Lulzim Basha ka zhvilluar protestën më të dobët që prej marrjes së drejtimit të PD-së, edhe pse kishte premtuar bashkë me aleaten e tij, Monika Kryemadhi, se do të rrëzonin qeverinë.
Atij i kanë dalë në shesh 3 apo 4 mijë protestues, ndërkohë që vetëm LSI pretendonte se kishte sjellë nga rrethet, mbi 20 mijë protestues.
Zhgënjimi për pjesmarrjen qe aq i madh, sa dhe vetë Lulzim Basha në fjalimin e tij, dukej si i mekur.
Madje, nxitoi ta përfundonte sa më shpejt dhe të largohej nga sheshi i turpit për të.
Aq zhgënjyese ishte kjo protestë, sa i vetmi lajm prej saj rezultoi goditja e Bledi Kasmit.
Dhe ironia është se ai nuk u godit si kryeredaktor i RD-së, siç kërkon ta shesë PD-ja, por si një protestues huligan, që po përleshej me policinë.
E goditi pastaj policia apo protestuesit, ky është një debat i parëndësishëm, pasi në një protestë të dhunshme, do të ketë edhe të lënduar.
Kuptohet, nëse Bledi Kasmi do të ishte goditur si gazetar, fjala vjen si Fatos Mahmutaj, që për pak mbeti i vrarë nga plumbat e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, do të ishte e rëndë.
Por ai u lëndua si protestues i dhunshëm, që po përleshej me policinë, jo si gazetar që raportonte për protestën.
Ndaj dhe të merresh me të, është tërheqje vëmendje nga arsyeja e vërtetë e protestës së opozitës.
Sepse lajm për opozitën sot do të duhej të ishte largimi i Fatmir Xhafajt, jo Bledi Kasmi.
Atë na kishin premtuar para protestës!
Por për fat iu doli një “viktimë” për të tërhequr vëmendjen dhe për t’u marrë me të, se gjë tjetër nuk kanë se çfarë të na thonë për protestën.(TemA)
ky mut sishte si gazetar por si nje vandal,rrugac gomar mire ja kane be ,debilit te kasmajve xins budallenjsh
Ky gazetari,ne intervisten e tij ne spital,thoshte qe ishte duke bere foto nderkohe qe e qelluan. Ne video,duket qarte qe ka marre rolin e huliganit dhe perballet me policine,qe natyrisht eshte ne detyren e vete. Bashke me dajakun qe meritoi,ky huligan meritoi dhe pergezimin e Lulushit si viktime ne proteste,pavaresisht qe deshira e lidershipit ishte qe qe dikush nga protestuesit te mbeste viktime ne proteste.
Kjo do ishte dhe “fitorja e lulushit”.
vandalet le te dalin para Kadiut, kete e kerkon demokracia!