Bashkia e Tiranës “pushton” Everestin

24 Maj 2018, 18:02Sociale TEMA

Tirana ia ka dalë që të lërë një shenjë edhe në majën e malit më të lartë në botë Everest.

I njohur ndryshe edhe si çatia e botës, sportistja Uta Ibrahimi ia ka dalë që të sfidojë lartësitë dhe pengesat e shumta në rrugëtimin e gjatë për në Everest, duke bërë krenarë një komb të tërë.

Përmes një postimi në Facebook, kryebashkiaku Veliaj ka falënderuar sportisten Uta Ibrahimi që ia doli të ngjisë majën e Everestit bashkë me flamurin e Bashkisë së Tiranës.

“Asnjë mal nuk është aq i lartë, sa te ndalë Utën tonë! Kaq krenar për Uta Ibrahimi , që ia doli të ngjisë majën e Everestit, bashkë me flamurin e Bashkisë Tiranë. Lart e më lart”, shkruan Veliaj në Facebook.  

4 komente në “Bashkia e Tiranës “pushton” Everestin”

  1. Futja kot says:

    Ne vend te flamurit te Gjergj Kastriotit ka perfaqesuar Erionin e PS-se. Te lumte Erion. Shqiperia shkon e vjen, partickat i duhen ketij populli budalla.

  2. P-ushtat P-olitikanë P-ushtojnë P-opullin me P-ordhë P-ropagandistike. says:

    SALI EFENDIU NA MBURREJ VETE ME MAJAT E MALEVE,
    dhe
    ERION FIKU PO NA MBURRET ME MAJAT E ALPINISTAVE.

  3. PUSHTIME TELEVIZIVE says:

    Bashkia e Tiranes nuk pushton dot Bathoren.
    Ne televizion Erion Fiku ka pushtu Hollanden.

  4. shvejku says:

    Po ne Yzberisht,qe e ke 3 km larg zyres tende,kur do kujtohesh te vish?
    Te presim me duar plot plehra dhe kembet ne balte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje