Jashtë kostumit të politikës, Kodheli përlotet: Babai porosiste....

20 Prill 2018, 08:34Sociale TEMA

Jashtë petkut të politikës, Kodheli foli për jetën e saj private dhe tregoi më shumë për familjen.

Gjatë emisionit, si e ftuara e radhës te “Rudina”, ish Ministrja e Mbrojtjes aktualisht kreu i Komisionit parlamentar te Ligjeve Mimi Kodheli.përjetoi dhe një moment mjaft emocionues pasi lexoi faqen e parë të ditarit të babait të saj.

Kujto, gjithmonë kujto se jeta është një luftë në të cilën fiton herët a vonë ai që është i ndershëm i drejtë dhe punëtor”, ishte një këshillë me të cilën i ati kishte përfunduar faqen e parë të ditarit.

“Babai im ishte një djalë talentuar, mendjehapur megjithëse jetonte në një epokë të vështirë.

Është shumë emocionuese, unë kam patur një lidhje shumë të veçantë me të edhe ajo gjë që s’mund të kaloj pa u vënë re është ajo që ai thotë në fund: ‘Kujto që në jetë fiton ai që është i ndershëm dhe punëtor’.

Kjo është edukata që familja më ka dhënë”,- tregoi Kodheli me sytë e mbushur me lot.

Sakaq, tregoi se baba ii saj ishte ndarë nga jeta në moshën 50-vjeçare, dhe për të ishte ndër ngjarjet më të dhimbshme të jetës së saj.

3 komente në “Jashtë kostumit të politikës, Kodheli përlotet: Babai porosiste….”

  1. Lili says:

    Boobooo e ndershme Mimi?tregona pak si u bere millionere me nder,vetem me rroge te Shtetit.
    Turp je,ne cdo aspekt.

  2. Dn says:

    Perlotet se eshte me kilometra larg keshillave qe baba i ka dhane.

  3. Star says:

    Mos e permend Ate se Ai me siguri eshte ne parriz dhe nuk e ka nevojen e ketyre ne kete bote. Eshte ne lumnine e perjetshme. Kujto me ndergjegje vetem veprimet e tua, kryesisht ato me radaret ne kohen kur drejtoje Min Mbrojtjes. Kerkohet vetem rrefim te pakten ne mbrendesi te ndergjegjes, sinceritet dhe jo alibi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje