Veliaj tur lobimi në Hollandë: Të gjithë kemi një qëllim, integrimin e Shqipërisë në BE

23 Maj 2018, 12:59Sociale TEMA

Në vijim të vizitës së tij dy ditore në Hollandë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj dhe Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, u prit dje në një takim të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Roterdanimit, Ahmed Aboutaleb. Në takimin ku morën pjesë edhe zyrtarë të tjerë të lartë të institucioneve ligjzbatuese holandeze, u fol për procesin e integrimit dhe rritjen e bashkëpunimit mes Bashkisë së Roterdamit dhe asaj të Tiranës në projekte konkrete.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se qëllimi i këtij takimi ishte gjithashtu prezantimi te autoritetet holandeze i Shqipërisë europiane dhe reformave që ajo ka ndërmarrë, për të merituar hapjen e bisedimet për anëtarësimin në BE.

“Kemi pasur dy ditë intensive në Hollandë edhe të gjithë e dimë se Hollanda ka qenë një nga vendet që ka treguar skepticizëm në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë. Patëm një ofensivë komunikimi bashkë me ministrin e Brendshëm dhe ministren e Drejtësisë dhe unë besoj se duhet të funksionojmë si skuadra “Shqipëria”. Këtu nuk ka rëndësi fare qeveri, opozitë, autoritete lokale, qendrore, sepse të gjithë jemi për një qëllim: në qoftë se prezantohemi si një skuadër, ku secili tregon reformat e kryera në qeverisjen qendrore dhe lokale, besoj se kemi një argument shumë të fortë për të kërkuar që edhe Hollanda t’i bashkohet listës të madhe të vendeve që kërkojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, tha Veliaj.

Pas takimeve, ai u shpreh optimist për mbështetjen e propozimit të Komisionit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit. “Ishte një moment i mirë për të treguar këtë kartolinë të Shqipërisë, që sigurisht ka halle, probleme dhe sfida, por që po bën në kohë rekord reforma që nuk janë bërë në vite të tëra. Besoj se konfirmimi në bllok që morëm nga dëgjuesit tanë, qoftë në takimet zyrtare apo edhe në takimet akademike e diplomatike, na dëshmon se kemi një kauzë të vërtetë për të mbrojtur, teksa kërkojmë që Shqipëria të fillojë negociatat për Bashkimin Europian. Kjo është një ditë e mirë për Shqipërinë edhe këtu në Hollandë”, shtoi Veliaj.

Ai theksoi se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave për integrimin në BE, pasi ka bërë reforma të mëdha në forcimin e shtetit ligjor dhe në zhvillimin ekonomik të vendit, ndërsa theksoi se procesi i integrimit duhet të jetë interesi i të gjithë shqiptarëve, larg dasive politike. “Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme, duke filluar nga kryeministri deri tek autoritetet më modeste lokale, për të krijuar një Shqipëri europiane nga reforma në drejtësi, tek mënyra se si menaxhohen territoret, përgatitjet për turizmin dhe publiciteti pozitiv që Shqipëria po merr nga mediat ndërkombëtare, të cilat kanë akses në atë që realisht po ndodh në Shqipëri. Besoj se ka ardhur koha që ashtu siç kemi prezantuar në Hollandë imazhin e një Shqipërie të re, të një Tirane të re, të një qeverie

dhe të një bashkie që po lufton për të prodhuar një rezultat në një vend dinjitoz evropian, ashtu do të duhet të vazhdojmë përtej ndasive tona politike”, u shpreh kryebashkiaku.

Në vizitën e tij në Holandë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi edhe një leksion të hapur me studentë të Fakultetit të Arkitekturës dhe Mjedisit në “Delft University of Technology”, me të cilët ndau eksperiencën e ndryshimeve të mëdha që po ndodhin në Tiranë. Kryebashkiaku prezantoi projektet e realizuara gjatë këtij mandati në kryeqytet, si dhe masterplanin e ri të zhvillimit të Tiranës.

“Ishte një kënaqësi që u bëra pjesë e një leksioni në universitetin e Delft-it, një nga universitetet elitare që prodhon shumicën e arkitektëve dhe urbanistëve në Holandë. Shumë prej tyre kanë hedhur rrënjë në Tiranë dhe po punojnë projekte, duke filluar nga Piramida, tek sheshet, te rilindja urbane, që si ide e kryeministrit u përhap përtej Tiranës, në çdo qytet të Shqipërisë dhe sot po shikojmë si po zbatohet edhe në Francë, apo në vende të tjera në Europë. Këto janë të gjitha lajme të mira”, përfundoi Veliaj.

6 komente në “Veliaj tur lobimi në Hollandë: Të gjithë kemi një qëllim, integrimin e Shqipërisë në BE”

  1. Pula Hollandeze says:

    Per cfarte lobimi e keni fjalen, o mjerane, o mashtusa te ripjelljes….lobim nga Kryebashkiaku dhe Ministri i Krimit…ju jeni turpi dhe faqja e zese e ketij kombi , shoqerie dhe shteti.

    Perse mashtroni popullin sikur lobimi do na fuse ne BE.
    Pse o te pshter dhe hajdute vononi lumturine e ketij kombi te pervuajtur.-
    Vetem analfabetet dhe injorantet i blejne llokumet tuaja…

  2. Lili says:

    Qpo tur per me mbulluar gjurmet e skandalit Zoto edhe kompanive guacka ku ky ka pjesen e tij per plehrat

  3. Zorro says:

    Nuk keni bere asgje per shumicen e popullit por vetem per show!
    Kryebashkiaku i Tiranes eshte i shkeputur nga hallet e qytetareve aa sa nuk pret adnje qytetar te ankohet per padrejtesite qe bejne vartesit e tij.
    Ka diskriminuar ne menyren me skandaloze zona te tera banimi qe i quan rrethina,por qe ligjerisht kane te njejta te drejta si edhe banoret e qendres se Tiranes.
    Shpenzoi miliarda leke per qendren krejtesisht te panevojshme kur zona mjaft te banuara me mbi 50 mije banore njk ka bere asnje lek investim.
    Mungon transparenca e plote e planeve te investimeve,perparesite e tyre,nevojat e cdo zone etj.
    Veliaj eshte nje delirant dhe servil i mafh i kryeministrit aq sa eshte bere i neveritshem me lustrat ndaj tij duke i rritur dukshem kultin e individit diktatorial.
    Rama vete eshte teper arrogant dhe nuk pranon asnjehere kritika ndaj qeveridjed de tij mediokre.
    Gjakmarrja ka mbuluar vendin por kryeministri hesht.
    Rama ka rrenuar PS-ne dhe sillet si bajraktar.
    Rama duhet te shporret nga PS dhe weveria,por jo te vijne kriminelet Berisha e Basha.

  4. Milan says:

    O pula nga vjen ti mor i mjere nga hena apo nga jupiteri

  5. Pordi says:

    Veliaj si servil,shperdorues fondesh,reklamaxhi dhe i pa afte si kryebashkiak eshte fyerje per banoret e Tiranes jo militante partish.

  6. edi rama says:

    I erion lere lobbingun dhe kthehu ne tirane,,se I ke pusetat e mbledhjes TE ujrave te shiut tek rrotullimi I zogut te zi DHE ne unaze TE bllokuara,,,,gjithashtu tek rruga e kavajes……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje