Edi Rama: Pse nuk e shkarkoj Fatmir Xhafajn. "Babalen" e njeh gjithë Vlora, si mund ta marr unë seriozisht

21 Maj 2018, 21:03Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama shprehet i vendosur të mos e largojë ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj .

Në një intervistë dhënë për gazetaren e Mirela Milori në Gjirokastër, Rama tha se ministri nuk mban përgjegjësi morale për vëllain e tij.

“Shkarkim për arsye morale? Jetojmë në një sistem ku nga mosha 18 vjeç, “secili berr varet nga këmbët e veta” dhe askush nuk mund të implikohet një vëlla se ka një vëlla.

Në pozicionin e kryeministrit nuk mund të bëj vlerësime bazuar në pretendime. Unë vendimet i marrë në bazë të fakteve.

Kur kam bërë zgjedhjen e Xhafës si ministër të Brendshëm unë e kam ditur këtë fakt.

Akuza ka pasur që në vitin 2002.

Kam kërkuar me urgjencë nga një agjenci e specializuar të di të vërtetën e audiopërgjimit.

Nëse do të kishte të dhëna për këtë që “një vëlla është aktiv në këtë aktivitet” e bën të pamundur që vëllai të jetë ministër”, tha Rama.

Lidhur me video-përgjimin, Rama tha:

Eshtë e kotë të insistoj në këtë, sepse në fund të fundit, kjo është fjala e një pale dhe çfarëdo detaji të jap unë, nuk përbën argument për atë që ka dyshime.

Në Vlorë dëshmitari X njihet si një personazh kaq i marrë fund në rrugët e qytetit të kthehet në një hero mediatik.

Ka njerëz që e dinë që është farsë, komuniteti në Vlorë e njeh dëshmitarin X dhe janë të skandalizuar si mund të kthehet ky personazh në hero të opozitës, ndërkohë që ka edhe të tjerë që kanë dyshime dhe atyre unë iu them që fjala ime vlen aq sa vlen.

Le të presim përfundimin. Çështja do zbardhet. Faji nuk do mbetet jetim” u shpreh Rama.

5 komente në “Edi Rama: Pse nuk e shkarkoj Fatmir Xhafajn. “Babalen” e njeh gjithë Vlora, si mund ta marr unë seriozisht”

  1. Australia Emigrant says:

    Merre seriozisht se ty kemi kohe qe te marrim seriozisht!

    Edhe ty te njohim per kokaine te paster por ne shikojme punen e mire qe ben dhe shpresa te Aeroportet ne gjithe cepat e Shqiperise.

  2. says:

    Jo kryeministër Homosexuel në vëndin tonë

  3. Bushi says:

    Po,me ty jemi zoti kryeminister.Ne te duam qe te jesh i vendosur,dhe zhurma qe bene opozita ti mbaj per vehte.Ata duan te rrezojne qeverine e te vijne vete ne pushtet,por nuk vijne dot se jene parti fashiste.Bene mire qe qendron perkrah Fatmir Xhafes,se eshte minister i mire dhe i vendosur ne luften kunder krimineleve.Te gjitha ato qe thon ata per ministrin,jane shpifje e radhes.Jane te poshter,dhe si te till,ata do marin ate qe u takon,urrejtjen e popullit.

  4. Turi says:

    Fiks kokra e lypsit mashtrusit dhe ordinerit esh berti abes

  5. Lili says:

    Po,problemi eshte pikerisht ketu: pse zodhet Xhafajn edhe pse e keni ditur per aferen e vellaut?Pse keni zgedh neperkembjen e Shtetit edhe demken _ se po ,eshte ne boten normale nje minus moral,deshtet s’deshtet ju_ per shtetin duke bere nje riperitje te rastit ne ministrin e mbrendshme?
    Sado te jete jo i besueshme ky njeri,fakti se agron xhafaj eshte denuar per drog ne italy eshte nje e vertete,e kjo mbas aferes Tahiri ishte nje gje e mjaftueshme per mos me zgedh Xhafajn,pos akuzave te tjera qe ish te burgosurit bejne per te.
    Kembngulesia paguhet nje çmim qe nuk ia vlen,per ju,po sidomos per Shqiperine.
    Pse duhet vetem Xhafaj?
    Zgedhja e Rucit e Xhafajt po e paguani shtrenjt,apo mos keni menduar prape se ´ia hodhet’ evropes?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje