FOTOT: Njihuni me skanerin që "lexon" trurin

12 Maj 2018, 12:22Lifestyle TEMA

Një kaskë që ’skanon’ trurin jep mundësi për të bërë analiza që deri dje ishin të pamundura.

Eshtë ky zbulimi i një kërkimi të koordinuar nga Universiteti anglez i Nottingham dhe i publikuar në revistën Nature.

Pajisja është në gjendje të analizojë fushën manjetike të gjeneruar nga neuronet edhe kur pacientët, përfshirë fëmijët, janë në lëvizje.

Sipas shkencëtarëve, studimi hap kufij të rinj për të diagnostikuar sëmundjet që shkatërrojnë neuronet siç është për shembull Parkinsoni.

Objektivi i studimit është të gjejë mekanizma që i japin mundësi neuroneve ‘të flasin’ mes tyre edhe kur ne lëvizim.

Deri tani aparaturat e imazherisë celebrale ishin shumë të rënda dhe detyronin pacientin të rrinte i pa lëvizur gjatë analizës.

Kaska e re peshon pak kilogram dhe mund të mbahet edhe gjatë aktivitetit fizik të çfarë do lloji, përfshirë edhe në gjumë.

Teknologjia e fundit, e lindur në bashkëpunim me institutin britanik dhe amerikan, jep mundësi të analizohen persona që nuk mund të rrinë pa lëvizur, si të sëmurët me Parkinson dhe epilepsi.

“Tani mund të analizojmë gjëra që si kemi studiuar dot më parë.

Deri tani ekzistonin kufje relativisht komode për të matur aktivitetin elektrik të trurit, por jo manjetike”, ka shpjeguar Gareth Barnes, i Universitetit College London.

Zbulimi do të ndihmojë për të zbuluar me shumë rreth këtyre sëmundjeve vazhdon Barnes.

3 komente në “FOTOT: Njihuni me skanerin që “lexon” trurin”

  1. xxx says:

    Pordh me rigon,ska asnje lloj teknollogjie te krahasohet me trurin e njeriut

  2. Baliu says:

    Keso “skanime” ka pase edhe me pare, qysh moti eshte ne zbatim MEG – Magneto Encefalo-Gram. Matja e disa sinjaleve qe duhet te perforcohen nje milion here (e me ket faktor perforcohen edhe zhurmat dhe pengesat tjera, e madje nuk eshte e kjarte se cilat sinjale jan zhurme e pengese) aspak nuk don te thot se eshte e mundur te regjistrohen “peshperitjet” e neuroneve. Ky eshte nje dezinformim i qellimshem, per te terhequr investime dhe per te bere jete luksoze me para te taksapaguesve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje