“Shef i mafias”, ish-kreu i FBI-së shpërthen ndaj Trumpit. Zbulon sekretet e punës me të

13 Prill 2018, 08:41Bota TEMA

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey në librin e tij më të ri e akuzon presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump se është “joetik” dhe është i pavërtetë, duke e krahasuar atë me një “shef të mafias” që kërkon besnikëri absolute nga vartësit e tij.

Në librin i cili pritet të dalë në shtyp më 17 prill, por që disa media amerikane kanë arritur ta sigurojnë atë, Comey, të cilin Trump e shkarkoi rreth një vit më parë, thotë se presidenti amerikan jeton në një “realitet alternativ” dhe përpiqet që t’i tërheq aty të gjithë përreth tij, ka raportuar Washington Post.

Comey ka shkruar se takimet me Trumpin i kanë rikthyer në kujtesë ““karrierën time të mëparshme si prokuror kundër organizatave mafioze”.

Comey ka shkruar se sipas tij, Trump nuk e ka ndenjën e asaj se çfarë është e drejtë dhe çfarë e gabuar, ka raportuar New York Times.

“Presidenti është joetik dhe nuk është i lidhur për të vërtetën dhe vlerat institucionale”, ka shkruar ai.

“Udhëheqja e tij është transanksionale, e shtyrë nga egoja dhe lidhet me besnikërinë personale”, ka shkruar me tej Comey. REL

1 komente në ““Shef i mafias”, ish-kreu i FBI-së shpërthen ndaj Trumpit. Zbulon sekretet e punës me të”

  1. Zigur Qarri says:

    Udheheqje transaksionale,egoiste,besnikeri personale dhe jo institucionale!
    E nejta diagnoze qe vuan Berisha dhe Rama!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje