Legalizimet, Artan Lame bën njoftim e rëndësishëm për qytetarët

22 Maj 2018, 11:25Sociale TEMA

Kreu i ALUIZN-it Artan Lame bëri disa njoftime të rëndësishme për qytetarët një ditë pasi qeveria miratoi 4 vendime që lidhen me pronat dhe legalizimin e banesave.

Në një konferencë për mediat, Lame bëri me dije se nesër do të publikohet lista me emrat e përfituesëve nga kalimi i pronësisë së parcelave.

Gjithashtu Lame njoftoi qytetarët se ditën e hënë duhet të paraqiten pranë drejtorive të ALUIZN-it për të përfunduar procesin e legalizimeve.

Më tej Lame bëri dhe një  paralajmërim të fundit për gjithë ndërtuesit që kanë braktisur pa legalizuar pallatet që kanë ndërtuar, për të cilët tha se nëse nuk mbyllin detyrimet brenda një jave, atëherë do të përballen me një mase ekstreme.

Deklarata e plotë

“Vjet, në muajt e parë të vitit, në kuadër të zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme, Qeveria vendosi të merrte disa masa për të shmangur ndikimin e veprimtarisë rutinë të adminstratës në procesin zgjedhor.

Ndër këto masa, ishte edhe bllokimi i miratimit të qeveri të VKM-ve me listat e qytetarëve që ju kalonte pronësia e parcelave ndërtimore për ndërtimet pa leje si edhe VKM-të për miratimin e shpërblimit për pronarët e vjetër të këtyre parcelave të tokës.

Ky proces bllokimi, u përforcua më pas, edhe me marrveshjen politike të 17 majit, dhe vijoi disi për inerci deri pas formimit të qeverisë së re në shtator 2017.

Ky bllokim artificial i procesit të legalizimeve, krijoi një stok qytetarësh të cilët kishin përfunduar procesin administrativ e legalizimit përmes ALUIZNI-t, por që nuk mund ta përmbyllnin atë për shkakun e mësipërm.

Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë të mbajtur në Gjirokastër, u miratuan 4 Vendime Qeverie, që evadojnë pjesën më të madhe të këtij stoku të mbartur.

Bëhet fjalë për klalimin e pronësisë për 361.000 m2 me mbi 2000 familje, të shpërndara në të gjitha qarqet e vendit, nga Shkodra deri në Sarandë.

Gjithashtu, njëri prej vendimeve të miratuara në mbledhjen e djeshme, miraton shpërblimin financiar në shumën prej 311 milion lekë, për për 1968 pronarë dhe trashëgimtarë, trojet e të cilëve janë zënë nga ndërtime pa leje.

Duke filluar nga nesër, në faqen zyrtare të ALUIZNI-t, në faqen tonë në FB, si edhe në gazetat e nesërme, do të gjeni listat e qytetarëve përfitues.

Kështu, me kënaqësi lajmëroj të gjitha familjet që prej gati një viti presin kalimin e parcelës së pronësisë, se ky proces tashmë ka përfunduar.

Ftoj qytetarët që kanë qenë në pritje gjatë kësaj periudhe dhe që do të gjejnë emrin në këto lista, që duke filluar nga dita e hënë, të fillojnë të paraqiten pranë drejtorive tona rajonale, për të përmbyllur procedurat e legalizimit.

Sot dua të bëj një thirrje të fundit edhe për një çështje tjetër.

2. Siç jeni në dijeni, vjet në janar Qeveria miratoi një prej vendimeve më të rëndësishme në fushën e formalizimit të ndërtimeve, vendimin 19/2017 siç njihet zakonisht për legalizimin e pallateve të braktisura nga ndërtuesit.

Gjatë kësaj periudhe jemi ndeshur në shumë vullnet qytetarësh për ta çuar përpara procesin, por edhe në një pafundësi makinacionesh nga ndërtuesit për t’ju shmangur procesit.

Të gjendur në këtë situatë të vështirë, ALUIZNI është duke planifikuar një masë ekstreme, e cila mund të dëmtojë rëndë interesat e sotme të këtyre ndërtuesve.

Në këto kushte, ju bëj thirrje për herë të fundit ndërtuesve, subjekteve apo personave që kanë ndërtuar pallate dhe më pas i kanë braktisur, që kanë ende një javë kohë për t’ju përgjigjur thirrjes tonë tashmë mbi një vjeçare, për t’u impenjuar në procesin e legalizimit.

Javën tjetër, përmes një konference shtypi, do të publikojmë masën ekstreme që do të ndërmarrim në interes të qytetarëve për këtë çështje.

Faleminderit!  (TemA)

11 komente në “Legalizimet, Artan Lame bën njoftim e rëndësishëm për qytetarët”

  1. damam dimashi says:

    me duket se keta lloj njoftimesh ne konferenca shtypi si dhe listat me emra e tyre qe u legalizohen banesat e qe botohen ne shtyp jane vetem reklama. Te njejtet emra botohen disa here ne gazete dhe po te ishin te sakta, do te kishte perfunduar legalizimi i gjithe banesave te shqiperise dhe jo vetem i atyre te zonave informale. Une kam ne lagjen time qe prej nje viti nuk eshte bere asnje legalizim.

  2. adhamudhi says:

    cfare mase ekstreme ndaj ndertuesve eshte kjo? apo propaganda e rradhes?
    te gjithe i dine ndertuesit qe kane mbi 20 vjet qe nuk po i mbyllin pallatet dhe kane lene bleresit pa kurfare dokumentacioni

  3. Fieraku nga Ferrasi says:

    Bo sa i ngjaka Ramiz Alise
    Sikur e ka nxjerre nga hundet.

  4. perkthyesi says:

    Oj Qeveri, kaq te veshtire e keni qe tu vendosni afate kohore drejtuesve te njesive vendore per ndarjen e tokave ne fshat? Ne se kjo do ishte bere me kohe, sot ky problem gangrene do ishte zgjidhur qekur, por qeverite as nuk e kane care koken, dhe vazhdojne me te njejtin refren dhe sot! Te jene kaq leshko qe nuk e kuptojne thua? Nuk e besoj, pasi pervoja ka treguar se jane perfshire dhe vete ne korrupsion dhe vjedhje! Si ka mundesi qe, duke mos na zgjidhur keto probleme madhore, ende njerezit shkojne dhe i votojne? Paradokse shqiptare!

  5. Ali Peza says:

    Nese kjo qeveri don me te vertete pajisjen me dokumenta pronsie te tokes dhe te shtepive le te ndertoje komisionet perkatese ne gjithe shqiperine dhe per dy jave ky proçes merr fund.Te tjerat jane llafe pa fund.

  6. Frok Martini says:

    O llapaqeni lame, sa here do ti perserisni premtimet, qe ne 2006 ,akoma nuk Jane legalizuar shtepite, mjaft tregove peralla, ore llafazan I tredhur.

  7. sapa says:

    Neqoftese ju legalizoni pronat e grabitura me gjykata te korruptuara jeni pale me krimin!

  8. Mali says:

    Ky eshte bere si emisioni i perrallave.Mbase dhe ka deshiren ti beje po nuk varet nga ai.Me mire te beje nje deklarate per doreheqje dhe te pranoje qe kjo qeveri nuk mund te beje keto gjera .Po rroga rroga eshte problemi.Dhe rri e zgjat e stergjate e ben terkuze.

  9. Babaçja says:

    Qeveri komuniste, qeveri hajdute, farë e keqe

  10. Gezim Boçari says:

    Pyetja per Artan Lame , per te gjithe deputetet brenda Kuvendit dhe ata qe kane dorezuar mandatet, eshte se kur do filloje te kuptohet dhe te zbatohet e drejta e prones ashtu siç percakton neni 181 i Kushtetutes ? Ku shkon Shqiperia nese nuk abrogohet ligji 133/2015 dhe nuk do te korigjohen konform kushtetutes pasojat e tij ?

  11. ladi says:

    kemi qe 15 vjet qe na genjejn shume i zhgenjyer
    shkoj tek aluizni me thon shkoni te hipoteka shkoj ne hipoteke thon shkoni tek aluizni pastaj heres tjeter me percjellin duke me thene paguj posten te te sjellim pergjigje me poste per dy jave kalojn muajt javet njelloj perdit neper sportele shkova njehere u gezova shume me than te ka dal per tre jave te vjen hipoteka mbas tre javesh ankth shkoj atje te njejten gje dikush theter me thot te eshte dergu dosja tek aluizni thjesht po na prishni gjakun cdo dite cdo ore eshte me me i ven tritolin dhe asaj cop shpie qe kemi pse kaq e veshtire eshte kur vet cdo mandat i merni votat me premtimet e juaja dhe zhgenjeni njerezit e pafajshem qe e kan mendu voten e tyre me ane te premtimit per ate te vetme pasuri qe cdo shqipetare me mish e gjak ka ndertuar se sa vite nje cope shtepi
    ju lutem nese dikush merr persiper te lexoj kto fjal te punoj dhe te mos bej kte popull me te vuaj se na moret ne qafe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje