, por ka ende dëshirën për t’i dhënë formë të ardhmes së kontinentit të vjetër.
Ai thotë se aktualisht nevojitet një rifillim i Unionit, i cili duhet të ecë përpara me më pak vende.
“Ne e krijuam zonën ekonomike europiane nën Jack Delors dhe monedhën e përbashkët me Helmut Schmidt”, kujton ai.
“Duhej të kishim vazhduar më tej, por ndaluam në vend.
Ndaluam në gjysmën e rrugës”, shprehet Giscard.
Gjatë presidencës së tij, Franca dhe Gjermania ngritën sistemin monetar europian dhe përgatitën terrenin për një treg me monedhë të përbashkët.
Në atë kohë u ngrit edhe Këshilli Europian, i cili konsiderohet sot si institucioni më i rëndësishëm në Bruksel.
Po ashtu, gjatë drejtimit të Giscard-it, anëtarët e Parlamentit Europian u zgjodhën direkt për herë të parë.
Ai më vonë drejtoi hartimin e një kushtetute për BE-në, e cila u hodh poshtë nga votuesit francezë në një referendum të vitit 2005.
Për Giscard, hapi më i madh përpara i BE-së ishte ai i vitit 1992, me Traktatin e Maastricht-it, në të cilin u hodhën themelet e euros dhe shtrirjes së bashkëpunimit mes vendeve europiane.
Por për Giscard, gjërat kanë ndryshuar shumë që atëherë. Bota ka ndryshuar, por Europa nuk ka ecur përpara.
“Në kohën kur u firmos traktati, Kina nuk ishte kaq e rëndësishme sa është sot dhe SHBA-të ishin të lidhura me Europën.
Ne kishim një politikë të përbashkët tregtare”, tregon ai.
Sipas ish-presidentit francez, sot Blloku ndodhet në një konfuzion të thellë, sepse është i dobët dhe burokrat, ndërsa metodat tradicionale janë jashtë loje dhe nuk prodhojnë më rezultate.
Giscard thotë se Europës i duhen ide të reja për të nxitur trajektoren e rritjes në një botë që ndryshon çdo ditë.
Ai do të propozojë një grup të ri avokatie, të quajtur Re-imagine Europa.
Puna e këtij grupi, në bordin e të cilit përfshihen kreu i OECD-së, José Ángel Gurría dhe ish-kryeministri holandez Wim Kok, do të fokusohet në vizionin e Giscard-it për një “bërthamë më të fuqishme” të vendeve të BE-së.
Giscard ngul këmbë në modernizimin e sistemit fiskal të Europës.
“Nuk është çështja t’i vendosim në të njëjtën vijë sistemet e taksave, por t’i zëvendësojmë ato.
Ne duhet t’u kthehemi koncepteve më të thjeshta. Sistemet e taksave në BE janë të trashëguara nga shekulli XIX.
Ato janë të ndërlikuara dhe të ngarkuara me borxh”, thotë ai.
Një tjetër problem që sipas tij rëndon mbi Europën është emigracioni.
Giscard thotë se emigracioni në Europë lidhet me rritjen e popullatës globale.
Numri i emigrantëve do të rritet, ndërkohë që Europa e ka arritur kapacitetin pritës.
Ai propozon që BE-ja duhet të marrë në konsideratë idetë e përfshira në draftin e tij kushtetues për BE-në, si reduktimi i numrit të komisionerëve, shkurtimi i burokracisë apo lënia e disa çështjeve në dorën e qeverive të shteteve.
“Bashkimi Europian e la veten të merret përpara nga ambicia sepse e pa veten si qeveria e Europës.
Nuk është e tillë. Për momentin, Europa nuk ka qeveri të sajën”, thotë ai.
I pa afte, perfitues dhe hipokrit.
Ky ishte ai debili qe futi dhe Greqine ne BE, vetem se greket i benin xhiro me jaht e qerasnin me xaxiqe e femra. Eshte legjendar fjalimi ketij qe bindte Gjermanet skeptik sepse Greqia poturecjerr duhet te futej se mitologjia, perallat, legjendat etj etj. Tani qe ndodhi kriza greke, thha ‘ beme shume gabim qe e futem Greqine, sepse nuk e meritonte’. Ishte gabim fatal-tha. Cudi si nuk ka vdekur.
Po pse , more idiot , Arrza , Greqia na qenka problemi i vetem i Evropes ? BE -ja eshte e krimbur nga burokracia , e kercenuar nga kriza ekonimike , e kercenuar seriozisht nga emigracioni islamik , qe nuk ishte parashikuar , ndersa kriza greke eshte me e pa rendesishmja nder problemet . Ne te gjitha vendet me te rendesishme te BE-se , jane kryer atentate nga jashtetokesoret e kriminelet islamike . Ne vendet te ndryshme evropiane , po fitojne partite antiislam : ne Hungari , ne Austri , Poloni , Itali , Slloveni , Çeki , Sllovaki , ne vendet nordike , ne France per pak fitoi Le Pen , ne Gjermani Merkel fitoi ngushte sa mezi krijoi qeverine ne 8 muaj (per shkak te emigracionit myslyman sirian) , kudo ne Evrope , qeverisen te djathtat radikale . Dhe ty budalle , te paska shqetesuar Greqia .
Ja dhe nje debil tjeter. Ku e pe ti qe thashe qe Greqia eshte problemi i vetem i Europes? Greqia sigurisht s’eshte problemi i vetem i BE, por eshte nder te paret probleme qe kane hapur. Duke futur Greqine ne BE, me peralla per ‘ vendin e demokracise’, ne fakt Europianet filluan plejaden e nje varg iluzionesh. Nese keta ‘themeluesit’ do ishin me te zgjuar me ato 380 bilion euro qe kane hedhur ne vrimen e zeze greke, kishin ringritur gjithe kontinentin e Ballkanit dhe forcuar ekonominine e gjithe shteteve Ballkanike. Greqia do ishte akoma vend kandidate duke u perpjekur te arrinte standardet dhe nuk kishte aq fluks ( meqe zure ne goje emigrantet) emigrantesh, qe do vinin nga ky vend. Ekstremet e djathta ne Europe u celen gjate krizes greke dhe lulezuan me vershimin e emigranteve.
Sidoqofte, une argumentin mbi Greqine e perdora, per te treguar qe te tille njerez qe futen nje shtet kallp si Greqia ne BE, nuk duhet te kene te drejten te japin mend. Jane vendimet e tyre te gabuara, qe e kane cuar Europen aty ku eshte.
nuk perjashtohet opcioni qe krejte ballkanin apo ish ilirin qe me vonë e nominuan ballkan,ta perjashtojn nga unioni evropian.
Gteqin 2 -3 her ka thene gjermani se me bogjet saja duhet larguar nga zona euro,por ftanca dhe plakushja me origjin greke mretesha sogia e spanies e shpetuan grekun fukara,se gjermania spias analist zviceran paguan per ndihma greqis,80% te parave.
a turqia as qe guxon te endrrojn te hyjne ne e evrope,se urrehet brutishte nga gjithe e evropa.
po fati i shteteve sunite shqiperi kosove,cili eshte.
Mire thuj keti plakut beje sa me te vogel Evropen se pjesen tjeter e merr Rusia dhe shikoje pastaj…
KUR ECEN NE RRUGE TE PASHKELURA PATJETER QE KA GABIME. E RENDESISHME ESHTE QE ATO TE JENE TE VOGLA, MESON SI T’I RREGULLOSH DHE ECESH PERPARA PER REALIZIMIN E QELLIMIT PERFUNDIMTAR, E GJITHE EUROPA E BASHKUAR.