Paralajmërimi i gjeneralit Clark për Ballkanin: Është para shpërthimit, SHBA e BE duhet të jenë të angazhuara

12 Prill 2018, 10:03Bota TEMA

Gjenerali në pension Wesley K. Clark është një ish-komandant suprem i NATO-s. Ai është një anëtar i lartë në Qendrën Burkle UCLA për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe CEO i Wesley K. Clark & Associates.

Por Clark i është rikthyer edhe njëherë Ballkanit ku nëpërmjet një shkrimi të publikuar në “The Washington Post“, ka porositur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian që të veprojnë për ta parandaluar konfliktet në Ballkan dhe ndikimet nga Rusia dhe Trurqia.

Ai thotë se për më shumë se dy dekada ka punuar me Richard Holbrooke dhe ekipin tonë për të negociuar një fund të luftës në Bosnje. NATO dislokoi dhe më pas veproi për të ndaluar pastrimin etnik serb në Kosovë.

“Sot, tre shtete të Ballkanit Perëndimor (Kroacia, Shqipëria dhe Sllovenia) janë bërë anëtarë të NATO-s. Kroacia dhe Sllovenia janë bashkuar me Bashkimin Evropian.

Kosova tani është një vend i pavarur. Shumica e amerikanëve dhe evropianëve kanë hedhur mentalisht këtë konflikt brutal si një problem të zgjidhur. Fatkeqsishtë, kjo nuk është fare e vërtetë.

Zvarritja e konflikteve politike mbi karakterin etno-fetar të këtyre kombeve vazhdimisht kërcënon të metastasizohet në krizat kombëtare dhe rajonale, duke e bërë rajonin një objektiv kryesor për ndërhyrjen nga fuqitë e huaja.

Një përzierje e ndezshme e qeverisjes së dobët, stagnimit ekonomik dhe institucioneve të dobëta demokratike ka lënë një minoritet të vogël, por të rëndësishëm, të prekshëm nga rekrutimi i xhihadistëve të dhunshëm.

E gjithë kjo e lë rajonin të hapur për shfrytëzim nga organizatat terroriste dhe ndërhyrjet nga të huajt, duke përfshirë Rusinë, Kinën dhe Turqinë” ka shkruar Clark.

Për ti bërë edhe gjërat më keq, thotë ish-komandanti suprem i NATO-s, rajoni po vuan nga neglizhenca e demokracive që kanë qenë vendimtare në ndaljen e luftërave në Jugosllavi.

Duke besuar se e ardhmja demokratike e Ballkanit është në BE, Shtetet e Bashkuara në masë të madhe ia kanë dorëzuar Brukselit përgjegjësinë për zhvillimin politik, institucional dhe ekonomik të rajonit.

Megjithatë, inercia politike brenda BE-së e ka mbajtur Bosnjës, Serbinë, Malin e Zi, Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë duke pritur. Dhe, përderisa Shtetet e Bashkuara dhe Evropa po flenë, fuqitë e tjera po veprojnë.

Gjenerali i pensionuar amerikan, thekson se Kremlini po e rrit vazhdimisht ndikimin e tij, ndërkohë, Turqia dhe shtetet e Gjirit po investojnë shumë në Ballkanin Perëndimor, ndërsa Arabia Saudite dhe fqinjët e saj të Gjirit kanë përqendruar kontributet e tyre në mbështetjen e organizatave fetare, duke ndërtuar xhami të reja dhe duke ofruar udhëzime fetare për imamët lokalë. Gjithashtu edhe Kina gjithashtu po përpiqet të shtrijë ndikimin e saj në rajon.

“Është e qartë se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa duhet të mbeten të angazhuara në Ballkanin Perëndimor – me një theks të veçantë në forcimin e institucioneve demokratike, në mënyrë që qeveritë të mund të adresojnë nevojat e qytetarëve të tyre”, ka shkruar Clark.

Por gjenerali ka paralajmëruar se një zonë e tregtisë së lirë në Ballkanin Perëndimor, e propozuar nga udhëheqësit e rajonit, mund të jetë një hap në drejtimin e duhur. Por, një iniciativë e tillë nuk duhet të shikohet si zëvendësim i garancive të mundshme që do t’i ofronte NATO-ja dhe BE-ja.

Një udhërrëfyes serioz për anëtarësim në BE do t’i ofronte vendeve të rajonit shtysën e nevojshme për të bërë reforma të nevojshme politike dhe ekonomike, për të rritur bashkëpunimin e tyre, dhe për të adresuar tensionet ndëretnike në rritje.

Në fund të shkrimit të tij, gjenerali Clark shprehet se ne kemi shumë mjete në dispozicion për të shmangur destabilizimin e afërt të Ballkanit Perëndimor. Le të sigurohemi që të mos e çojmë dëm investimin e jashtëzakonshëm që kemi bërë në këtë rajon të ndjeshëm, dhe të përtërijmë angazhimin tonë për t’i ndihmuar demokracitë e reja që të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

/The Washington Post- TemA TV/

5 komente në “Paralajmërimi i gjeneralit Clark për Ballkanin: Është para shpërthimit, SHBA e BE duhet të jenë të angazhuara”

  1. beni says:

    Ky esht total i falimentuar bën prapaganden e klintonit!!!

  2. s'kam ç'bej says:

    Gjenerali qe Sali Berisha, ne kembim, i dha naften e Shqiperise. A moj dynja ku na mblodhe me keto gjera.

  3. sektor says:

    foli ky me llafe tbukra per te mbuluar pislleqet amerkone ne ballkan
    ballkani asht ba dashnorja juaj
    sidomos shqypnia e ju tallni trapin

  4. sektor says:

    foli ky me llafe tbukra per te mbuluar pislleqet amerkone ne ballkan
    ballkani asht ba dashnorja juaj
    sidomos shqypnia e ju tallni trapin

  5. Clark Gable says:

    Clark Wesley i punesuar me honorare si keshilltar ne qeverine Haradinaj …… me bizneset e veta ne fushen e energjutikes dhe nentokes ne Kosoven (qe e desh aq shume) eshte ne merak !!!!!! Nuk ka hallin e Ballkanit (se si rruhet shume ) por eshte i shqetesuar se bizneset e tij ne Kosove nuk po shkojne vaj , siç i kishin premtuar Thaçi dhe Haradinaj !!!! “Marçelot “…. kupto mashtruesit , i premtuan ti jepnin lejen per shfrytezimin e nentokes Kosovare , per hidrokarbure Clarkut , por pastaj kur kuptuan se kishin bere gabim ne perqindje-fitimin nderruan mendje . Keshtu kuptohet “shqetesimi” i Wesley-t Clark per “Ballkanin” dmth biznesin e tij .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. s
    sex ロボット

    ラブドール販売 普段よりも小さいダッチワイフを活用するアプローチESドールを購入したクライアントのセンセーションダッチワイフを購入して性生活を整える実用的なダッチワイフを購入するダッチワイフを愛する男は240体の品揃え!

    Përgjigjjuni
    1. 1
      140cm ラブドール

      ダッチワイフ 本物のラブドールで喜びの不安を克服する方法は?トップ7のセックス人形のレンタルまたは購入切断されたセックスショップセクシーな本物のセックス人形の監査–SexyRealSexDolls.comレビューセックス人形に対する男性の愛情はますます深くなっています

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje