Cambridge Analytica ka “gisht” edhe në Brexit

17 Prill 2018, 11:25Bota TEMA

Ligjvënësit britanikë publikuan dje të dhëna që tregojnë se grupi që ka punuar në fushatën për Brexit ka përfituar nga kompania Cambridge Analytica.

Nigel Oakes, themeluesi SCL Group, kompania kryesore e lidhur me Cambridge Analytica, ka thënë se kjo e fundit ka punuar për fushatën e largimit të Britanisë nga BE-ja.

Oakes është shprehur në komision parlamentar se “nuk ka pasur kontrata dhe pagesa”, por është punuar për të treguar aftësinë e kompanisë. Ndërsa një zyrtar i fushatës Leave (largimi nga BE), Andy Wigmore është shprehur se në funksion të kësaj fushate u përdorën metodat e Cembridge Analytica.

“Fushata Largohu nga BE-ja ka përfituar nga puna me Cambridge Analytica para se të shpallej si fushatë zyrtare për referendum”, ka thënë përmes një deklarate drejtuesi i Komitetit për Kulturë, Media dhe Sport, Damian Collins.

Cambridge Analytica u gjet në qendër të vëmendjes botërore pak javë më parë, pasi u zbulua se kishte marrë të dhënat e miliona përdoruesve të Facebook-ut pa lejen e tyre, pasi ishte punësuar nga Donald trump për fushatën elektorale të vitit 2016, që i dha postin e presidentit të SHBA-ve.

Po ashtu, e njëjta kompani po verifikohet lidhur me përfshirjen fushatën për referendumin e vitit 2016 kur britanikët votuan për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, një lëvizje e parë nga kritikët si një gabim historik kolosal, por nga admiruesit si një rivendosje jetike e sovranitetit britanik. / REUTERS / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje