Dëshmitë e mbledhura në Kili në lidhje me rastet e pedofilisë nga ana e klerit katolik më bënë të ndihem i turpëruar dhe të kem dhimbje. Kështu u shkruan Papa Françesku peshkopëve kilianë pas verifikimeve të kryera nga i dërguari në Kili, monsinjor Charles Scicluna.
Papa ka vendosur t’i thërrasë peshkopët kilianë në Romë për të dialoguar mbi konkluzionet e këtij verifikimi të kryer atje.
“Jam vënë në dijeni për gabime e rënda dhe në mënyrë të veçantë për mungesën e informacionit të vërtetë e të ekuilibruar. Që sot e tutje, kërkoj falje për të gjithë ata që mund t’i kem fyer dhe shpresoj që në javët e ardhshme të më jepet mundësia ta bëj sërish këtë në takimet me përfaqësues të personave të abuzuar”, tha Papa. (TemA TV)
JUVE Shenjteri ju turperojne por pa shiko prifterinjte greke qe homoseksualitetin e kane ne rend te dites. Patriarkana si denim i denim te gjithe ne malin athos dhe mohon cdo gje