"Daily Mail" sjell historinë tragjike të shqiptares, nënë e 3 fëmijëve, dëbuar dhunshëm nga SHBA: Çfarë ka Melanie Trump më shumë se unë?

24 Maj 2018, 09:53Sociale TEMA
"Daily Mail" sjell historinë tragjike të shqiptares,

Një shqiptare, nënë e 3 fëmijëve sjell për “Daily Mail” historinë e saj të deportimit nga SHBA pas 18 vitesh qëndrimi në atje. Ajo ka rrëfyer për dhimbjen dhe shkatërrimin që i ka sjellë ndarja nga fëmijët e saj të mitur.

Quhet Cile Precetaj dhe është 46 vjeç. Nuk ka pasur rekorde kriminale dhe gjatë gati 2 dekadave ajo luftoi kundër largimit të saj. Ndërkohë ajo ndihmonte në menaxhimin një restoranti në Michigan së bashku me bashkëshortin e saj.

Autoritetet e emigrimit në SHBA vendosën që ajo duhet të largohej pasi i kishte ezauruar të gjitha të drejtat e saj për kërkuar qëndrimin në SHBA dhe i ishin refuzuar.

Në intervistën e dhënë për Daily Mail, ajo ka zbuluar se vajza e saj është duke i shkruar Zonjës së Parë, Melanie Trump duke i kërkuar mëshirë.

Jam ende në gjendje shoku dhe nuk mund ta besoj që më kanë sjellë në vendin që e lashë ku kisha frikë të jetoja. Fëmijët e mi janë me milje larg dhe unë nuk e di nëse do t’i shoh ndonjëherë sërish. Si mundet që një vend të ndajë nënën nga fëmijët e saj? Si mundet ta bëjnë këtë?

Gruaja e presidentit Trump, Melanie ishte një emigrante në një vend të ndërtuar nga emigrantët. Përse ata ia bëjnë këtë një nëne që e dashuron atë vend dhe nuk ka bërë asgjë të gabuar? Shkova në SHBA për një jetë më të mirë”.

Cile thotë se nuk pushon së qari që kur e rikthyen në vendin e saj nga ku u largua në vitin 2000 pasi kushte frikë për jetën e saj.

Fle vetëm 2 orë çdo natë. Zgjohem dhe mendoj për fëmijët dhe se si ata ndihen. Nuk jam ndarë kurrë prej tyre. As edhe një ditë të vetme. Ja ku jam tani mijëra milje larg tyre. Jeta ime dhe e fëmijëve të mi u kthye përmbys”.

“Daily Mail” ka ardhur deri në Gradec, një fshat të Shkodrës që mban rreth 3 orë me makinë nga Tirana. Ajo u rikthye në fshatin ku u rrit pa pasur mundësi të përshëndesë bashkëshortin e saj Pete Gojcaj dhe 3 fëmijët: 16-vjeçarin Marash, 10-vjeçaren Megan dhe 8-vjeçarin Martin.

Bashkëshorti e mësoi nga një telefonatë e shkurtër që ajo i bëri në një ndalesë në Gjermani në kthimin për në Shqipëri. Tani Cile po qëndron në shtëpinë e një kushëriri të saj, larg nga jeta që bënte në SHBA. Pas 18 vitesh në SHBA ajo mundi të marrë me vete vetëm një valixhe të vogël. Thotë se një gjë e çmuar që mban me vete është një shall i dizenjuar sipas flamurit amerikan.

E vë ndonjëherë që të kujtoj SHBA-të. I vetmi ngushëllim është bashkimi me prindërit dhe motrën Liljana me të cilët nuk shihesha prej afër 2 dekadash. Sa herë mendoj për fëmijët e mi më thyhet zemra. Nuk e di çfarë do të ndodhë dhe kur do t’i shoh sërish. Jam gati e sigurt se nuk do të kthehem më kurrë në SHBA, vetëm nëse ata ndryshojnë mendje apo ndodh ndonjë mrekulli”.

Përveç traumës së ndarjes së familjes dhe lënies së fëmijëve pas ajo nuk ka më as jetën e rehatshme të shtresës së mesme amerikane. Shtëpia e saj e tanishme nuk ka ujë të rrjedhshëm.

Tualeti është jashtë shtëpisë, një vrimë në tokë ndërsa ka ndërprerje të vazhdueshme të energjisë. Ajo jeton në një dhomë me çarje të mëdha në tavan në një shtrat me shufra hekuri. Nuk ka TV, valë telefoni celular dhe ajo që e frikëson më shumë është se nuk ka çelësa në derë. Fshati është i izoluar dhe nuk ka asnjë dyqan pranë. Rrugët nuk kanë emra. 700 banorët e fshatit jetojnë me më pak se 100 $ në muaj.

U largova në vitin 2000 nga ky fshat për shkak të frikës. Tashmë kam vetëm disa ditë dhe nuk ndihem e sigurt”.

Ajo shkoi në SHBA si shumë emigrantë të tjerë, or historia e saj është paska më e komplikuar. Ajo thotë se e la Shqipërinë në vitin 2000 pas frikës kur shoqen e saj e rrëmbyen për ta bërë prostitutë derisa e vranë.

Ajo thotë se u ndie kërcënuar nga ish-i fejuari i cili e kishte kërcënuar pas ndarjes. Pa pasur mundësi të merrte një vizë amerikane ajo hyri në SHBA nëpërmjet Kanadasë duke përdorur një pasaportë false nën emrin Laura Firmini.

Nuk dinte të fliste asnjë fjalë anglisht ndërsa qëndroi në një familje të afërmish. Kontaktoi zyrën e emigracionit disa muaj pas mbërritjes në SHBA. Ndërsa kërkesa e saj po shqyrtohej ajo u njoh me atë që tashmë është burri i saj, Pete Gojcaj dhe lindën fëmijën e parë në vitin 2002.

3 vjet më vojë iu tha se duhet të largohej nga SHBA pasi kërkesa e saj për azil ishte refuzuar. Gjykata nuk ishte bindur se ajo kishte frikë për jetën e saj në Shqipëri. Cile apeloi ndërsa autoritetet e emigrimit ia mohuan qëndrimin në SHBA.

Ndërsa ishte shtatzënë me vajzën Megan asaj iu tha se duhet të paraqitej në një zyrë çdo muaj. Gjatë kësaj kohe ajo ndihmonte edhe bashkëshortin e saj që kishte mbërritur në SHBA nga ish-Jugosllavia që kur ishte 5 vjeç. Së bashku ngritën një restorant të suksesshëm. As miqtë e saj të afërt nuk e dinin se ajo ishte nën kërcënimin e depërtimit.

Askush nuk e dinte. Nuk u thoja as fëmijëve të mi. Nuk dëshiroja t’i shqetësoja. Mendoja të vazhdoja me jetën si të vinte dhe ndoshta deportimi do të anulohej. Po jetoja jetën e një nëne të zakonshme amerikane.

E pëlqeja jetën që bëja. Mendoja se qeveria amerikane do të shihte se çfarë kishte ndodhur në këto vite. Mendoja se sistemi amerikan do të ndryshonte.

Presidenti Bush tha se nënat ilegale që kishin lindur fëmijë në SHBA nuk do të deportoheshin dhe pata shpresë”.

Cile thotë se autoritetet e emigracionit e detyruan të pajisej me një pasaportë shqiptare dhe të kthehej vullnetarisht në Shqipëri, ose do të largohej me forcë gjë që do të pasohej me një penalizim për të mos shkelur më në tokën amerikane.

Thotë se e ka vizituar disa herë ambasadën shqiptare në Neë York, por ata ishin të pafuqishëm për të ndërhyrë. Autoritetet e akuzuan më pas për zvarritje dhe e detyruan që të mbante një pajisje GPS me vete në kyçin e dorës në mënyrë që ta monitoronin 24 orë.

Çështja u komplikua pasi edhe bashkëshorti i saj u vu në nën kërcënimin e deportimit, citon lapsi.al. Ai kishte një Green Card, dokument që lejon emigrantët të jetojnë në SHBA, por ai iu revokua pas një dënimi 3 vjeçar me burg. Edhe ai nuk kishte një pasaportë të rregullt pasi e kishte lënë Jugosllavinë kur ishte fëmijë.

Për këtë ai nuk është larguar kurrë nga SHBA pasi nuk do të lejohej më të hynte brenda. Pavarësisht kësaj, 3 fëmijët e tyre janë shtetas amerikanë.

Në SHBA janë 11.3 milion emigrantë ilegalë me 4.3 milion që kanë prindër pa dokumente të rregullt. Cile pranon se bëri edhe një mashtrim tjetër duke deklaruar se ishte divorcuar nga bashkëshorti për të zgjatur qëndrimin e saj në SHBA.

Do të ishte e papëlqyeshme që të largohej nëna e vetme e 3 fëmijëve që tashmë nuk kanë me kë të jetojnë. E di që ishte gabim, por kjo ishte ajo që avokati im më këshilloi. Kur dola para gjykatësit ai më tha se kisha gënjyer dhe kjo do të rëndonte kundër meje”.

Cile thotë se gjatë 18 vjetësh në procese gjyqësore ka paguar mbi 50 mijë dollarë për avokatët.

Një avokat më kërkoi 2 mijë dollarë vetëm t’i hidhte një sy dosjes sime. E dëshpëruar ia dhashë. Pasi e pa më tha që nuk mund të më ndihmonte”.

Një muaj më parë, gjatë një vizite rutinë në zyrën e emigracionit u mor në paraburgim. Thotë se vetëm dridhej kur u prangos. Për shkak të shokut i kishte rënë të fikët dhe për këtë u dërgua në spital. Më pas e transportuan në burg ku iu bashkua 20 grave të tjera që prisnin deportimin. 3 javë më pas iu tha se do të “shkonte në shtëpi”.

Nuk mund ta besoja. U thashë grave në qeli se mrekullitë ndodhin, pasi besoja se do të kthehesha në shtëpinë time dhe do të shihja fëmijët.

Vetëm kur autobusi ku e kishin hipur doli jashtë Detroid kujtoi se po e kthenin në Shqipëri. Në atë moment kuptova që isha e pafuqishme dhe u dorëzova.

Nuk kisha më mundësi të luftoja. Ata kishin fituar. Zemra mu godit. Gjithçka mendoja ishte fytyra e fëmijëve të mi të cilët nuk do të mund t’i shihja më”.

Dy agjentë të emigracionit e shoqëruan deri në Shqipëri ku e prisnin babai 72-vjeçar, Pasho dhe vëllai, Arbeni.

Tashmë ndihem si nj alien në vendin tim. Flas dy herë në ditë në telefon me fëmijët, por nuk mund t’i mbaj dot lotët. Nuk e di çfarë do të sjellë e ardhmja”.

Tashmë po mendon që e gjithë familja të zhvendoset në Shqipëri, por fëmijët do ta kenë të vështirë pasi ata janë mësuar me jetën atje.

“E kam të qartë që fëmijët do të vuajnë nga bulizmi pasi të përhapet fjala se nëna e tyre është ekstraduar. Fëmijët e mi po i shkruajnë Presidentit Trump dhe bashkëshortes së tij Melanie që të bashkojë familjen tonë”.

Është pikërisht vendimi i Trump që të ndalet emigracioni ilegal dhe të shtohen deportimet e ilegalëve. Një zëdhënës i ICE i tha Daily Mail se Cile e dinte që në vitin 2005 se nuk kishte asnjë mundësi qëndrimi në SHBA, por ishte lejuar të qëndronte derisa ajo të përmbushte të gjitha mundësitë e saj legale për ta kundërshtuar deportimin. Pas vendimit të gjykatës ajo duhet të largohej menjëherë.(Përgatiti Lapsi.al)

27 komente në ““Daily Mail” sjell historinë tragjike të shqiptares, nënë e 3 fëmijëve, dëbuar dhunshëm nga SHBA: Çfarë ka Melanie Trump më shumë se unë?”

  1. Vllaznia e trukimeve!!! says:

    ja surrati i vertete i aleatit strategjik
    lu-ja iken politika amerikane mbetet
    dhe servilet hidhen ne plehra pasi perdoren!!!!

    1. Sali Gerdeci says:

      Amerika nuk eshte si ” hani me dy porta” ku te hyjne dhe dalin njerezit sipas deshires. Amerika ka ligjet e veta qe kur nje i paligjshem kerkone te behet i ligjshem me ane te gjyqit dhe nuk e fitone gjyqin ate arrestohet ne sallen e gjyqit dhe dergohet ne vendin e vet sa me shpejte te jete e mundur. Kur nuk hap gjyq mund te jetosh per nje kohe te gjate si i paligjshem dhe askush nuk te thote gje po nuk shkele ligjet e vendit.

      1. Lexues says:

        Se pari, nuk eshte normale qe ti nuk ndjen keqardhje per nje njeri (aq me teper bashkeatdhetare) qe e gjen veten ne ate situate te tmerrshme.
        Se dyti, nje shtet ligjor te kap e te kthen pa e mbushur vitin. Nuk pret 18 vjet per te shkaterruar jeten. Eshte arrogance dhe poshtersi.
        Se treti, nje gjykates qe nuk merr parasysh rrethanat specifike te nje rasti kot qe merr rrogen. Le ta beje punen nje robot me mire.

  2. Vllaznia e trukimeve!!! says:

    ja surrati i vertete i aleatit strategjik
    lu-ja iken politika amerikane mbetet
    dhe servilet hidhen ne plehra pasi perdoren!!!!!!

  3. Vllaznia e trukimeve!!! says:

    ja surrati i vertete i aleatit strategjik
    lu-ja iken politika amerikane mbetet
    dhe servilet hidhen ne plehra pasi perdoren!
    lere postimin o censure komuniste

  4. Vllaznia e trukimeve!!! says:

    ja surrati i vertete i aleatit strategjik
    lu-ja iken politika amerikane mbetet
    dhe servilet hidhen ne plehra pasi perdoren!
    lere postimin o censure komuniste

  5. deda says:

    ESHTGRUJA TRAPIT ME FALNI TRAMPIT.

  6. veri says:

    vertet nuk e kuptoj demokracine amerikane ! pse fshihet e verteta historike e krijimit te shteteve amerikane , pse ndahet nena nga femijet ne shekullin e XXI-te .. ! ne ke vend te botes eshte ky ligj ?! kete vendim e merr vetem nje vend krimi ..! a mund te rroje njeriu me ankthin e zbimit ..?! .. ku je o zot ..! .. por ata qe i bejne keto , nuk besojne tek zoti ..!

    1. Vasali i vasalit tim nuk eshte vasali im says:

      Ti nuk e kuptone demokracine amerikane se aq mend ke dhe nuk ta ka fajin njeri.Amerika nuk eshte hane me dy porta qe te hyje dhe dale kush te
      doje.Pse nuk me perzene mua fjala vjen? Sepse kam ardhur ketu ne baze te rregullave dhe ligjeve qe ka Amerika me vize emigracioni dhe sot jame edhe qytetari i saj.

      1. takapa says:

        Ore eshte han e shkuar hanit dhe jo me dy por shtate porta po leri pordhet.

  7. Patriot says:

    Kete pune ka Daily mail nje here ne jave i keput na nje lajm me shqiptare… o me krim, o me komunizmin ne shqiperi qe ka vrare me miliarda njerez ne kampe perqendrimi, o me varferine ku njerezit ne Shqiperi hane buk te thate nje here ne muaj si meshire nga taksapaguesit britanik. Futja pordhes gazete per idiotet e britanise dhe e merr i ben copy paste edhe nje gazete shqiptare.

    1. Illyrian Emperors says:

      Kjo ndodh sepse nuk ka shtet mor shok, nuk ka asgje.

      Ky drogaxhiu qe drejotn per 6 vite asgje nuk ka bere, njesoj si sali shpellari.

      Nuk ak mryeministri apo ministri te imazhit publik qe te nderhyje dhe te those mos perhapni dizinfomacion ose te hedhi ne gjyq kete pacavurre gazete qe quhet daily mail.

      Kjo eshte arsyeja

      1. emigranti says:

        Illyrian Emperors-po sikur te ishte zotrote K.Minister cdo te beje?
        A e ke idene se Trump-i nuk e can trapin per kryetare shtetesh te fuqishem. Per keta tanet, perfshi edhe ty sikur te ishe K.M. as qe I llogarit fare. Imagjino qe Lul Basha me Like Floririn kane paguar qindar mijera dollare qe te dalin ne foto me Trump-in. Pastaj emigracioni illegal eshte problem nacional ne SHBA dhe nuk ka te beje fare me nacionalitetin e emigranteve te paligjshem. Vetem nga Meksika, ka cdo vit mbi 4 miljon shkelje ilegale te kufirit me SHBA. Emigrantet ilegale shqiptare jane nje pike uji ne nje oqean. E keqja eshte se kjo zonja ka shkelur ligjin amerikan dhe per kete po debohet. Ajo qe nuk me pelqen eshte se ajo vazhdon te hedhe balte mbi vendin e vet kur thote se eshte e frikesuar per jeten, sikur ke fshati i saj behet lufte cdo dite.
        Jam dakort me faktin se si nene e tre femijeve amerikane ajo duhet te qendronte prane familjes. Nga ana tjeter besoj se nuk thuhen te gjitha ne kete artikull. Shkarazi tregohet se edhe i shoqi i kesaj zonje paska qene ne burg per tre vjet. pra kemi te bejme me nje familje qe shkeljen e ligjit se kane per here te pare. Nje emigrant, vecanerisht kur eshte i paligjshem, te pakten rri urte dhe zbaton me rigorozitet cdo rregull apo ligj te vendit ku ka shkuar. Personalisht jam emigrant ne Kanada, por kam ardhur ne menyre te rregullt, me dokumenta emigrimi ne kete vend. Sot jam shtetas kanadez, por vazhdoj qe te zbatoj me rigorozitet rregullat dhe ligjet e ketij vendi, me pelqejne ato apo jo.

  8. vjeshta says:

    Ajo është prostitutë. Kurse ti nuk je moj motër.

  9. Kryqi says:

    Ma-ma drama,ka te drejte te qahet per femijet si nene,por si person nuk eshte e sinqerte,
    Atoritetet Americane nuk i falin ata qe kapen ne flagrance per mashtrim ligji. Perndryshe
    si miljona te tjere qe nuk kane dokumenta nuk do e ngacmonte njeri.
    Para vendimit te gjykatesit nuk del dot as Trampi as Melania as Perendia. Ky eshte ndryshimi i te
    qenit Shtet.Zonja ne fjale qe kerkon te “drejten”perseri gabon kur kerkon te krahasohet me first lady,
    Do ishte e udhes te bente nje lutje per falje, Asaj nuk i eshte lene ne dore te beje gjykatsen
    e drejtesise Amerikane

    1. 123 says:

      Po nga padija zoti gjykates nga padija. Po te dinte cfare do I ndodhte sigurisht qe nuk do I bente.

  10. fffff says:

    Amerika nuk eshte han ku te hyjne gjithe Allvanoset e uritur dhe te palare. Kjo ka treguar nje doze te forte debilizmi duke u perdorur nga Mexikanet, duke shkuar gazete me gazete ne New Jersi ne fillim dhe tani ne gazeten Angleze, per te luftuar per kauzen Meksikane te emigracionit te paligjshmerise. 12 milione Meksikane te drobitur, te uritur dhe te etur, te palare dhe te paditur u jane turrur zyrave te assistences sociale per te marrre pare qyl, papunuar dhe pasi ushqehen nuk mbahen me po vetem shtohen. Pjellin nga 2 here ne vit dhe tani jane kudo si karkalecat. Amerika nuk do debila

  11. apapapa says:

    Teknikisht (ligjerisht) zonja nuk ka te drejte meqenese ka hyre ne Amerike ne menyre te paligjshme. Autoritetet kane shqyrtuar ceshtjen ne baze te ligjit dhe kane dhene nje vendim. E veshtire ta pranosh, por ligji eshte ligj.

    Kurse nga ana njerezore eshte patjeter shume e dhimbshme.

  12. Berti says:

    Gabim fatal i kesaj neneje, kur autoritet americane e keshilluan te dilte vullnetarisht,qe keshtu te futej prape me vone, me vjen keq ,ligji eshte ligj, nuk diskutohet

  13. Labi Vlores says:

    Keshtu te gjen kur hedh mut mbi vendin tend kur thua ” vendi Ku kisha frike te jetoja” ja Pra nuk te paska gjetur gje qe kur Ke ardhur….nuk eshte parajsa mi toke Shqiperia po’ edhe si è pikturoni Ju vetem per te mar letrat, nuk eshte. …amerikanet e Kan kuptuar tashme. ..nderroni genjeshtra…

  14. Justinian - Illyrian Emperor says:

    Na kan hapur barkun keto jevget lekurbardha te shqiperise, qe lkane kokrren e namit neper bote.

    Po pse nuk thua moj matunare muti qe ika ne amerike per arsye ekonomike, por na shpik lloj lloj historish sikur do te te trafikonin ty ne vitin 2000!

    Nuk te rrembente njeri ne ems te dites ne shqiperi, zakonisht trafikimi ndodhte kur femra kishte arrit ne destinacion, dhe shumica ishin jevge.

    E njeta gje edhe me keto katunarte e tjera shqiptare qe kerkojne azil ne angli, me pretekstin se i kane trafikuar…. ngelen duke genjyer ne menyre te hapur me marr azil ne angli dhe duke flliq shqiperine ne menyren me makabre te mundshme.

    rrac e keqe qe as nuk doni vendin tuaj as ky vend nuk do ju doje ndonjehere.

    Shyqyr qe keto derrat angleze jane bere te vetdijshem per rrenat masive te ketyre.

    1. Albani says:

      Idiot tipik,llogjik kafshe me dy kembe.

  15. engie says:

    Mjaft me melodrama. Ti je nje genjeshtare. Femijet e tu jane qytetare amerikane dhe mund te vijne ne Shqiperi kur tu doje qejfi te te takojne. Melani Tramp eshte qytetare amerikane, ti nuk je. Ti nuk munde te bindje gjyqtarin federal ne Amerike qe ishe eligible per azil apo per qendrim te ligjshem dhe ligji amerikan parashikon deportim ne kete rast. Dhe ligjet kur shkruhen duhen zbatuar. Ndryshe taksapaguesit amerikane nuk kane pse u japin rrogat kongresmeneve e senatoreve qe shkruajne ligjet kur nuk kane ndermend ti zbatojne.

  16. andreas says:

    Jam dakort me dy komentet e mesiperme te Labi Vlores dhe Justinian…
    Nje tjeter si puna e kesaj tha qe nuk jam shqiptare, por greke dhe shqiptaret na kercenojne…Jane pa dinjitet…

  17. VICTOR says:

    E dashur zonjë, është fatkeqësi që jesh larg fëmijëve të tu në moshën që ata kanë më tepër nevojë për nënën e tyre, por kjo nuk të jep të drejtë që akoma dhe sot të deformosh arsyet sepse të larguan dhe të keqinformosh opinionin. Ti personalisht e dinje që një ditë do vinin dhe të të largonin, sepse e kishe humbur betejën me ligjin, kurse Milani Trampi me ndihmën ose jo të avokatëve të burit të saj e ka fituar betejën me ligjin. Pra gjykata e shtetit ku ti aplikove, me gjithë ndihmën juridike të avokatit tënd nuk e aprovoi pretendimin tënd, kurse gjykata e shtetit ku Milani aplokoi,e aprovoi pretendimin e saj. Bindjet e mia personale janë kundër Melanisë, dhe pro një nënë të devotshëm si ti, por ja që ligji është ligj. Mësohuni të zbatoni ligjin. Por ligji nuk ti ndalon apo ti persekuton fëmijët dhe burrin të cilët mund të vinë dhe të jetojnë më ty këtu në Shqipëri sa të duan, dhe të largohen për në USA kur të duan. Vetëm ti si thyerse e ligjit nuk mund të shkosh atje për një afat të pa caktuar, gjithashtu ti mund të hapësh një betejë të dytë me ligjin dhe ndoshta fiton më këshillën e ndonjë avokati më të mirë se sa ke patur.

  18. Mario says:

    Lexova me vemendje artikullin dhe gjithe komentet … Gruaja gabon edhe pas 18 vjetesh kur ka kaluar ne tere kalvarin e proceseve per te ligjeruar qendrimin e saj ne Amerike. Ajo thote se “…Shkova ne amerike per nje jete me te mire…” ketu merr fund cdo gje … Kush nuk do te donte te vinte ne Amerike per kete aresye ????!!! Imagjino sa here mund te kete gabuar zonja ne intervistat e shumta qe ka dhene kur ben kete gabim tani qe mund te thuash se eshte bere “experte ” e kesaj fushe… Ka patur shume gjera per te sqaruar qe ajo te fitonte.. si ; Pse u largua nga shqiperia ? Pse me vize fallso…? Pse nuk beri kerkese per qendrim ne Kanada por u fut ilegalisht ne USA ? Etjere etjere etjere … Per me teper kush e shtyu te genjeje per nje divorc fallso te pabesueshem … Jam i sigurt qe zonja ose ka shkuar ne avokate te ndryshem pa u perqendruar tek nje njeri i sakte ose eshte perqendruar tek ndonjeri i paafte i cili thjesht i ka marre parate me nje pune fare shkel e shko terhiqe mos e keput derisa e keput ligji. Zonja ka patur te tera mundesite te gjente rruge qe te kenaqte ligjin dhe vehten me nje vendim pozitiv por i ka bere gjerat lemsh ku provat dhe theniet kane groposuar njera tjeteren duke e nxjerre zbuluar para ligjit.. Keqardhje per kete zonje por shpresoj qe me mashtrimet e saj te mos jete penalizuar me perjashtim te mundesise se bashkimit familjar me femijet kur nje nga ata te behet mbi 18 vjec … Nga rrefimi nuk del e kjarte pse nuk ka shfrytezuar mundesine e bashkimit familjar me bashkeshortin por gjithesesi kete aspekt ajo e ka bere lemsh pasi ka deklaruar divorc ….. Pozicioni i saj tashme ne raport me ligjin e emigracionit ne USA dhe vendimin e procesin e deritanishem eshte tejet i veshtire por JO NE SKAJIN FUNDORE Ligjet ne gjithe boten ne cfaredo lloji fushe qofshin , po te shikohet me kujdes lene hapsira te mundeshme rishikimi ne menyra te ndryshme per subjektin pamvaresisht se ne pamje te pare duket se cdo gje ka marre fund . Edhe ne kete rast kemi te bejme me nje skaj fundor te nje segmeni por qe mund te niset me nje segment tjeter nga fillimi … Natyrisht ketu nuk ka recete te gatshme dhe nuk eshte e thjeshte por mjaft e komplikuar… Kerkohet durim dhe ndjekje e nje mendje avokati te zgjuar i cili te mundet te shikoje pertej murit, pertej erresires, pertej barrieres dhe nga ai moment qe merr nje vendim te tille te heshtesh , te flasesh vetem cfare ai te sygjeron, te kesh durimin e duhur dhe jo te shetisesh me mendjen tende apo te te tjereve te remdomte per te rreshqitur ne veprime te cilat demtojne ne vend te te ndihmojne sic bie fjla ke rreshqitur me divorcin falls… … ps… Eshte teper e veshtire nderhyrja ekstra e pushtetit ekzekutiv (sic mund te ishte e zj, Melani ne emer te bashkeshortit ) ne pushtetin gjyqesor dhe nuk ka ndonje gje pse e provon por kjo ne 99% te rasteve eshte e pamundur per me teper nqs letra e shkruar drejt saj te permbaj budallalice sentimentalizmash pa lidhje per te cilat ligji amerikan eshte akull i ftohte ……Shpresa vdes e fundit .. te uroj fat.. Shpresoj se te dhashe ca keshilla free …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje