Vettingu shkarkon prokuroren e parë: Nuk justifikon pasurinë

20 Prill 2018, 09:36Kronika TEMA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (Vettingu) ka përjashtuar nga sistemi i drejtësisë prokuroren e parë.

Ajo është prokurorja e Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani.

Prokurorja nuk justifikonte pasurinë.

Besa Nikëhasani sipas KPK, nuk justifikon dy apartamente, dy garazhe dhe një makinë fuoristradë Toytota Landcrusie me vlerë rreth 20 mijë euro.

Një nga apartamentet e prokurores që nuk justifikohet ndodhet në Tiranë, tjetri në Lezhë.

Në seancën e kaluar prokurorja deklaroi se familja kishte borxhe dhe se pasurinë e kishte vendosur në mënyrë të ligjshme, ashtu sikur pretendonte edhe ILDKP, por KPK e rrëzoi duke e përjashtuar.

Skeda e pasurisë së prokurores Nikëhasani

Nikëhasani ka një karrierë të gjatë në Prokurorinë Shqiptare. Ajo fillimisht është emëruar prokurore në vitin 1993 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Që nga viti 2004 ajo mban pozicionin e prokurores së Apelit në Shkodër.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurores Besa Nikëhasani nga viti 2003 deri në vitin 2015. [Kliko këtu për skedën në PDF]

Ky raport është prodhuar pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara tregojnë që prokurorja Nikëhasani nuk zotëronte pasuri në vitin 2003, ndërkohë që në vitin 2015 ajo shfaqet me një pasuri familjare prej 18.1 milionë lekë.  Rritja mesatare vjetore e pasurisë familjare të Znj. Nikëhasani llogaritet në 1.5 milionë lekë.

Të ardhura kryesore familjare të krijuara gjatë periudhës deklaruese kanë si burim kryesor pagën e subjektit nga funksioni dhe pagën e bashkëshortit , që zënë respektivisht  51.7 % dhe 27.6 % e të ardhurave totale të familjes Nikëhasani. Një pjesë të rëndësishme tek të ardhurat familjare të subjektit bën pjesë dhe një vendim gjyqësor për shkarkim të padrejtë nga detyra të bashkëshortit ë prokurores, Aleks Nikëhasani, me vlerë 2.1 milionë lekë, si dhe fitimi nga shitblerja e pronave dhe automjeteve.

Bashkëshorti i subjektit ka blerë në vitin 2006 një automjet tip Benz 200 me vlerë 700 mijë lekë, dhe pasi e ka përdorur për katër vite e ka shitur për 800 mijë lekë në vitin 2010.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që janë identifikuar gjatë kontrollit. Nga 12 deklarata pasurie që iu nënshtruan kontrollit aritmetik-logjik, tre deklarata rezultojnë me probleme me një vlerë të pajustifikuar prej 4 milionë lekësh. Një tjetër flamur i kuq i indetifikuar nga analiza e deklaratave lidhet me mospërputhjen e gjendjes ‘cash’, pasi gjendja e akumuluar nuk përputhet me shtesat dhe pakësimet e deklaruara vit pas viti.

Gjithashtu origjina e asetve nga të cilat Znj. Nikëhasani deklaron fitime nga shitja ose qiradhënja është e paqartë.

Në lidhje me të ardhurat që përfiton nga qiraja e lokalit në Lezhë me vlerë 400 mijë lekë dhe 480 mijë lekë (përkatësisht në vitin 2014 dhe 2015) sipas kontratës dt. 05.03.2014 të objektit me sip 150 m2, zona kadastrale ___ , nuk rezulton që ky objekt me këto të dhëna të jetë deklaruar nga subjekti në deklaratat e pasurisë.

Ne vitin 2010 ka deklaruar shitjen e një toke ne emër te vjehrrës me sip.2040 m2 në shumën 500 000 lekë, të padeklaruar më parë. Nga të dhënat e deklaratës së vitit 2004 ka deklaruar tokë me sip.4500 m2 nga e cila është shitur 3000 m2. Pra sipërfaqja e ngelur është 1500 m2 dhe nuk mund të jetë e njejta tokë që është shitur në vitin 2010.

Deklarata e pasurisë për vitin 2003

Deklarata e pasurisë për vitin 2004

Deklarata e pasurisë për vitin 2005

Deklarata e pasurisë për vitin 2006

Deklarata e pasurisë për vitin 2007

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

(TemA)

7 komente në “Vettingu shkarkon prokuroren e parë: Nuk justifikon pasurinë”

  1. Bardhok Plani says:

    Po Granit Shahun kur do e vetting-oni??!!

  2. Harilla says:

    Sa do te hetohet mbi prokuroret,gjyqetaret dhe politikanet e korruptuar,kurre nuk ka per te dale 100% ne sheshe shuma e vjedhur ,se ata kane ditur ti mbulojne vjedhjet,se jane hajdute me shkolle.

  3. Shqiponja says:

    Shkarkimi eshte nje mase e pjeshme, qe te formohet pazell i plote dhe te shkoj cdo kush qe ka bere pasuri me metoda kriminale dhe korupsioni ,te shkojne ne burg , dhe te filloj sekuestrimi i menjehershem i pasurise qe nuk i takon ta kete ………keshtu dhe vetem keshtu vettingu eshte i kuptimplot, te tjerat jane ………bla bla bla , i kerciti ish prokurores qe e shkarkuan, te dhembi , tja sekuestrojne te gjitha , dhe pastaj ceshtja e saj ti kaloj gjykates penale dhe te mare rrugen qe i takon ……….. kaq e thjeshte eshte

  4. Be vezhgues je lodhur kot o bole .. Arrestimi dhe sekuestrumi pasurie do te behet nga institucionet e reja te drejtesise qe do te ngrihen mbas vetinngut o loqe dhe jo nga komisioni vetingut sepse nuk e ka tagrin ligjor. Kete e kane marre vesh dhe kalamjte. Sa per vetingun e politikaneve o pall k duhet te dish qe ate lloj vetingu do ta beje spaku qe do te ngrihet posacerisht per kete arsye do rrosh dhe do shohesh o kokrra e boles . Mos shkruaj ka” lliqe kot here tjeter . Gjithcka fillon nga drejtesia , ajo vendos per padrejtesite qe behen si nga qytetaret si nga politikanet o k’r me zile

  5. vito says:

    MIR qe e hoqet , po parat e vjedhura do ja konfiskoni apo jo.

  6. vito says:

    MIR qe e hoqet , po parat e vjedhura do ja konfiskoni apo jo.populli do paret mrapç.

  7. ben says:

    BE Vezhgues-Po ne BE a i fusni ne burg njerezit pa i gjykuar?
    Kjo qe ka bere komisioni vetingut eshte hapi i pare. I takon prokurorise te ngreje akuza per korrupsiion.
    Tahiri eshte nen hetim dhe do arrestohet po u provuan akuzat ndaj tij. Ne te kunderten ai eshte qytetar i lire si cdokush tjeter. Keto jane rregullat e demokracise. Me sa duket zotrote nuk je cliruar akoma nga metodat komuniste te Enverit qe arrestonte njerezit dhe i denonte pa faktuar shkeljen e ligjit prej tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje