“Panorama Sport” ka zbardhur një prapaskenë që ka ndodhur para të ashtuquajturit derbi i ri i kryeqytetit, Partizani-Kamza.
Zyrtarët e Federatës, në mbledhjen e zhvilluar para ndeshjes, u kanë kërkuar përfaqësuesve të dy klubeve që të jenë të kujdesshëm dhe të luajnë futboll të pastër, pasi janë të monitoruar nga UEFA.
Pra, presioni nga FSHF ka qenë prezent para këtij takimi të fundit të luajtur në “Selman Stërmasi”.
Por, skenari i kësaj jave për lëshim, i përfolur në çdo ambient sportiv, nuk kishte lidhje vetëm me ndeshjen e luajtur në kryeqytet, por edhe me sfidën e Korçës, ku Skënderbeu priste Vllazninë.
Madje, spektakli me gjashtë gola i dhuruar në Korçë u zhvillua në prani të krerëve më të lartë të FSHF-së, me në krye presidentin Armando Duka, që dha në fund trofeun e titullit kampion për Skënderbeun.
Duke iu referuar asaj që ndodhi para ndeshjes në kryeqytet, natyrshëm lind pyetja se zyrtarët e FSHF-së a dhanë të njëjtin udhëzim edhe për përfaqësuesit e Skënderbeut dhe Vllaznisë?
Nga ajo që u pa në këto dy ndeshje, zemërgjerë sia më e madhe dhe e dukshme ndodhi para syve të krerëve më të lartë të FSHF-së në stadiumin e Korçës.
Ose më saktë, ishte një ndeshje e trukuar, që UEFA nuk kishte fare nevojë ta vëzhgonte.
Siç është në fakt gjithë kampionati shqiptar.
Por me presionin ndaj Partizanit dhe Kamzës, Armand Duka thjesht ka bërë përpjekjen e fundit, për të bërë manipulimin e radhës, pra atë të rrëzimit të Kamzës dhe shpëtimit të Vllaznisë.
Vetëm se këtë herë planet nuk i shkuan si duhet.(TemA)
Armando Duka ……legeni i Pare
Ilir Shulku…….nenlegen i Dukes
Ardian Takaj…….kryelegen
Pashk Lasku…..nenlegen i Dukes
Vllaznia…..ekip legen i Takajt
17 Nentori…..ekip dallaveresh i Takajt dhe Safet Gjicit
Futbolli shqiptar ! I sunduar dhe manipuluar nga provinciale legena dhe dallavere !
Vjet 17 Nentori ,sivjet Vllaznia ,vitin tjeter SkenderBETi !