UEFA dënon Tiranën: Mban shpërblimin 215 mijë eurosh

16 Prill 2018, 19:04Sport TEMA

Në një vendim të muajit mars, por të publikuar vetëm së fundi në faqen zyrtare të organizmit më të lartë drejtues të futbollit europian, UEFA, mësohet se ekipit të Tiranës nuk do t’i akordohet shpërblimi prej 215 mijë eurosh që i takonin si pasojë e pjesëmarrjes në raundin e parë kualifikues të Europa League, vitin e kaluar.

Shkak për këtë vendimmarrje të UEFA-s është bërë gjetja e parregullsive nga ana e klubit të kryeqytetit në përmbushjen e rregullave të licencimit për pjesëmarrje në kupat e Europës.

Lajmi i keq vjen vetëm dy ditë pasi Tirana siguroi edhe matematikisht ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar, pasi mposhti Pogradecin, në një ndeshje të vlefshme për Kategorinë e Parë, të shtunën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje