Ish-kryeministrit i vjedhin shtëpinë: Më morën kujtimet e një jete

22 Prill 2018, 15:43Bota TEMA

Shtëpia e ish-kryeministrit Romano Prodi ka rënë pre e hajdutëve. Duke përfituar nga fakti që Prodi dhe bashkëshortja e tij ndodheshin në Romë, për të marrë pjesë në një meshë, hajdutët janë hyrë në shtëpinë e tij në Bolonja dhe kanë marrë prej aty sende me vlerë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës. Policia thotë se vjedhja ka të gjitha karakteristikat e një vjedhjeje të zakonshme banese.

“Na kanë marrë kujtimet e një jete, të gruas time dhe të miat, bizhuteri të trashëguara nga prindërit, të gjitha medaljet, 38 certifikata vlerësimi, diploma dhe tituj të tjerë. Pra të gjitha kujtimet e jetës time politike dhe personale”, ka thënë Prodi në një prononcim për TRC.

Ish-kryeministri i Italisë është shprehur se nuk ka gjetur shenja thyerjeje në derën e shtëpisë. Por kur ka hyrë brenda ka gjetur të boshatisura të gjithë kutitë dhe sirtaret ku mbante dokumente.

“Kanë marrë gjithçka. Jo shumë gjëra me vlerë materiale: një orë të bashkëshortes dhe një timen. Por nuk është ky problemi. Na kanë marrë kujtimet e një jete”, është shprehur Prodi. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje