Eh… Ambrozia

21 Maj 2018, 19:58Politika TEMA

Nga Bardhyl Ermini  

“Kemi një ministër që është në arrest për trafik droge dhe një tjetër që akuzohet se  i ka krijuar mundësi te vellait… A nuk keni njeri tjetër për ministër të Brëndshëm që nuk ka njerëz të lidhur me drogën?”. Kjo është në esencë pyetja dhe “sugjerimi” i bërë nga gazetarja e re Ambrozia, kryeministrit, në konferencën e tij të shtypit, e cila e ka “gozhduar” atë e njëkohësisht ka ngazëllyer aq shumë një pjesë të mirë të medjas e të analistëve tanë.

Kjo pyetje, për mendimin tim është tepër e rëndë, apo më mirë antidemokratike. Pavarësisht nga forma, në përmbajtje ajo nuk e mer aspak parasysh faktin e “prezumimit te pafajësisë”, e kalon këtë proçes të rëndësishëm si pa gjë të keq, duke shkelur në mënyrën më flagrante të drejtat më elementare të njeriut, pavarësisht se kush është e ç’pozitë shoqërore apo zyrtare mban.

Në rastin e dy personazheve të përfolur, Tahiri e Xhafa, jemi të ngopur deri në fyt me akuzat, për të cilat opozita nuk ka kursyer kërkënd. Kështu që kjo pyetje studentësh që mësojnë përmendësh leksionet e profesorëve analistë, as nuk i shton e as nuk i heq gjë reputacionit të zotërinjëve në fjalë.

Ajo është një pyetje në esencë e politizuar dhe zoti Rama kishte të drejtë në reagimin e vet se pyetja është propagandë.

Shikoni se ç’ndodh! Kaq shumë janë sulmuar këta dy drejtues, kaqë shumë janë nëpërgojuar, kaq shumë janë anatemuar e kaqë shumë janë etiketuar si persona të lidhur me mafien e drogës sa është harruar se ata janë në një proçes hetimor, prej të cilit mund të edhe të dalin krejtësisht të pafajshëm; e për fat të keq shoqëria jonë do të gjëndet tamam në ato pozitat e atij budallait që ju mbush mendja se ishte kokër misri, e kur mjeku e “bindi” për të kundërtën, ai megjithatë largohej i tmerruar kur shikonte gjelin prej frikës se “mirë mua m’u mbush mendja se nuk jam kokër misër, po gjeli se, gjeli a e di këtë punë?”

Lexojeni atë gazetarin “investigativ” Olldashin, se si e ka realizuar “investigimin e tij të guximshëm” që lidhet me bisedën e atij “dëshmitarit x”, me vëllain e ministrit. Bobolja ka deklaruar se regjistrimin e kasetës të zërit nuk di se kush e ka bërë. Këtë regjistrim e kam marë vesh vetëm pasi medjat kanë publikuar bisedën, dhe edhe këtë e kam marë vesh nga të tjerë, që i thanë djalit tim se “babai yt është bërë i njohur”. Kurse “investigativi” thotë fare shkoqur se “i mora pajisjen e regjistrimit të bisedës që i kisha dhënë”.

Po të kisha gjë në dorë, unë me kaq do ta mbyllja këtë histori dhe ose “do ta haja turpin me bukë” ose do t’u kërkoja falje krejt qytetarëve për shqetësimin që ju krijova. Po kush të tërhiqet? Kush të kërkojë falje? Të vdekurit? Jo vetëm që nuk tërhiqet kërkush, por “rinia heroike” e pushtetit të katërt kërkon medomosdo përgjigje për pyetjen se pse Ministri i Brëndshëm i sotmi i krijon mundësi të vëllait për trafik droge.

Pushteti i katërt shqiptar kështu, pushteti që duhet të ngrihet në alarm i gjithi kur vendin e kërcënon si kur ndonjëherë një destabilitet i tillë që e fut krejt shoqërinë në një amulli të tëmerrshme, të  projektuar nga banditët e 97-ës, puçistët e 98-ës, sabotatorët e U.Ç.K.-së, kriminelët e “Gërdecit”, piratët e “rrugës të Kombit”, hajdutet e tenderave, vrasësit e “Bulevardit”.

Pushteti i katërt kërkon se “a nuk mund të gjëndet një ministër tjetër, ndryshe nga ky që është arrestuar për trafik droge”? Prangat mbërthehen më parë se i tringëllin ato gardiani. Pothuajse të gjithë, me bythët vënë në poltronat e studjove harbojnë e gogësijnë pas sajesave. Media e mjerë, pushtet që që e ka lidhur veten e vet vetëm pas kockave të thyera e të grryera të demokracisë të shëmtuar shqiptare.

Eh sa thjeshtë është sot të sulmosh Edi Ramën, ta shash atë deri edhe nga nëna, t’i përdhosësh atij kujtimin e të jatit të vdekur, ta quash atë si të vjen e mbara. “Kurajoze ëjo Ambrozia, shkruan një delirant, kjo guximtare që detyroi Kryeministrin me harbut, me rrugac, e me bandit  te Europes… ..te ike me bisht nder shale e si i dhjere”.

E detyroi dhe e “gozhdoi” Kryeministrin kjo Ambrozia sepse nuk ka parë (e kurrë mos paftë) kryeministër që të hap trutë mu në mes të rrugës, që të zhduk e të bën ushqim për peshqit, që të ve dinamitin në fyt e të hedh në erë me gjithë lecka.

“Është dita e Ambrozias sot”, festojnë shumë të tjerë nga ata që “ndajnë lekët” andej nga vilat e periferive, e Ambrozia harron se përpara ka një Kryeministër që i dridhet zëri nga emocioni por nuk i ve zjarrin e ta kthej në shkrumb medjan e saj, ka një kryeministër që përdor ironinë e sarkazmën, por nuk i thyen kokën kërkujt me levë hekuri, ka një Kryeministër që mërzitet e lëshon ndonjë batutë, por nuk i shkon në mendje se nga ai pozicjon mund të shahet një femër, nënë apo motër qoftë, deri prostitutë.

Eh… Ambrozia e ka në terezi! Keq e kemi ne qytetarët që kemi mbetur në mes të rrugës e presim. Presim se kur do të vihet drejtësia në këtë vend, kur do të pastrohet shteti nga hajdutët e vrasësit e kur në krye të tij do të zgjedhim atë që meritojmë, atë që e di se këto kërkesa vinë vetëm kur lufton për to.

45 komente në “Eh… Ambrozia”

  1. BE 2025 says:

    jane leshuar bishat militante kamuniste te terbuara kunder nje femre gazetare dhe duan ta licojne se i corri masken arrogantit kryeminister…dhe e ballafaqoi me te verteten dhe jo mashtrimet e tij te frymezuara nga Kukan apo ndonje Han….

    “PREZUMIMI” i pafajesise.lol?????….prezumimi…???? jo se nuk e di unepo gjyshes si tja perkthej….

    1. prizem says:

      Qenke zhytur keq ne kazan dhe therret “o Zot beje enderr” duke i besuar te gjitha sa thuhen….Use your brain, think twice before you speak otherwise only stupid thoughts will come out of your mouth…

    2. Inxhinieri says:

      Del nje debile dhe ben nje pyetje pa lidhje ne nje konference per integrimin europian dhe te gjithe debilat e tjere e bejne heroine. Edhe ne gazetari, sikurse ne cdo fushe tjeter, na mbyten amatoret. Gjithe profesionistet po largohen nga ky vend i bekuar sepse po na e shpifni ju, injorantet, idiotet, pederet, kurvat, pseudo-analistet, servilet, kusaret, vrases-polikanet. Na shpifet atdheun duke ngritur probleme pa lidhje ne vend te merreni me problemet qe kane vlere.
      Uroj qe kurre te mos ngrini koke te gjithe ju morrat qe kete vend te begate e late djerre. Ju te gjithe qe nga laci i ndyre qe ecen me 80km/h mbi vija te bardha dhe gati shtyp kalimtaret deri tek kerma 70 e kusur vjec qe na mori ne qafe per tre dekada.

      1. Goni says:

        Dhe kete gazetare qe nuk eshte e tille e mbrojtur nga deputetja PD emotra vokshi qe punonte ne ate kohe ne tvshqiptare u denua me vdekje nga qytetaret e vlores per te mbrojtur katilin sali

    3. U dhime duke qesh says:

      Gazetare semafori uahahahahahaaaaaaaaaaaa

    4. Omer says:

      Te lumte ke bere shkrim te bukur

    5. Sovrani says:

      Me siguri kjo lloj “gazetareje” duhet te jetre porositur ta beje kete pyetje nga halabaket e opozites qe po i vjen “ngordhja”,si qeni qe permjer ne deren e xhamise!
      Dhge ketu nuk kam asnje dyshim se kemi te bejme me nje provokim te ndyrew polituik!
      Por Rama si kryeminister ka shume gjynahe ne qeverisjen e tij!
      Se pari ai jeton jashte realitetit shqiptar dhe eshte i rrethuar nga njerez servile qe jo vetem i bejne lajka,sic ben turpshem kryebashkiaku Veliaj,por
      eshte pushtuar nga deliri i madheshtise e thene me troc vuan nga “KULTI I INDIVIDIT”,jo komunist,por fashist!
      Vereni fjalorin e tij ne facebook me rrugacet apo me qytetaret ne takimet e tij ne rrethe,aspak te denja per nje njeri normal,aq me keq per nje kryeminister!
      Fjalori i tij permban doza maksimale e tre neveritshme arro9gance,cinizmi, ironie,mendjemadhesie,pa aftesi totale juridike,fenanciare,politike apo morale per te sqaruar njerezit!
      Ai merr persiper te jape pergjigje fyese pas cdo pyetjeje dhe harron se eshte vetem nje piktor e asgje me shume!
      Ai e perkedhel veten se meqenese eshte i afte si SOFIST, qe tjerr lehte llafollogji pa fund,i veshur me kostumin e nje SUNDIMTARI MESJETAR, u jep xhevap te gjitheve pa e vrare shume mendjen se ka te tjere specialiste kompetente ne administraten e tij qe i japin zgjidhje ketyre problemeve!
      Kryeministri e ka per detyre te takoje popullin,por ne keto takime ai nuk duhet te jape leksione reklame per veten e tij,por te tregoje me vepra se si duhet te sillen pushtetaret e shtetit qe ai drejton me hallet e popullit!
      Fakti qe sot ne Shqiperi nuk behet pritje populli qe nga kryeministri ,ministrat,kryetaret e Bashkive dhge rrogtaret e tyre e deri ne nderrmarrjet ne vartesi te tyre si OSHEE apo Ujesjellesi etj,vertetojne ate se ky kryeminister jeton per te bere show e jo te drejtoje nje shtet ligjor!
      Kam nje vit qe denoncoj UKT Tirane se vjedh qytetaret ne Bashkine Tirane,kryeministri,Avokatin e Popullit ,KLSH,emisionet investigative STOP dhe FIKS FARE,por asnje nga keta nuk ka bere asgje per te verifikuar te verteten e denoncimit tim!
      Per me teper , tek Avokati i Popullit dhe KLSH kam debatuar jo me juriste,por me KARAGJOZE te vertete!
      Llogjika e tyre mjerane,anti kushtetuese,anti ligjore dhe justifikimet e tyre feminore,me kane habitur dhe zhgenjyer se ne cfare derexheje eshte katandisur shteti yne me keta lloj rrogtaresh anti shtet!
      Dhe kur degjoj kryeministrin Rama qe kerkon shpetim tek hapja e NEGOCIATAVE te Europes me Shqiperine,qe te mbuloje qeverisjen e tij tre atrofizuar totalisht,me vjen per te vjelle!
      Rama e do hapjen e negociatave vetem per imazhin e tij personal e jo per popullin shqiptar!
      E kemi pare kete menxuyre gjate sundimit kriminal te Berishes pas pranimit ne NATO apo liberalizimin e vizave duke u mburrur se gjoja ishin merite e qeverisjes perendimore te tij!
      Perkundrazi,Europa nuk duhet t’u jape kete gomerdare shpetimi diktatoreve te tille,per deri sa keta nuk kane hapur negociatat me popullin e vet!
      Sot nuk gjen nje zyre te ankohesh e te zgjidhesh nje hall!
      Te gjitha zyrat ve ankesave ku pun bojne me qindra militante te pa afte vetem sa marrin rrogen se nuk bejne asgje!
      Qindra familje shqiptare jetojne tre ngujuara nga GJAKMARRJA nga mungesa e shtetit dhe e drejtesise!
      Shpenzohen miliona euro per investime reklame,per show kur mijra banore te Tiranes,jetojne si ne Kalkuta pa rruge te shtruara,me balte e pluhur,pa asnje cerdhe e kopesht shteteror,pa kende lojrash,lulishte etj,plot plehra e qen rrugesh etj .
      Pse nuk vjen nje here kryeministri bashke mne te perkedhelurin e tij,kryebashkiakun me te sukseseshem ne bote,ne Yzberisht qe te shikoje se behen rruge ne nje bllok banimi me shtepi perdhese,mbase te palegalizuara,qe kane familje sa ka vetem nje pallat tek ne dhe ne nje bllok banimi me rreth 30 mije vete me pallatre 10 kateshe nuk investohet prej 10 vjetesh e me shume!
      Fakti qe nuk ka transparence per keto investime te ben te dyshoj se behen per interesa te caktuara korruptive!
      Ne se Europen nuk e ndertojme ne Shqiperi,nuk do na vije Europa te na shtroje rruget,te na beje pritje populli,te luftoje gjakmarrjen dhe ta beje kryeministrin te ule hunden kur komunikon me popullin!

  2. adi says:

    E more bura KURVA.
    qe mereni me nje gazetare te re dhe me dinjitet
    Ju jeni baxhellat qe ky vend eshte fundi i europes dhe nga te fundit ne bote.
    Sepse burat KURVA si ky dhe bashkim kopliku mundohen qe dinjitetin dhe moralin njerezor ta luftojne qe ne djep.
    Ptu race bythqirash.

    1. Inxhinieri says:

      Shko o morr meso te shkruash shqip! Ku merr vesh ti nga gazetarizmi o cope injoranti. Del nje debile dhe ben nje pyetje pa lidhje ne nje konference per integrimin europian dhe te gjithe debilat e tjere e bejne heroine. Edhe ne gazetari, sikurse ne cdo fushe tjeter, na mbyten amatoret. Gjithe profesionistet po largohen nga ky vend i bekuar sepse po na e shpifni ju, injorantet, idiotet, pederet, kurvat, pseudo-analistet, servilet, kusaret, vrases-polikanet. Na shpifet atdheun duke ngritur probleme pa lidhje ne vend te merreni me problemet qe kane vlere.
      Uroj qe kurre te mos ngrini koke te gjithe ju morrat qe kete vend te begate e late djerre. Ju te gjithe qe nga laci i ndyre qe ecen me 80km/h mbi vija te bardha dhe gati shtyp kalimtaret deri tek kerma 70 e kusur vjec qe na mori ne qafe per tre dekada.

  3. Drini says:

    Shume bukur e ke shkruar. Po kujt i drejtohesh se? Brainwash-et nuk degjojne nga ai vesh.

  4. D.B. says:

    Atë ditë prisnja që kryeministri t’i thoshte kësaj Ambrozias: “Edhe po ta gjejmë një ministër të tillë, do ia gjenin një yçkël se s’bën”. Kush e di reklamën e Nutelës, çokollatës së famshme italiane?.. Ja si është:
    – Ç’do të bënim nëse nuk do të ishte Nutela?..
    – Do ta shpiknim!
    Kështu Ambrozia:
    – Ç’do të bënin (Ata të PD) nëse do të kishim një ministër të brendshëm “pa vëlla e kushërinj me probleme”?
    – Do ta shpiknin. Do të shpiknin problemet.

    1. Maelga says:

      Do te thonin “Eshte jetim, pa nene, pa baba, pa vella e moter, eeeeee….. e gjetem, eshte kopil. Nuk mund te kemi Minister kopil.

  5. Perjetesisht ballkanas says:

    BRAVO

  6. TheGent says:

    Vajza ne fakt e tregoj paster aftesite e saj gazetareske dhe djallzore gjithsesi. Te kesh fatin dhe mundesine te intervistosh nje kryeminister dhe te sillesh me at lloj fallciteti dhe etike vetem ne shqiperi shihet. Eshte kthyher ne trend perdorimi i ktyre amatorve ne lloj lloj shfaqjes.
    Me pak fjale vajza siguroj themelet e forta te Kazanit mediatik.
    Je thjesht nje lojtare e ekikpit: Injorant, paedukate, amatore, shitur.

  7. Lennard says:

    Shume i drejte pershkrimi dhe analiza.E verteta eshte qe nga Opozita eshte krijuar Nje Stuhi ne nj Gote Uji.dhe kaq.Shume shpejt do te daravitet mjegulla e Genjeshtres..Drejtesia duhet ti shkoje deri ne Fund ketij Procesi Fajtoret ,sajuesit duhet te marrin nje denim Shembullor duke filluar nga Lul-Hajduti,Sali Krimineli Salianj Kurvari Celularik dhe me rradhe legenet e tjere te Oborrit Salist.

  8. vjola says:

    Te lumte , mendja dhe dora . Ju faleminderit .

  9. Zigur Qarri says:

    “Kjo pyetje,për mendimin tim është tepër e rëndë,apo më mirë antidemokratike”,thote Bardhyl Ermini!!!
    Per sa koh,qe Parlamenti shqiptare,nuk e ka sanksionuar me ligj,se kush eshte pyetje Demokratike dhe
    kush antiDemokratke,eshte e drejta e gazetareve ta “shperdorojn” sistemin e pytjeve.Aaaaaaaaaa…kur te
    sanksionohet me ligj,dhe te jete percaktuar qarte lista me pyetjet Demokratike dhe antiDemokratke,
    vetem atehere mund ti vesh para pergjegjesise jo vetem morale,por edhe ligjore gazetaret.
    Pyetje te renda,pytje antiDemokratke!

    1. ta says:

      je dhjere ndonje here ne breke.

      1. Zigur Qarri says:

        Si……vetem me nje “ta” u dhjeve ne breke?
        Vaj halli te kishe bere ta,ta,ta,ta…..
        Bah…sa jan shtuar debilat!

  10. lori2 says:

    Me mire prishet. Analize e sakte, z. Bardhyl

  11. Myself says:

    …true….nje observim I imi ne diten e pare te kuvendin te ri ne ERTV…folen gati te gjithe deputetet por vetem dy u pelqyen she komentuan ne te njejten menyre…edi rama dhe saimir tahiri…keshtu qe nuk me cuditi aspak kur filloi te baltosej …injoranca aty nuk e kupton qe politika e qelbur qe po ndiqet eahte strategji e krijuar ne shpifje dhe ne shprehjen ‘make them deny it’ qe do te thote …gazetat do ta printojne et ..ngelet aty…permendet sa here do permendet personi etc….perlyerje e figures.
    Njerezit e perfolur jane me te miret ne PS dhe me potencial per te drejtuar partine..njollosja e tyre ben qe popullariteti I tyre te shuhet keshtu qe PS perlyhet…..
    Prandaj kur vajza thote nuk keni tjeter…prezumon keta jane te djegur tashme..fjale qe zene vend tek injoranca aty…
    Pd nuk krijon dot tjeter strategji sepse nuk ka njerezit e duhur..ka vetem funderrinat e asaj shoqerie impotente qe ti zhduke…deri atehere priisni se nuk keni pare gje akoma…duke bere my deduction veliaj duhet te kete kujdes …zgjedhjet po vijne dhe e dine qe me ate nuk ja dalin dote balle per balle…llumin priteni me kova….
    …..

  12. florence says:

    rendesi ka qe pyetja e gazetares e la kryeministrin tone idiot si mut, te tjerat jan vetem lloqe kavaje.

    1. ben says:

      Florence-pyetjet idjote nuk mund te lene kerkend qe ka pak mend “ne mut” sic thua zotrote. Ne fakt vetem debilat mund te pershendesin nje akt aq antiprofesional si ai i te ashtuquajtures “gazetare”.

  13. Aleko says:

    hedh nje budall si lolua I vlores nje gure ne lume dhe sullen gjithe budallenjt e shqiperise per ta gjetur…zot si u katandis ky vend…Ne fillim te denojne, pastaj te bejne akuzen…me keq ska ku shkon!…

  14. Bobolja says:

    Kemi 30 vjet qe po merremi me bobolet. E meritojme.

  15. rrrrradakja says:

    Me apo pa takt, gazetarja pat kurajon te thote mbreti eshte lakuriq!!

  16. Justini says:

    Propagande qe behet ketu edhet e neveritshme dhe e pakufijshme….

    Keni 4 dite qe i bini nje gazetare te re dhe te pafajshme vetem dhe vetem sepse beri pyetjet me normale.

    Burr kurve ky qe e ka shkruar kete artikull.

  17. ermali says:

    Gazetarja ka nevoje te ngrihet profesionalisht,esht e re e do mesoje reagimi i KM. RAMA ishte gjigand!!!!

  18. Skenari njoftun says:

    E ke shkruajt shume mire, Po kujt ia thua? Prezumimi I pafajsise, esht term qe perdoret ne shkollat e magjistratures e we un nuk e di ne ship, por kuptimi ne nje shoqeri demokratike esht: je I akuzuar , je ne process hetimor, nuk ke dal ne gjyq qe do te japi vendimin perfundimtar: fajtor ose Jo fajtor! Pra ship, ti e akuzon per trafikant, kur gjyqi nuk e ka dhene vendimin ende!!! Kjo ndodh ne Shqipni vetem, see jasht te tredhin koqet( ose p…) ! Reminishence e diktatures, ku mjaftonte fjala e diktatorit , pa pas nevoje per gjyq, qe te varrosnin shtat pash nen dhe! Iu duhen dhe 500 vjet per ne Evrope!

  19. Bambi says:

    Po mire xhanem. Po pergjigjja e Kryeministrit, nuk ju beri fare pershtypje…?
    GAzetarja nuk me shqetson fare, sepse ajo nuk ka asnje impakt ne jeten time. Mua me shqetson Kryeministri.
    Une do te thosha qe Rama duhet te jete me serioz, se me pergjigjen qe dha duket se ngaterron kekun me byrekun…
    Gazetari eshte atje per te pyetur, per te provokuar, per te ngjallur debat… Ne se te gjitha dihen, nuk ka fare nevoje per konferenca shtypi…
    Me pelqen sugjerimi i B.D. ketu me siper, nje pergjigje e pranueshme… Kjo tregon qe dhe nje “popull” i thjeshte eshte me diplomat se Km-ja.
    Te kthehemi te pyetja. Per mua ishte shume e drejte. Tejet provokative, por e drejte. Dhe Edi Rama, ne se i thote vehtes politikan duhet te kishte nje pergjigje te mire, jo budallalleqe…
    Mu kujtua Enveri kur thoshte: – Pse nuk e dinim ne kush qe Beqir Balluku? Nje mut-muti ? Po ke te vinim Minnister Mbrojtej ??? Me nje llaf, u tha te gjithe te pranishmeve qe dhe ju mut-muta jeni, ne nje fare menyre…
    Me kujtohet para ca kohe kur kerkohej nje deputet ne Lezhe pasi iku Doshi ( apo Frroku), a ku di une. Dore banditesh profesionale,..
    Hapen listat dhe kerkohet pasardhesi per tu bere deputet, por ai ishte … ne burg. Dhe i doli assi “kaubojsit” qe nuk kishte shkuar akoma ne burg. Natyrshem dhe mua me erdhi pyetja. Ore, nuk ka ne Lezhe nje njeri te ndershem te denje per te perfaqsuar ate popull ne Parlament ?
    Keto jane turpe qe vetem ne Shqiperi ndodhin…
    Fakti qe Rama eshte zgjidhja me e mire politike e momentit, nuk do te thote qe ai duhet te neglizhoje, te tregoja arrogance apo te tallet me njerzit. te kujtdo krahu politik qofshin…
    Vrejtjet dhe pakenaqsite mblidhen akumulohen, pika pika. Keshtu nje dite mbushet kupaa…

  20. Plaku Xhuxhumaku says:

    O Bardhi Emini ma bere mishin kokrra kokrra me kete lloj superbythelrpirje ndaj Edvin Rames. Po si mer katunar ty tu keputka shpirti per kete Kryeministrin tone:

    “…. që i dridhet zëri nga emocioni por nuk i ve zjarrin e ta kthej në shkrumb medjan e saj, ka një kryeministër që përdor ironinë e sarkazmën, por nuk i thyen kokën kërkujt me levë hekuri, ka një Kryeministër që mërzitet e lëshon ndonjë batutë, por nuk i shkon në mendje se nga ai pozicjon mund të shahet një femër, nënë apo motër qoftë, deri prostitutë.”

    …..dhe se mos i shkon ne mend ndonje gazetari, te thote ndonje fjale te keqe per kete zoteri burre, se pastaj ka pune me kete Bardhin,,,,,,, hej me hajer.

  21. kazani mediatik says:

    Prezumimi i pafajesise ? Sa bukur e thoni kur eshte fjala per Tahirin, Xhafen, madje edhe per Ramen; Po pse nuk respektoni te njejtin parim kur flisni per Berishen, Mediun, Bashen, etj ? Perse i quani “kriminelet e ’97-es” (kur ne fakt dihet qe depot i sulmuan Petro Koçi, Skender Gjinushi, etj.), apo “autoret e grushtit te shtetit 1998” ? Perse bertisni gjithe diten “Sali krimineli”, kur jo vetem qe nuk eshte shpallur fajtor per keto qe e akuzoni ju, por as nuk eshte gjykuar per ndonje veper te tille. Mos valle ju keni monopilin e se vertetes ? Perse e quani videon te mainupuluar, qe do te thote veç te tjerash qe ai vlonjati i shkrete, apo edhe gazetari qe e paska “sajuar – sipas jush – gjithe kete çorbe” qe t’i akuzosh per manipulatore, falsifikatore, etj. A nuk eshte kjo shkelje e parimit te “prezumimit te pafajesise” ? Po zoterinj, eshte parim universal qe ju detyron edhe juve ta respektoni dhe qe nuk i pengon gazetaret te bejne pyetje, edhe provokuese, nese e mendojne se duhet ta bejne dhe nje kryeminister qe merr persiper te dale ne konference shtypi, t’u pergjigjet dhe jo te ike si legen nga perballja. Dhe, qe te mos harroj, gjeni ndonje te pafytyre tjeter qe te shaje gazetaren dhe jo nje njeri pa dinjitet si Bashkim Kopliku, zbatuesin e zellshem te nenit famekeq 24/1.

  22. Vk says:

    Medjat e “lira” ne shum vende te botes kan shkaktuar tragjedi. Kan shkaterruar njerez e familje. Mediat te bejn me dashnor, pa dashnor, me lek pa lek, si ti vij per mbare, e nese detyrehen te kerkojn falje, ajo spi me uje, se sic thot populli ku ka tym seshte pa gje. Dhe kete medjat e din shum mir, dhe misionin e tyre e kryejne thjesht me tymosje.

  23. rudini says:

    I marrsh te keqen Fariut o Amin

  24. Kuq e zi says:

    Po sikur kjo gazetare te pyeste berishen se “pse mohon qe dhe urdher te qellohet me 21 janar?” Cdo shkruante ky karafili
    Pyetja e sakte do ishte “kush eshte ai politikan i paster ne shqiperi?”
    Z.rama harron qe kur pyetjeve u pergjigjesh me batuta dmth qe ske pergjigje
    Z.kryeminister duhet te dale sa me pak ne popull ashtu dhe para gazetareve sepse shpesh here eshte pa pergjigje
    Me kujtohet berlusconi vite me pare qe braktisi studion sepse nuk perballoi dot pyetjet e gazetares

  25. Lali says:

    KUR E PYETEN NJERI NJE HERE NE KOHEN E ENVERIT SE CFARE ISHTE USHTRIA DHE THUEJ SI BATUTE AI U PERGJIGJ. NJE THES ME BUDALLALLIQE TE MARA SERIOZISHT SE BASHKU.KESHTU JANE TE GJITHA AKUZAT E OPOZITES TE MARA SE BASHKU EDHE GAZETAREN KUNDREJT PO PSE CFARE JANE QEVERITE KUKLLA LUAN TI SA HERE TE DUASH DHE KUR STE PELQN E HEDH DHE MER NJE LOJE TJETER.JO. AJO ESHTE NJE MAXHORANCE E DALE NGA VOTAT E POPULLIT DHE TI PER KATER VJET DUHET TI BINDESH JO ASJ POR VOTUESVE .TIMUND TE KRITIKOSH POR JO SA HERE TE TEKET BY…..THA TY TE NDROSH DEPUTETE E QEVERINE ME AKUZA DHE CPIFJE ME NJEREZ ORDINERE DHE PA BAZA DHE PROVA.

  26. Sorge says:

    Pyetje antidemokratike dhe e mesuar permendsh e servisur nga dufi i nje lavire bukevardi dhe provokuese qe ajo te bej nje karier politike ne partine fashiste te salo serbit dhe dhe lulu hajdutit.kjo gazetare exhte dhe do te jete gangren e demokracise.
    Kete fytyre e ashtuquajtur gazetare duhet lene si te tille dhe ta han qent e terbuyr se eshte pjelle e nje qenje te flliqt.
    Don te na kthej ne kohen e merhumit ta xhofim biografine pa ta bejme drejtues mjaft i kemi vuajtur mbi shpatulla keto gjera te pakuptimta. I keq vllai i keq ky dhe kusheriri daja etj
    Nuk mund te hecet perpara me keto mbeturina te shekullit te kaluar

  27. Po says:

    Po ik ore deshtak, gazetar qe merret e zberthen pyetjen e nje kolegeje dhe nuk merret me pergjigjen e Kryeministrit! Po turp nga vetja, nuk ke?!

    1. ben says:

      Po-per cfare e pyeti kjo gazetarja K.Ministrin? Pyetja u be e gabuar, pasi ajo presupozonte se te dy ministrat ishin fajtore per ate qe i akuzon media. Sipas jush, mjafton te akuzohesh nga media dhe je automatikisht fajtor?
      Le ti marrim te dy rastet vec e vec:
      1. S. Tahiri, akuzohet se eshte pjesemarres ne trafikun e droges. Kjo akuze eshte mbeshtetur ne nje bisede telefonike, ku Tahiri nuk eshte pjese dhe ku permendet nje person me emrin Saimir, qe me vone doli se ishte shoferi i automjetit qe transportonte drogen. Une nuk di ne se eshte zbuluar ndonje rast tjeter qe te implikoje Tahirin ne trafikun e droges. Sidoqofte, ai eshte sot ne arrest shtepie, por askush nuk e di se perse eshte marre nje mase e tille nga Gjykata. Per mua, Gjykata eshte e ndikuar nga politika dhe mediat qe mori nje mase te tille. Sipas te drejtes civile, cdo i akuzuar nuk eshte fajtor perderisa nuk eshte provuar e kunderta dhe perderisa nuk eshte shpallur fajtor nga nje gjykate me vendim te prere.
      2. F. Xhafaj nuk akuzohet drejtpersedrejti, por akuzohet i vellai. Qe ne fillim duhet thene se ministri Xhafaj nuk pergjigjet se c’bejne vellezerit, motrat apo kusherinjte e tij. Ai eshte pergjegjes vetem per veprimet e tija dhe vetem te tijat.
      Kur gazetarja ne fjale i drejtohet K.Ministrit me pyetjen qe ai me te drejte e quajti propogande, merr me dashje atributet e nje gjykate, pasi i quan te dy ministrat fajtore per veprat qe nuk jane provuar akoma se jane te verteta apo jo. Ne kete pike, ajo nuk eshte me nje gazetare, por nje provokatore. Edhe juve qe flisni me te njejten gjuhe nuk jeni as me shume e as me pak por nje provokator qe ben te paditurin dhe merr persiper atributet e nje gjykate.
      Lereni se pari Prokurorine te provoje fajesine e ministrave dhe gjykatesit te shpallin vendimet e tyre ne lidhje me keta zoterinj dhe pastaj flisni si te doni. Deri atehere, heshtni dhe mos u merrni me llafe si grate e keqia.

  28. fatekeqesia jone keta, por edhe ata si ti says:

    NJe shkrim i sakte i Bardhyl Erminit. Gazetarja, duket eshte nga ato qe rrine pa breke qe te mos harxhoje kohen se i duhet, tregon mellefin e saj dhe fryrjen qe i kane bere per te realizuar nje skenar te tille. Dikush nga komentuesit thone merreni me nje vajze te re! Po ajo vajza e re do behet plake neser dhe do behet plake e keqe, prandaj duhet marrur sot me te. Ajo vajza e re nuk perfaqeson as gazetarine, se eshte fallco dhe nuk eshte gazetare, por si Babalja se u bene babalet tani si kuskuta ne jonxhe, por ka kurajon e del para gazetareve te cilet dhe ata heshtin si bufer e nuk e denoncojne qe u ka hyre ne vathine e tyre. Njerez te semure, medioker , te pa afte apo Babale? Dhe komentuesit qe jane bere te njohur ne faqet e gazetave ne interenet analizojne se çfare u tha per vajzen me poture dhe jo çfare beri vajza pa fustane. KJo eshte shoqeria ne te cilen jetojme, ajo vajze e ka shitur gjitheçka dhe s’ja vlen edhe te mirresh me te se eshte njesoj sikur nuk egziston dhe doli nje ze nga shpella. Por eshte dhe ana tjeter: po sikur ky kryeminister te ishte si ai i pari dhe te thoshte ate qe tha ai i pari ne Tropoje dikur: merreni dhe ma sillni ne Tirane, ku do futesh kjo vajza ne te semes apo ne poture te Saliut e Lulezimit? Se dhe keto egzistojne, biles te mos harroje se ndonje dite mund te gjendet me kembe perpjete dhe nuk do ankohet. Ja vlen te ja thuash keto. Apo jo, te padashur edhe ju komentues cinike!

  29. mmoisiu says:

    Ambrozia e do te kete te beje me nje president si Putini qe kur ti bej keto pyetje ,mbas gjysem ore te fluturoje me gjithn njerzit e shtepise
    dhe vetem breket do ti ngelen nga trupi i saj ,guxon kurvicka e vogel e opozites te veje ne nje situate te sikleteshme K/M
    po te ishte Sali krimineli do guxoje moj kurvicke e vogel te beje pyetje te tilla ?

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Ti qeke per demokraci mer qerrata mmoisiu. Ashtu, armiqte e popullit t’i vrasim te gjithe derisa te ngelet vetem Edvini me tet’ome.

  30. albaniafirst says:

    Bardhyl Ermini-nje emer qe duhet mbajtur mend, pasi eshte nje nga artikujt me te goditur qe kam lexuar ndonjehere ne mediat tona, shkruar nga nje gazetar shqiptar.

  31. Fiqiri says:

    Per gazetarin nuk ka pyetje demokratike e antidemokratike, nuk ka pyetje te politizuar apo te papolitizuar, ka vetem pyetje. Ne njer shoqeri te lire gazetari mund te beje cfardolloje pyetjesh qe do te ishin ne interes te informimit te publikut nga media qe ai perfaqeson. Kryeministri, apo kushdoqe jep konference shtypi ndodhet aty per t’iu pergjigj atyre pyetjeve dhe s,mund tu imponoje gazetareve per cfar duhet te pyesin e si duhet te pyesin. Sigurisht qe dhe ai ka te drejte dhe te mos i pergjigje nje pyetje te caktuar apo te jape ate pergjigje qe mendon. Eshte detyre e publikut te gjykoje ne fund te dy palet, ate qe beri pyetjen dhe ate qe dha pergjigjen. Nuk me duket normale, gjithmone nisur nga sa shifet ne vendet e perendimit, qe te shkosh per konference shtypi dhe ta braktisesh ate se s,te pelqeu nje pyetje nga salla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje