FOTOT: Efektivët e Policisë Bashkiake shpëtojnë studenten tek Sheshi "Shqiponja"

22 Maj 2018, 09:41Sociale TEMA
FOTOT: Efektivët e Policisë Bashkiake shpëtojnë studenten

Një tjetër rast emergjent në kryeqytet ka marrë zgjidhje falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë Bashkiake. Gjate kontrollit rutinë, në Sheshin “Shqiponja” pranë terminalit ku nisen autobusët e jugut, u konstatua një studente e Shkencave të Natyrës, e cila ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Menjëherë efektivët e Policisë Bashkiake të cilët ishin me shërbim në atë zonë dhanë ndihmën e parë për vajzën, ndërkohë që lajmëruan shërbimin e ambulancës nëpërmjet sallës operative e cila e transportoi më pas për në spital.

Janë me dhjetëra raste të ngjashme me të cilat përballet Policia Bashkiake çdo ditë në punën e saj.

Prej tre vitesh Policia Bashkiake i është nënshtruar një reformimi të thellë duke rikthyer besimin e qytetarëve tek ajo.

Ajo ka ndryshuar rrënjësisht, si sa i përket shërbimit që ofron, ashtu edhe në sjellje dhe mjetet që përdor, duke rritur ndjeshëm praninë e saj në terren dhe duke iu përgjigjur në kohë çdo shqetësimi apo ankese që vjen nga qytetarët.

4 komente në “FOTOT: Efektivët e Policisë Bashkiake shpëtojnë studenten tek Sheshi “Shqiponja””

  1. Uo says:

    Shtatzane….dhe kjo….

  2. Frok Martini says:

    Po policet bashkiake a nuk Jane njerez, cfar ka ketu per tu lavderuar, kjo eshte detyre e CDO qytetati e Jo me e policies ne sherbim te pop. ,mos shkruani budallalleqe ore gazetaruce.

  3. edi asllani says:

    Rrofte policia e Erjonit qe eshte e shkathet dhe pelivane si Erjoni.Po si nukte vjen turp ore Mero qe ma ke koken si K…. mylimani me lajmet qe ve ne palogazeten tende,Si duket po I lepin prapanicen Erjonkes per ndonje tender o faqezi

  4. Lani says:

    Detyren po hen policia bashkiake cfar ka ktu per te dale ne gazete se spo e kuptojmë. .çdo njeri qe ka gjake shqiptari ne vena e ben ate gjest

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje