Putin refuzon Vuçiçin, nuk e fton në ceremoninë e inagurimit

12 Prill 2018, 16:28Bota TEMA

Një barometër politik i qartë ka dhënë sot treguesit në Beograd.

Vladimir Putin nuk e ka ftuar aleatin më të ngushtë në Ballkan, presidentin e Serbisë, në ceremoninë e inagurimit të mandatit të tretë në krye të Kremlinit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Vuçiç, i cili tha se do të shkojë në Ankara më 7 maj i ftuar nga Erdogan dhe pasnesër në Berlin i ftuar nga Angela Merkel.

Sipas gjasave, axhenda e fundit ka qenë fatale për ftesën nga Kremlini.

“Nuk kam marrë ftesë nga Putin, do të shkoj në Ankara më 7 maj”, tha Putin sot në Kragulevac për gazetarët.

7 Maji është dita kur zhvillohet ceremonia e Putin në Moskë.

I pyetur në lidhje me vizitën që do të zhvillojë nesër në Berlin, Vuçiç tha se “Gjermania është partneri më i rëndësishëm i Beogradit” dhe shtoi se negociatat me Merkel nuk do të jenë të lehta. (tesheshi)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje