Nga Keti Bazhdari
Skenari i 5 ditëve më parë me Agronin(Geronin) nuk ngjiti. Do të mund të realizoje plot të tjerë, po të ishe vetë i pastër dhe pak më punëtor.
Ti Lul je dembel. Ta kanë ngec at punë në dorë dhe duket që e bën si për ta hequr qafe. Ti s’ke ëndërr të drejtosh Shqipërinë dhe me vete thua – “ca më duhet mua kjo punë” dhe fort faj nuk ke, por tashmë je brenda my wannabe leader dhe pozicioni ta kërkon të jesh më ngjitës, më i besueshëm për njerëzit.
Duket që politikën e ke ndjekur nga televizori, me ato turmat energjike, që rrethonin gjysh Saliun, dajë Fatosin e axhe Edin, dhe ke menduar pse jo edhe unë, por nuk është se e ke fort haberin si arrihet deri aty.
Njerëzve mund t’u thuash plot gënjeshtra, sic bën cdo ditë, por ajo që ka rëndësi është t’i besosh ti i pari, pasi dallohesh lehtë që s’i beson as vetë dhe nëse në cdo aspekt të jetës realizmi është dicka e mirë, në lojën politike të gënjeshtrës, të tradhëton.
Mund të rreshtoje edhe të vërteta. Oh sa shumë të vërteta do të mund të rreshtoje, por kjo kërkon moral, kurajo e aftësi të gjithanshme, gjë që s’është rasti yt.
Por të rrimë te skenari i para 5 ditëve.
Unë s’kam asnjë interes në këtë histori të mbroj njërin apo të fajësoj tjetrin. Unë kam qenë e do të mbetem një person i vendosur në luftë me injorancën e krimin e sidomos krimin penetrues në politikë, edhe pse kjo më ka penalizuar në jo pak raste.
Por a ia ka arritur ajo video 2minutëshe, që Fatmir Xhafën t’na e shesë tashmë, si përfaqësues të krimit apo familjeve mafioze në Shqipëri? Dhe, a gëzonte videoja besueshmërinë e duhur për ta përmbushur këtë mision, pavarësisht e montuar apo jo?
Këto janë cështje që cdo rregjisor politik duhet të ngrejë, para se të hedhë në treg prodhimin e vet.
Cdo njeri në këtë botë ka një aureolë, të dhënë nga Zoti apo natyra, quajeni si të doni dhe është tejet e vështirë t’i gjeneroni, një tjetër të re, krejt të kundërt me origjinalen, e aq më tepër me një përpjekje kaq naive.
Pse e quaj naive? S’dua të flas hic për vertetësinë e videos, e përsëris. Le të jetë e vërtetë si buka që hamë.
Idea, qasja dhe aktorët në video janë njëri më naiv se tjetri. Për aq sa ne si popull arrijmë të intuitojmë dhe njohim Fatmir Xhafën, s’ka kurrëfarë lidhje ajo cfarë ai përfaqëson e reflekton me atë cfarë llafos ky tipi Agroni apo Geroni i videos, që përvec se i lehtë nga natyra duket qartazi viktimë e gjysh Saliut, sot edhe dje. Biles do thoja, që kur të vijë koha të bëhet një muze në nder të bacës Sali, këtë videon me e projektu aty me deciturën “para dhe pas Saliut”.
Pasi falë vullnetit të këtij “vigani liberator”, Saliut te I, rinia e vitit 97 u katandis “mo Zo mà keq” në rrugët e botës, duke shitur trupin e c’ka kishte, palè pastaj ca cigare ashash e viza kokainë.
Tani s’ka faj, i takon edhe të tallet Saliut te II, me viktimat e veta. Agroni apo Geroni, në cdo realitet tjetër, do ishte një punonjës apo zyrtar i rëndomtë, që as ashashin s’do i kishte rënë rasa me e provu, por ja falë Saliut i erdhi dita me u bo “vagabond i madh” ne jetë e kapobandë me bashkëpunëtorë të rrezikshëm në film(si ky derëziu që do të shikoni në seritë në vazhdim të videos).
Tani, Lul, të dalim prapë te Fatmir Xhafaj.
Sipas teje, ca e lidh konkretisht apo virtualisht Fatmirin si personalitet me këto personazhet e telenovelës suaj me pjese, përvec të qenurit vëllezër biologjikisht e shokë kodra pas bregut të vëllait?!
Mos po kujton se njerëzia është zgjuar mjesin e 15 majit duke menduar se Fatmir Xhafaj qenka një i tmerrshëm, që drejtoka trafiqe të mëdha me këtë Geron “kokën” apo më shumë mundësi jemi zgjuar këto dy muajt e fundit dhe kemi parë se si me shumë delikatesë, pa rënë shumë në sy, ministri i brendshëm në bashkëpunim dhe me Interpol, po u pret kokat ca tipave kriminelë 24 karatësh, që si duket dinë shumë për ju të gjithë dhe ndaj nuk pritët sahatin t’i inskenonit me ca mundët e si mundët, rrap shkrap, një audiocimkë vetëm për ta hequr qafe?!
O Lul djali, edhe ti si lider, edhe une si popull e dimë që është kjo e dyta. Por edhe amerikanët.
Dhe që të mos ta zgjasim, në nivel operacioni politik, kruajtja me Fatmir Xhafën, është më e pabesueshmja.
Iu nxjerr ju si opozitë edhe më viktima dhe vërteton gojët e hallkut se cuni i Saliut, por edhe ndonjë tjetër, janë vërtetë të lidhur me punëra të pista. Duke i rënë daulles së Fatmir Xhafës vetëm sa tërhiqni vëmendje për keq drejt vetes, pasi amerikanët kanë për ta mbështetur dhe është e drejtë të ndodhë kështu.
Në Shqipëri në këta 27 vjet, është thurur një shkul aq i madh, se fjala lëmsh duket modeste dhe për ta zhdërvilluar,në shumë raste, do të ketë nevojë për gërshërë. Dhe ky ishte rasti konkret. Asgjë s’e lidh më Fatmir Xhafën me vëllain e tij, që shkoi të ndjekë fatin e vet përball drejtësisë italiane.
Por puna do të jetë, ju tjerët, ca ju lidh me ata që po kapen e që janë planifikuar të kapen. A thua do të ketë gërshërë t’ua këpusë fijet apo do jenë aq të forta sa t’ju marrin pas vetes?!
Kjo mbetet për t’u parë.
Nje pyetje keshnja une, si ka mundesi qe gjithe keto vitet e rilindjes kane dale emra kriminelesh deputete nga pozita ose te lidhur me poziten? Jo se opozita eshte e paster, llum eshte dhe ajo por deri me sot cdo akuze qe ka bere opozita per deputet e ps te lidhur me krimin apo qe kane kryer krime vete kane dale te verteta, jane detyruar te japin doreheqje ose te shkojne ne burg. Pra si ka mundesi qe Rama e rrethon veten dhe mban mbas vetes te tille njerez? Naiv? Nuk besoj. Koincidence, prape jane shume raste per te qene koincidence. Me shume sesa nje KM naiv ne kemi nje popull naiv. Sido qe te jete e gjithe kjo histori ka vetem nje qellim, legjitimimin e lulit per te ardhur ne pushtet pas Rames dhe kjo edhe me bekimin e Rames pasi marrevshja Basha-Rama eshte akoma ne kembe dhe cdo gje po ecen sipas planit..
Ata qe kane dale me probleme nga PS jane larguar ama,te PD ke njerez qe kane vrare e vjedhur dhe akoma aty i ke. Ndryshim i madh.
Jane larguar pasi ja u kane plasur faktet ballit dhe kur ka plasur muti sheshit se deri ath KM i behej mburoje, jo ky ska probleme me drejtesine, jo avionet jane genjeshter, jo s’ka hashash ne shqiperi etj etj. KM eshte bo si ata kurvaret (te me falin kurvaret per krahasimin) qe edhe kur i kap gruja me faktin mrena thone jo nuk eshte ashtu si te duket ty, ta mohojne sy per sy. Ik per zotin se edhe ky palloshi nuk na doli gje, e kam thene sa me lart ben karriere ne politike aq me thelle i ke zhytur duart ne qypin e mutit, imagjinoje ky qe eshte KM sa e ka zhyt veten ne mut per te arrit atje ku eshte, se nuk ka mundesi qe ne nje klase poltike te korruptuar ne qelize te na dali ky palloshi i gjate burre i ndershem, vejeni pak trurin ne pune.
Jane larguar pasi ja u kane plasur faktet ballit dhe kur ka plasur muti sheshit se deri ath KM i behej mburoje, jo ky ska probleme me drejtesine, jo avionet jane genjeshter, jo s’ka hashash ne shqiperi etj etj. KM eshte bo si ata kurvaret (te me falin kurvaret per krahasimin) qe edhe kur i kap gruja me faktin mrena thone jo nuk eshte ashtu si te duket ty, ta mohojne sy per sy. Ik per zotin se edhe ky palloshi nuk na doli gje, e kam thene sa me lart ben karriere ne politike aq me thelle i ke zhytur duart ne qypin e mutit, imagjinoje ky qe eshte KM sa e ka zhyt veten ne mut per te arrit atje ku eshte, se nuk ka mundesi qe ne nje klase poltike te korruptuar ne qelize te na dali ky palloshi i gjate burre i ndershem, vejeni pak trurin ne pune..
Kriminelet rradhe, radhe te PS, nuk jane hequr nga vete PS, por jane denoncuar nga opozita e sotme dhe jane denuar. Ose kujto kryetarin e bashkise Kavaje, ate kriminelin e Briseldes, apo Shukriun e Kuksit, apo nje ne Sarande qe kerkonte favore sekduale nga nje grus plus Ndoket, Froket, Tahirin jaxtani dhe Gerondin apo Agronin….Si thua, jane shume apo pak ?
Ndersa ata te PD, nuk thote njeri qe jane te paster, por nuk jane denuar nga gjykatat….je dakord ?
Shkrimet e tua jane shume therese, realiste. Te lutem mos mungo per kohe te gjata.
ua e vertet…shume theres shkrimi
Bravo Keti ,bashkohem me ty…Kam nje sugjerim ,mos u terhiq nga politika ,edhe pse e kuptoj qe politika ne Shqiperi eshte shume e komplikuar .Drejtoju te rinjve ,ndoshta do te kuptojne me shume ,krijo figuren tende brena PS ,jo jashte ,koha punon per njerez te emancipuar .Ndoshtà do te vije nje dite qe edhe nga Shkodra ,djep i kultures europiane ne Shqiperi ,te vije mesazhi dhe forca drejt nje shoqerie moderne ,solidare .
Shume qartë e keni shkruajtur zonja Keti. Luli është kontradiktor me veten
Te lumte Keti,te gjitha ato qe thua jane te verteta kush arrin t’i kuptoje
Te vertata ata qe thua
Kjo duhet te jet ajo qe do fitonte Shkodren mos gaboj???????????????✌️ U be dhe kjo personazh apo vec ca e nxjer mero bazja
Kjo eshte. Per me teper tha edhe nqs nuk e fitoj bashkine e Shkodres do te vazhdoj te punoj perseri per kete qytet. Qe nga dita qe doli rezultati i votimeve nuk e kemi pare me, jo me te jape kontributin per qytetin.
Te lumte K.Bazhdari, te sakta ato qe thua
Po Ka ma kriminela se Sali Gerdeci dhe Lul-Sumkapuci.Sa vrasje kane ne kurriz.Po Olldashin a e Harruat???
BRAVO KETI!
DA MI UN BACIO !!?
stay in line and hold tight ?
stay in line and hold tight ? .
stay in line and hold tight ? ..
Respekte te sinçerta per Ketin, prezenca juaj ne politike eshte e domosdoshme dhe i sherben gjithnje popullit, veçanerisht autoktoneve Shkodrane si djepi i kultures shkodrane te njohur nder shekuj.
O Keti me duket se me shume se per artikullin ke dale per te na treguar foton qe paske bere. Habitem shume se si ka mundesi qe je kaq e ceket e pa fytyre dhe totalisht out. Shume turp per pzovionin qe ke marre
Ka edhe gomar si SPIROMETRIA,qe nuk ka llogjik te vleresoi Keti Bozhdarin.
Keti fija keputet po te dije te jete Rama udheheqes i denje dhe me perkrahes te duhur…. Jo kriminela, Jo korruptues, Jo trasportues bananesh dhe JO bythëlëpirës/e
Kuptimi i sakte por gjuhen shqipe ama e masakroi fare!!!!!
Ti Bazhdari qe flet pro Xhafes, ku je vete? Une mendoj se ti do e kishe bere 1000 here me mire se Xhafa e gjithe palacot qe nuk u ndane per 30 vite.
Keti fija keputet po te dije te jete Rama udheheqes i denje dhe i drejte, me ushtare te afte dhe te pa korruptuar.
Luli eshte katandisur si mos me keq dhe po merr edhe partine e tij pas vetes. Fatkeqesisht ne nuk kemi opozite dhe si rrjedhoje politika shqiptare eshte per faqe te zeze.
Une mund te pergjigjem pse Lulushi e di qe mund te ngelet ne Opozite gjithe jeten nuk zbret nga karrigja e tij – sepse ka vrare e vjedhur dhe shpreson qe posti ta shpetoje nga burgu.
Omg Keti politi-filantropisto-biznesmenja u rishfaq me shkrimet e saj plot drame. Me dramatike kur e mendon ne fakt jane komentet e famshme pas cdo shkrimit te Ketit nga “adhurues” te cilet e pergezojne sikur ka fol vete Papa.
Na ke munguar per nje kohe te gjate Keti…keep going…
Bravo Keti.
Yll nga pamja yll nga mendja.
Keti, ku je zemer se na munguar. Dje teksa lexoja gazeten me erdhe ne mendje; C’ telepati?
Shkrim shume i bukur. Te lutem shkruaj me shpesh.
Mire e ke o Keti. Po pse ky vellai i te pafajshmit Xhafa priti deri tani te dorezohej pas kaq vjetesh ?
Ndryshimi i Saliut me Lulin është se, Saliu i beson gënjeshtrat e tij kurse Luli nuk arin ti besojë ato. Është si puna e aktorit të talentuar me aktorin e pa talentuar. I pari i beson personazhit që luan. I dyti nuk arin ti besojë. Prandaj Luli e nxjer sbuluar Saliun dhe e demaskon besimin e tij. Veç këtë rradhë mashtrimi ka kaluar çdo limit. Ai është njësuar me krimin. Shteti në këtë rast nuk lejohet të jetë indiferent.
Faleminderit Keti!
jo vetem e bukur pordhe e zgjuar
Keti, mos i degjo qente qe lehin, por vazhdo punen tende. Te pershendes ?
From: Alban Dega
Date: February 19, 2017 at 3:58:52 PM EDT
LUL SALI I NENES…
KE TE QAJE ME PARE !?
– Nga Alban Dega. Nju Jork
Lul Sali nenes
Ke te qaj me pare
Lul Xen Gerdecin !?
A cadren e care!?
Mushamaja grisur
I kercasin trare
Themelet i tunden
Mbi gjak te pathare!
Kulmin ne Gerdec
Rrenjet 21 janar !
Banda ne panik
Duart me gjak lare
Zeri u eshte cjerre
Mbi te hapur varre!
Kurr nuk ka mbetur
Gjak i dlire pa marre!
Ameriken kunder
E Evropen mbare
Nuk po u ngelet askush
As per tu qare !
Cadra juaj e krimit
Po u behet varre!
Analize shume e qelluar. Por, po habitem pse ju nuk po e dini se dizgjinet e Sali e Lul Kalit i ka ne dore UDBja e Ibrahim Rugoves… dhe atyre u ben bytha si turrecit: turr-turr – xhah!… Kund bytha vend nuk ju zen… here n’Prishtine e here n’Tirane, here n’Beligrad e here n’Moskve!… Kudo ku ka miq Serbia – i gjen ulur “shqip” – plot gurmaz!… Per mozomakeq!
DRENICA E KUQE
A moj teta Keti, tani e kuptoj me mire pse ste kane votuar Shkodranet. Xhafajt e sorollopi i tij nuk u duhet e njohur e drejta edhe me jetu ne Shqiperi, e jo me te drejtojne ministrira. Po ju behet zbor policave me vetingun, edhe qindarken e fundit po ju kerkojne llogari si e kane bere, e zotrote thua ci duhet xhafes se e ka vellaun tafikant?! Po zotrote i beson keto gjera qe thua per xhafen, apo thjesht i thua se ta do detyra? Jeni krejt same shit, different colors. Xhafa nuk po sulmohet per faktin qe e ka vellain tafik (edhe per kete eshte shume e drejte te sulmohet), por per faktin qe po e mbron duke i bere ligjet e ketij vendi qe te nxjerre pa lagur te vellain. Kjo eshte monstruoze dhe akoma me e shpifur se kjo jeni ju dhe te tjeret qe i dilni ne mbrojtje. Jeni te neveritshem
Permbledhje e komenteve:
Te lumte moj Keti, se na kenaqe..