Në Kështjellën Windsor, ka nisur grumbullimi i të gjithë të ftuarve për dasmën e princit Harry dhe Meghan Markle.
Aty pritet të zhvillohet ceremonia martesore ku të ftuarit janë menduar që të jenë rreth 600 në kishën St George, ndërsa 1200 persona janë ftuar në oborrin e Kështjellës.
Ndërkohë spikasin George Clooney dhe bashkëshortja Amal, çifti David dhe Victoria Beckham, prezantuesja e njohur amerikane Oprah Winfrey, këngëtarët e njohur Elton John dhe James Blunt, si dhe mjaft personazhe të njohra. (TemA)
Sa e dhimbshme qe e ndjera Princess Diana nuk arriti te shihte dasmat e te bijve. Te shihte familjen e bukur te djalit te madh dhe dasmen e te voglit. Shume e padrejte kur njerezit ikin te rinj nga kjo bote.