AKU Gjirokastër bashkë me Policinë Qarkut Gjirokastër, në Ujin e Ftohtë Tepelenë, kryen një operacion për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të tregtimit të produktit “Mjalt” nga tregtare ambulante.
Gjatë operacionit u konstatua se shtetasi Ediator Qibini, tregtar ambulant, po tregtona 58 kavanoza, 1 kg dhe 13 bidona plastik 2 kg, me produkt të pretenduar me mjaltë.
Mjalti ishte i pakontrolluar, pa certifikate origjine, pa raport analiza dhe pa etiketa. Tregtohej në ambiente të hapura, në kushte të papërshtatshme higjienike, të ekspozuara ndaj rrezeve të diellit, ndotjeve dhe kushteve atmosferike.
Sipas analizave laboratorike, produkti i cili pretendohej mjaltë natyral, në fakt ishte mjaltë industrial dhe jashtë parametrave të konsumit njerëzor.
Sipas informacionit paraprak, tregtarët e blinin mjaltin industrial me çmim të ulët, nga prodhues të rregullt në qytetin e Korҫës, dhe më pas ia hiqnin etiketat që tregonin origjinën dhe përmbajtjen reale të produktit, për t’ua shitur për “mjaltë natyral” dhe me çmim të lartë, pushuesve dhe turistëve që kalonin në “Ujë të Ftohtë”.
AKU ndërmori ndaj shtetasit Ediator Qibini masën administrative gjobë në vlerën 200 000 leke dhe masën e konfiskimit te produktit “mjaltë”.
Ndërsa Sektori i krimit ekonomik vijon hetimet për konsumin e figurës së veprave penale të “prodhimit dhe shitjes së ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin” sipas nenit Nenit 288 të Kodit Penal dhe veprën penale të “fshehjes të të ardhurave” sipas Neni 180 i Kodit Penal. (TemA)
Keta te aku bejne pv te disa fakira u sekuestrojne mallin duke vene edhe gjoba te majme dhe keto proceverbale kercenojne subjektet e tjera duke u vene kushte o 20000 leke per lalen ose 100000 leke per salen.Me sakte i ka perifrazuar kryeministri (grabitqar hajdute etj) puna eshte fallco keta e kane denimin me vote si gjithe hajduteria tjeter. Mjer kush bie ne doren e ketyre injoranteve kusur cfar ushqejme.Neveri.
Bobo qekan kput….. ktu po behet nami ne mes te Tiranes bulmete me niseshte, asnje analize madhtrim e vjedhje e hapur. Me vjen cudi nuk ka ky vend specialiste te fushes qe je jete drfjtues e AKU po vendosen police?
Super aksion, une cuditem si nuk e ka pasqyruar akoma CNN-i apo BBC-ja.
E shtet i fort! He heee do shisni mjalt juve pa lishenc ! Pse cu be ktu anarshi?? Ore po mjaltin kush e mer?? Apo e asgjesojn me komision?!