Basha mesazh protestuesve: Ne jemi triumfatorë, nuk dua pushtet për vete, sheshi i mbushur më shumë se kurrë

26 Maj 2018, 11:54Politika TEMA

Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur para protestuesve se Partia Demokratike dhe aleatët e saj janë triumfatorë.

Ai garanton se protestën e sotme që kishte për qëllim rrëzimin e kryeministrit Edi Rama, nuk do e shfrytëzonte për të fituar pushtetin për vete por për t’ia dhënë atë qytetarëve.

“Sot më shumë se kurrë sytë tanë kërkojnë dritën që vjen nga Perëndimi, edhe pse ajo shkëlqen nga larg. Sot jemi mbledhur me qindra mijëra për etë treguar se jemi europianë.

Sot nga ky shesh i mbushur si kurrë më parë, ne dëshmojnë se nuk pranojmë autokracinë, se nuk mbyllim sytë përpara drogës.

Sot jemi mbledhur me qindra-mijëra në këtë shesh për të treguar se jemi evropianë dhe besojmë tek vlerat e demokracisë.

Ne jemi këtu për t’i treguar Evropës se qeveria bizantine nuk përfaqëson popullin. Ne jemi mbledhur për të qëndruar përpara qeverisë më anti-evropaine që ka sot Evropa.

Përpjekja jonë nuk është përplasje mes qeverisë dhe nuk është luftë për pushtet, por është përpjeka jonë me popullin kundër sundimtarit shkatërrues. Përpjekja jonë është beteja mes njerëzve që duan drejtësi” tha Basha. (TemA)

5 komente në “Basha mesazh protestuesve: Ne jemi triumfatorë, nuk dua pushtet për vete, sheshi i mbushur më shumë se kurrë”

  1. Aha, tha Nastradini says:

    Problemi ose ceshtja qe Basha duhet te kuptoje eshte se Bashen apo Partine e tij Bandite populli nuk i mbeshtet jo se nuk e duan Bashen dhe Partine e tij Bandite por qe populli eshte me shume i zhgenjyer me Ripjelljen e Rahmutit dhe varesine ndaj Krimit shteteror dhe te organizuar. Dhe jane pikersiht keta njerez te zhgenjyr nder vite qe kane me shume te drejte per proteste se sa Bashavic Islamiku i Hajdareve.

  2. HolandeZIU Flutures says:

    Pushime te mbara Luli !
    Ta hash Gezuar pensionin Sali !
    Mqs Edi s’ka ndermend t’ju bej gje…
    Sa ti kthehen dhe atij..

  3. Ton says:

    Protestoni per milionat e Monit, Vasilit, Bashes femijet i kane te gjithe jashte nuk ja ndjen per ju o fakire…

  4. Kombi says:

    Ha ha ha ,zhduku more pallosh, se po te merr hosteni ,bashke me Babalen dhe idiotet e tjere perreth teje .

  5. PA EMER says:

    QYTETARET E KISHIN PUSHTETIN , POR RRUGACET , BAGABONDET E SHQIPERISE , AGJENTET E SHERBIMEVE SEKRETE TE “B. E.-se SE MATRAPAZEVE” .ETJ , JA MOREN , DUKE SHKATERRUAR PLOTESISHT SHQIPERINE ..! I NJIHNI PROBLEMET QE KA EUROPA , E NJIHNI KRIZEN EUROPIANE TE GREQISE , SPANJES , PORTUGALISE, IRLANDES , ITALISE , ETJ , PA PERMENDUR RUMANINE , BULLGARINE , SLLOVENINE , KROACINE , QE NUK NJOHIN ENDE EURON, PA PERMENDUR HUNGARINE ETJ SHTETE , QE ME SHUME KANE TENDENCA SHKEPUTJE ,”PA U FUTUR MIRE NE TE ” ..!.. DEMI EKONOMIK NGA POLITIKA E “RRUGACEVE” ME TERMIN “TE SHKOJME NE B.E. ” ESHTE KATASTROFIK GJE QE DUKET DHE NGA RRALLIMI I POPULLSISE ME RRETH 2/3 E SAJ .. ! KENI 30 VJET QE PO E MASHTRONI POPULLIN , DUKE PAGUAR RRUGACET TE DALIN NE PROTESTA , E PERSE ?!.. KUSH VEND I EUROPES , MEGJITHE PROBLEMET E PA MOHUESHME QE KA , I PERMBYS QEVERITE ME FORCE ?! QEVERIA PERMBYSET ME VOTEN E POPULLIT , KUR AI E SHEH TE ARESYESHME . POLITIKA SHPALOS PROGRAMET EKONOMIKE PARA ZGJEDHJEVE , PA BLERE VOTA ME NDIHMEN E RRUGACEVE DHE PREMTIMET BOSHE PER VENDE PUNE. NE NUK SHOHIM PROGRAME EKONOMIKE , POR VETEM VJEDHJE , SHFRYTEZIM POSTI PER FITIME PERSONALE , TE CILAT DREJTESIA E VERTETE DUHET TI NXJERE PARA NDESHKIMIT LIGJOR , PA U DRIDHUR E PA PRITUR ” NDIHMEN ” E AMBASADOREVE TE HUAJ . NJEREZIT E PAPERGJEGJESHEM , NE MOS NE BURG , TE MBYLLEN NE CMENDI , POR JO TE MEREN ME “MASKARRALLEQE” DUKE KUJTUAR SE JANE “KOKAT ” E KOMBIT ..! .. PA PERPJEKJE PER NGRITJE EKONOMIKE , PUNESIM , “BUKE PER POPULLIN E PAFAJSHEM ” NUK KA” B.E “, TE CILEN NJEREZIT E NDERESHEM TE SAJ , PO BEJNE TE GJITHA PERPJEKJET E TYRE PER TA MBAJTUR NE KEMBE ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje